LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër parti politike në horizont/ Shpresa Demokrate paralajmërim të fortë për mazhorancën e opozitën

30 Janar 2020, 10:05, Politikë CNA
Një tjetër parti politike në horizont/ Shpresa Demokrate

Partia Shpresa Demokrate, është partia më e re që do të riorganizohet së shpejti.

PSHD është parti liberale e djathtë, e organizuar nga të rinj intelektualë dhe patriot. Ajo synon të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, politike dhe morale, sapo të vijë në pushtet.

PSHD thotë se politikat antishqiptare të ushtruara nga qeverisjet e derisotme, e kanë zhytur vendin në këtë gjendje krize ku ndodhet sot.

Programi i saj është mëshirimi i aspiratave më të ngushta, ndaj kërkon mbështetjen e të gjithëve dhe u garanton shtetasve përmbushjen e detyrimeve të tyre në aspektin ekonomik e shoqëror.

Partia Shpresa Demokrate deklaron se shteti duhet ngritur në bazën e parimeve të një demokracie të vërtetë e të qëndrueshme, të barabartë me shtetet e tjera të Botës së përparuar perëndimore.

Kryetari i kësaj partie është Pëllumb Pilinci, i cili më parë ka punuar me Mid’hat Frashërin, Ali Këlcyrën, Hasan Dostin, Profesor Stavri Skëndon, Profesor Isuf Luzajn.  Prej 40 vitesh, ai ka punuar në Europë e Amerikë me progresistat për progresin.

“Ne rrëzuam murin e Berlinit, por kemi për të rrëzuar edhe ?murin? e Tiranës së kuqë-spiune e do të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkimin e Kombit Shqiptar brenda kufijve natyrore dhe mirëqenien për të gjithë shqiptarët. Patriotët e Shqipërisë nuk vdesin. Ata nuk shuhen. Ata as shiten dhe as blihen. Misioni i tyre ka qenë dhe është në shërbim të Atdheut?, deklaron Pëllumb Pilinci.

Më tej, ai paralajmëron se fundi i Katovicës shqiptare po afron, ndërsa i bën thirrje autorëve dhe aktorëve të kësaj farse ta lehtësojnë fundin e tyre duke e ndërprerë lojën e pistë në kurriz të shqiptarëve dhe vullnetarisht të deklarohen dhe të dalin nga skena publike.

?Fundi është i afërt dhe i sigurt. Mos ja shtoni hallet vetes tuaj! Popull shqiptar!?, thekson më tej misionari i demokracisë dhe i Rilindjes së tretë shqiptare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga