LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Armir Shkurti/ "Vetëm të ikë Rama pa qameti u bëftë"

30 Janar 2020, 18:26, Satire Politike CNA
Nga Armir Shkurti/ "Vetëm të ikë Rama pa qameti u

Ka nja një vit që djali i Hajdarit i përsërit të atit: “Basha – kryeministër”. Ndaj dje Hajdari e mori për kafe të birin dhe e pyeti:- Or çun! Mirë e ke këtë “Basha – kryeministër”. Po çfarë do bëjë ky Basha po u bë kryeministër?

– E- huuu! Po ja bën programin nji që ka mor çmimin Nobel mër bab’! Osht lart shum’!
– Ore lere kush i bën programin, po çfarë ka programi! Atë dua të di unë!! Pra që mos biem prapë nga shiu në breshër.

– Babe! Ta heqim një herë Ramën pastaj ta mori kush të dojë!
– Po jo mër çun se prandaj ka shku për lesh Shqipëria! “Heqim Ramizin, po edhe nji gomar po të vejmë më i mirë do jetë” – kështu kemi thënë në ’90 – ’92. Pastaj, ’96 – 97: “Amon vetëm Sala të iki po të vijë kush të dojë” . Iku Sala erdhi Tosi po prapë erdhi Sala me po fjalinë: “Ta marri kush të dojë vetëm ky të iki”. Pastaj doli Edi e tha “nuk do jem si Sala” edhe ne mbrapa: “Aman vetëm Sala të iki po ta marri kush të dojë”. Tani po thoni “Aman vetë Edi të iki”.

– O bab’! Po Luli ka lezet kur vishet, kur flet. A e di ça është Luli apo jo? – Vallahi për Lulin s’e kam idenë. Por sot po ta tregoj se çfarë je ti. Si puna e kësaj “aman të shpëtoj nga ky, pa nami të bëhet” ka qenë jot’ëmë. Kur ishte goc e re e shkepte përditë brigadieri në kooperativë. “Aman vetëm nga ky të shpëtojë”! – i tha vetes moma jote dhe në ’92-shin u fejua me nji çun nga katundi i vet. Ky e çoi në Itali dhe përnatë e nxirrte në semafor. Mirë puna që qe punë, turni i tretë, por jot’ëmë kishte racion drurin para se me dalë dhe kur kthehej me pak lekë. “Aman vetëm të shpëtoj nga ky, po edhe me një kërcu martohem”! – qante e shkreta… Dhe u martua me mua. Po unë kisha humbur aksidentalisht një koqe dhe tjetra s’më punonte, kështuqë ramë dakord të bënim një fëmijë duke shkuar jot’ëmë me një nga klientët që kishte në Itali. Kështu mbeti me barrë e linde ti!
– Ça lidhje ka kjo me Bashën? Apo do të më thuash se jam bir kurve? Se jam kopil?
– As njërën as tjetrën! Nuk je kopil se babin ta dimë. Desha thjesht të të them se je koqe! Je koqja ime që më mungon. Po ta kisha patur ndoshta pjella ime do qe më e mençur e më e arsyeshme!

Lajmet e fundit nga