LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazhoranca hapa pas për paketën e censurës/ Shehi: Do i kontrollojë mediat me kërcënime

30 Janar 2020, 20:35, Politikë CNA
Mazhoranca hapa pas për paketën e censurës/ Shehi: Do i

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë pas vetes shumicën e mediave vizive, teksa po fliste për tërheqjen e diskutimit të paketës së censurës derisa Komisioni i Venecias të japë një opinion.

Shehi tha se Rama e ka kuptuar që është ekspozuar në një fushë kaq delikate dhe po mundohet që ta bëjë allashqiptarçe. Sipas tij, kryeministri mund ta mbyllë edhe pa ligj, konkretisht me kërcënime.

?Tani ka kuptuar që po i bën një dëm të madh vetes pa qenë nevoja. Dhe e ka mbyllur kështu. Kjo është shprehja e hapur e dëshirës për të, ka kapërruar çdo gjë. Ky do ta kontrollojë këtë deri në fund. Ata e kanë kuptuar dhe e demaskuan në njëfarë mënyre.

Ky shkeli në një dërrasë të kalbët që e kuptuan ndërkombëtarët dhe u tërhoq. Këtij gjithmonë i shkon mendja për keq, këtë radhë nuk ia hodhi dot ndërkombëtarëve dhe u tërhoq?, theksoi Shehi në emisionin ?Real Story?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga