Connect with Us

“Nuk ka lindur ende prokuror që të prekë 4 peshqit e mëdhenj”/ Spahiu paralajmëron dështimin e SPAK

Politikë

“Nuk ka lindur ende prokuror që të prekë 4 peshqit e mëdhenj”/ Spahiu paralajmëron dështimin e SPAK

Publikuar

-

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar dështimin e SPAK.

Sipas Spahiut, nuk ka lindur ende prokuror që të preki katëT peshqit e mëdhenj.

“Suksesi apo dështimi i SPAK do matet me faktin nëse arrestohen peshqit e medhenj dhe këta janë katër: Meta, Rama, Berisha dhe Basha. Këta janë katër personat që duhet të hetohen.

LEXO EDHE:  “Jemi kthyer në “shtet kartoni”/ Kulluri: Politika, biznesi dhe krimi drejtojnë për hesap të tyre

Por në Shqipqri nuk ka lindur nëna një Prokuror që ti preke këta të katër. Nuk ka sistem, nuk ka Polici të mbledhi provat dhe as Gjykatë… Unë mendoj se SPAK nuk do ti prekë aspak peshqit e mëdhenj në Shqipëri.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë…

Publikuar

-

Nga

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë...

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se thirrjet e ambasadorëve drejtuar partive politike për pastrimin e listave është një gjë e drejtë, duke theksuar se me çfarë u kanë parë sytë shqiptarëve, në zgjedhjet e 25 prillit mund të ndodhë çdo gjë.

Përmes një postimi në rrjetin social ai shprehet se nëse korrupsioni do të ishte si kriter për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, listat mund të rrëzoheshin dhe disa parti do të shkonin drejt shkrirjes.

“Ambasadorët nuk e kanë keq…

Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  Gjashtë vitet e dështimit dhe të papërgjegjësisë/ Edvin Kulluri “dush të ftohtë”  Bashës

LEXO EDHE:  Gjashtë vitet e dështimit dhe të papërgjegjësisë/ Edvin Kulluri "dush të ftohtë"  Bashës

Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.

Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Publikuar

-

Nga

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka përkujtuar 70 vjetorin e një nga ngjarjeve më fatkeqe në fshatin Mënik, ku arrestuan 170 persona dhe humbën jetën 22 persona pa gjyq.

I shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi, Këlliçi shprehet se kjo ishte një nga ngjarjet më makabre të terrorit të injorancës komuniste, duke vendosur kurora me lule në emër të PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

LEXO EDHE:  Hajdari kërkon ndryshimin e sistemit/ Krimet zgjedhore do hetohen nga SPAK

LEXO EDHE:  Hajdari kërkon ndryshimin e sistemit/ Krimet zgjedhore do hetohen nga SPAK

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.

LEXO EDHE:  “E mbytur” në pasuri të patundshme/ Bejko lë Pogradecin për SPAK-un

LEXO EDHE:  “E mbytur” në pasuri të patundshme/ Bejko lë Pogradecin për SPAK-un

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”, theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji./CNA.al

LEXO TE PLOTE