LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk është më si në kohën e rrumpallës”/ Shehi i kthehet Hysenit/ Paguani njerëz për komente e pëlqime

30 Janar 2020, 21:07, Politikë CNA
“Nuk është më si në kohën e

Një tjetër debat është regjistruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story?, këtë radhë mes kryetarit të LZHK-së, Dashamir Shehut, dhe deputetit socialist, Alket Hyseni.

Shehu po hidhte akuza ndaj qeverisë Rama për paketën e censurës, ndërsa Hyseni iu kthye duke i thënë se nuk mund të bëhet më si në kohën e rrumpallës.

Ndërsa opozitari e ka kundërshtuar duke thënë se mazhoranca përdor llogari fallco në rrjetet sociale për komente dhe pëlqime.

Alket Hyseni: Nuk është më si në kohën e rrumpallës.

Dashamir Shehi: Ju keni 100 emra falso. Njëri e ka Jovan. Në mëngjes në zyrat e kryeministrisë, paguhen për pëlqime dhe komente.

Alket Hyseni: Shumica atje kanë qenë edhe në kohën tuaj. Në kryeministri punojnë zyrtarë të shtetit. Këta që kanë FB falso, me këtë ligj bllokohen. Gjykata e thotë se ku e di ti që është falso. Po bëjmë reformën zgjedhore dhe po ë bëjmë bashkë. Hajde ta kalojmë bashkë edhe këtë projekt-ligj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga