Connect with Us

Koronavirusi, cili do jetë ndikimi ekonomik dhe politik i tij në Kinë

Blog

Koronavirusi, cili do jetë ndikimi ekonomik dhe politik i tij në Kinë

Publikuar

-

Nga Alex Berezow, “Geopolitical Futures”

* Në mesin e presioneve të brendshme politike, një ekonomi me ecuri të ngadaltë, një rebelimi të hapur në Hong Kong, dhe një luftë tregtare me SHBA-në, udhëheqësit kinezë mund të jenë këtë vit shumë pak në humor për festimet e Vitit të Ri Hënor, që nisën më 25 janar. Gjëja e fundit që i duhej qeverisë kineze, ishte një shpërthim sëmundjesh infektive, sidomos kur qindra miliona kinezë pritet të udhëtojnë nëpër të gjithë vendin dhe më gjerë.

Mbi “sjelljen” e koronavirusit ka shumë pasiguri, teksa nuk është e qartë nëse do të pasojë mutacion dhe të përhapet më tej. Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e ka etiketuar ende si një emergjencë globale shëndetësore. Pavarisht mijëra të infektuarëve dhe dhjetëra të vdekurve deri tani, ka arsye të bësohet se sëmundja nuk do të jetë një kërcënim aq i madh për shëndetin publik sa SARS-i në vitin 2003, që vrau gati 800 njerëz.

Por në mënyrë të pashmangshme, efektet më të mëdha politike dhe ekonomike të pandemive, vijnë nga paniku publik dhe reagimet në panik të qeverisë, dhe jo vetë sëmundjes. Problemi me epidemitë e reja është se publiku dhe zyrtarët, nuk mund të presin saktësisht derisa të bëhen të qarta të gjitha faktet, përpara se të merren masa parandaluese.

Frika nga e panjohura ka mbyllur tashmë sistemet e transportit publik, boshatisur qendrat tregtare, kinematë dhe restorantet. Kostot nga koronavirusi po shtohen shpejt. Për shembull, epidemia e SARS-it në vitin 2003, e dobësoi me 30 miliardë dollar Produktin e Brendshëm Bruto në Kinë, duke e ulur rritjen vjetore me 1-2 përqind.

Në nivel global, fatura e asaj pandemie shkoi deri në 100 miliardë dollarë. Por jo të gjitha aktivitetet ekonomike do të dëmtohen tërësisht. Goditjet afatshkurtra në sektorët më të ekspozuar ndaj epidemisë – kryesisht ato të lidhura me shpenzimet e konsumatorit – çojnë në rikuperime afagjata. Vektorët e rritjes ekonomike kineze, ku ndërprerjet afatshkurtra do të kishin efekte afatgjata, si eksportet e prodhimeve të fabrikave, prodhimi industrial dhe investimet, mbetën kryesisht të paprekura në vitin 2003. Në fakt, ndërsa rritja e PBB-së kineze ra nga 11.1 përqind në 3-mujorin e parë të 2003-ës, në 9.1 për qind në të dytën, ajo u rrit sërish në 11.6 për qind një vit më vonë. Por këtë vit ka disa arsye që të shtyjnë të mendosh që këtë vit, ndikimi do të jetë më negative. Vendosja në karantinë e një zone urbane aq e madhe sa Vuhani – një qytet në qendër të rrugëve më të rëndësishme të transportit të brendshëm të Kinës përgjatë lumit Jance – do të sjellë pasoja serioze negative në ekonomi. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve që kryhen nga kinzët gjatë pushimeve të Vitit të Ri Hënor, nuk do të rifitohen kurrë.

Përhapja e epidemisë, do të komplikojë një sfidë më të gjerë ekzistenciale që rëndon mbi Partinë Komuniste Kinze: ruajtjen e legjitimitetit të saj në raport me publikun. Garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, është natyrisht në qendër të kësaj sfide.

LEXO EDHE:  Sekti Soros në panik

Por rritja e qëndrueshme ekonomike, është bërë tanimë e pamundur që të ruhet. Dhe në çdo rast nuk do të ishte asnjëherë e mjaftueshme. Sa më i pasur që bëhet një vend, aq më shumë qytetarër e tij kërkojnë një cilësi jetese, që nuk mund të burojë vetëm nga rritja e PBB-së, por edhe nga gjëra të tilla si ajri dhe uji i pastër, shërbimet mjekësore cilësor, nga një rrjet i mirë i sigurisë sociale dhe nga një qeverisje e përgjegjshme e pakorruptuar.

Kjo është arsyeja pse presidenti Xi Jinping, e ka inkurajuar PKK të zhvendosë fokusin e saj në “rritjen ekomomike të një cilësie të lartë”, dhe kjo është arsyeja pse ka vënë nismat e menaxhimit mjedisor në qendër të axhendës së tij të reformave gjithëpërfshirëse.

Asnjë sasi propagande apo censurimi, nuk mund ta bindë popullin e tij që një qiell plot smog, është në fakt ngjyrë blu, ose të zhdukë në çast shkatërrimet nga një tërmet. Përhapja e SARS-it në vitin 2003, shkaktoi akuza politike për keqmenaxhimit të emergjencës nga strukturat e shëndetit publik. Por qeveria i shpëfilli kritikat e publikut, dhe pengoi investigimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përgjigjet e mefshta të qeverisë ndaj një numri krizash të tjera, si tërmeti që goditi Siçuanin në vitin 2008, dhe një seri skandalesh me qumështin e ndotur në helme etj, shkaktuan protesta të forta të opinjonit publik. Xi urdhëroi javën “përpjekje gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe kontrollin” e koronavirusit.

Por faktet në terren, i jap të drejtë publikut të dyshojë në zotësinë dhe aftësinë e qeverisë kineze. Autoritetet pretenduan për më shumë se një muaj, se virusi është “i parandalueshëm dhe i kontrollueshëm. Tani po ndërmarrin masa ekstreme, si futja në karantinë e qyteteve të tëra. Si në rastin e SARS-it, struktura e vendimmarrjes e sforcuar nga qeveria komuniste, e ka përkeqësuar sërish situatën./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse njerëzit përdorin fotot në çift, si foto të profilit të tyre në mediat sociale

Publikuar

-

Nga

Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku juaj, ka ndryshuar foton e profilit të tij. Por në vend të një fotoje ku ai ka dalë vetëm, ti sheh një foto në çift, të mikut tuaj me partneren e tij. Po përse njerëzit zgjedhin zakonisht fotot në çift, si foto të profilit të tyre?

Sipas një studimi më të fundit zgjedhja e fotove në çift, postimi i statusit të marrëdhënies së tyre dhe përmendja e partnerit në përditësimet e profilit në mediat sociale, të gjitha mund të
jenë shenja se si njerëzit ndihen në marrëdhëniet e tyre,dhe mund të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm tek rivalët e mundshëm.

Po kush e bën këtë gjë? Ajo që psikologët socialë e quajmë “shfaqje diadike”, është relativisht e zakonshme. Në një studim të kohëve fundit, 29 për qind e përdoruesve të përfshirë në lidhje romantike, kishin si foto profili në Facebook një foto në çift. Shtatëdhjetë për qind e tyre, kishin të shënuar në status “në një marrëdhënie” ose “i martuar”.

Dhe pjesëmarrësit në studim, e përmendnin partnerin e tyre në 15 për qind të përditësimeve të tyre të fundit në Facebook. Disa njerëz, kanë më shumë të ngjarë të kenë sjellje të tilla, sesa
të tjerët. Njerëzit që janë shumë të kënaqur, ose të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre romantike, kanë më shumë të ngjarë të postojnë foto të profileve në çift.

Sa më i dashuruar që është një person i lidhur, dhe sa më shumë xhelozi që raporton ai në pyetësor, aq më shumë të ngjarë ka të postojë statusin e marrëdhënies së tij në Facebook. Njerëzit që janë zakonisht në ankth në një marrëdhënie – pra që kanë frikë se mos partneri e refuzon apo braktis – kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të përdorin një foto në çift si foto profili.

LEXO EDHE:  Topolev, çfarë ndodhi me rivalin spektakolar sovjetik të Konkordit anglo-francez?

LEXO EDHE:  Basha takon Eliot Engel/Pas dekriminalizimit dhe Drejtësisë, sfida e rradhës janë zgjedhjet

Nëse dikush e thekson apo jo statusin e tij në internet, kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës sesi ndihet ai person në një kohë të caktuar. Njerëzit kanë më shumë gjasa të postojnë informacione që lidhen me marrëdhëniet në Facebook, në ditët kur ndjehen më të pasigurtë në lidhje me ndjenjat e partnerit të tyre, sesa në ditët kur ndjehen më të kënaqur nga marrëdhënia e tyre.

Një sondazh me 236 përdorues të Facebook e mbështeti këtë ide. Po ai zbuloi një arsye tjetër:Ata janë të motivuar të mbrojnë marrëdhëniet e tyre nga kërcënimet që ekzistojnë në mediat sociale. Përdorimi i Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale, i ekspozon njerëzit ndaj një sërë gjërash që mund të dëmtojnë potencialisht marrëdhëniet e tyre, përfshirë ish-partnerët, apo partnerët alternative.
Ndërkohë jashtë mediave sociale, hulumtimi ka treguar se njerëzit në një marrëdhënie romantike, përfshihen sërish në një mori sjelljesh për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre, kundër kërcënimeve të paraqitura nga partnerë alternative dhe rivalë romantikë.

Përmendja e partnerit ose e marrëdhënies së tyre, është një mënyrë përmes së cilës njerëzit mund të përpiqen t’i largojnë këto probleme të mundshme. Studiues të tjerë, kanë zbuluar se disa njerëz e shfaqin partnerin dhe marrëdhënien e tyre në profilin që kanë në mediat sociale, pasi vetëdija se të tjerët e dinë që ata janë në një lidhje, u jep një rritje të vetëvlerësimit.
Movitimi për t’u ndier mirë me veten, është një nga arsyet pse njerëzit duan që miqtë e tyre në Facebook, ta dinë ata janë në një lidhje./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Publikuar

-

Nga

Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrës “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, flet për gjermanen ”Der Spiegel” mbi përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri, kërkimet e vështira për një vaksinë, mbi çështjen nëse qytetet në Evropë duhen futur në karantinë si ato në Kinë, dhe skenarin më të keq sipas tij:atë kur virusi mund të nisë të përhapet tek vendet me të varfra.

Keni paralajmëruar për vitesh, se në epokën e globalizimiy, një virus i rrezikshëm mund të përhapet në të gjithë botën në një mënyrë të pakontrollueshme. A është realizuar me koronavirusin e Vuhanit makthi juaj më i keq?

Në Kinë kjo është duke ndodhur. Virusi po përhapet shumë më shpejt sesa SARS-i. Pas vetëm disa javësh, ai ka infektuar më shumë njerëz në mbarë botën, dhe ka vrarë më shumë pacientë në Kinë sesa SARS-i në 9 muaj. Në Vuhan dhe në pjesë të tjera të Kinës, komunitetet po përjetojnë një makth.

A ka ndonjë rrezik të shohim skena të ngjashme në Gjermani dhe Evropë?

Unë besoj se më e keqja ka ende mundësi të parandalohet. Por kjo do të kërkojë marrjen e masave të ashpra brenda disa javëve. Duhet të mos harrojmë një fakt:Për sistemin tonë imunitar, ky virus është një kundërshtar i ri, i panjohur, dhe që është shumë i transmetueshëm midis njerëzve. Ai mund të shkaktojë gjithçka, nga simptoma shumë të lehta deri tek ato më të rëndat. Ky kombinim e bën këtë virus shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Cilat janë masat e ashpra, që mendoni se mund të jenë të nevojshme?

Mund të shohim izolimin e qyteteve apo rajoneve të veçanta. Ose disa javë ndërprerje të lidhjeve ajrore, hekurudhore apo detare, të cilat mund të kushtojnë miliarda dollarë. Edhe ne ekspertët po punojmë në një territor plotësisht të panjohur.
As me SARS-in dhe as me Gripin e Derrave, nuk u futën në karantinë qytete sikurse po ndodh tani në Kinë. Masa të ngjashme u morën për herë të fundit kundër Gripit Spanjoll në vitet 1918-1920, kur vdiqën deri në 50 milionë njerëz. Gjithsesi, Gjermania është e përgatitur mirë për këtë epidemi.

A ka gjasa të kërkohet futja në karantinë e qyteteve të mëdha, si Mynihu apo Parisi?

Kam shumë dyshime, sesi do ta përballonin banorët e qyteteve të mëdha perëndimore një gjë të tillë. Masa të tilla, do të shkaktonin një përçarje të madhe në mesin e komuniteteve. Nëse kjo gjë ndodh vërtet, njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi bazuar në vullnetin e tyre të lirë.
Por që masa të tilla të funksionojnë, është shumë e rëndësishme që politikanët dhe ekspertët e shëndetit publik të nisin që tani të përgatitin njerëzit, përmes një komunikimi të hapur, të ndershëm dhe transparent. Besimi është thelbësor, kërkon kohë, dhe mund të humbasë shumë shpejt.

A i druheni një pandemie të mundshme globale?

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

LEXO EDHE:   Korrupsioni, një çështje ende madhore për Bashkimin Evropian

Natyrisht, jam shumë i shqetësuar. Por nuk do të jetë frika, por puna ajo që do të na shpëtojë.

Cilat pjesë të botës do të jenë vendimtare, në përcaktimin nëse koronavirusi i ri ka dalë jashtë kontrollit:vendet e zhvilluara apo ato në zhvillim, që kanë një sistem shëndetësor të dobët?

Një situatë aq e keqe sa ajo në Vuhan, do të ushtronte shumë presion edhe mbi sistemet shëndetësore shumë të mira si ato në Gjermani apo Singapor, sidomos në dimër. Por në vende
të varfëra si Bangladeshi, Venezuela apo disa vende të Afrikës, edhe një epidemi e vogël do
të ishte katastrofike. Prandaj ne duhet të ndihmojmë vendet e varfëra me gjithçka që është e nevojshme: pajisje mbrojtëse, testim, ilaçe dhe këshilla mjekësore.

Cila do të ishte shenja e parë, se situata në mbarë botën po del jashtë kontrollit?

Gjëja më e rëndësishme në 2-3 javët e ardhshme, është nëse do të ketë apo jo një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit jashtë Kinës. Këtë javë pati një raport mbi një të sëmurë nga Koreja e Jugut, që kishte vizituar Tajlandën, por jo Kinën. Ai nuk kishte qenë në kontakt me ndonjë kinez, dhe sërish u infektua. Dhe kjo gjë është shumë shqetësuese.

A mund të ndihmojë parandalimin global të virusit, prodhimi i shpejtë i një vaksine?

Jo, vaksina do të vinte shumë vonë për këtë gjë. Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI), një organizatë ndërkombëtare e financuar nga Ministria gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, po mbështet kërkimet mbi zhvillimin e një vaksine.
Por ato do të zgjasin të paktën 6 muaj. Në fakt, vaksina nuk do të jetë gati para fundit të këtij viti. Vaksina është diçka që i bëhet njerëzve të shëndetshëm. Dhe duhet të jemi absolutisht të sigurt se ajo është e sigurtë. Nëse nuk kemi fat, mund të mos jemi në gjendje të zhvillojmë dot asnjë vaktinë kundër koronavirusit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Publikuar

-

Nga

Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”

Në takimin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri grek, Kiriakos Micotaqis, tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin vendin e tij
si një “aleat të besueshëm dhe të parashikueshëm”, në një pjesë të paparashikueshme të botës.
Një deklaratë e tillë në dukje e vërtetë, mund të tingëllonte qesharake vetëm disa vjet më parë, kur rajoni ishte i qetë dhe kur Turqia, dhe jo Greqia, ishte shtylla e stabilitetit. Por sot Athina
po bëhet një lojtare thelbësore pro-amerikane, në qendër të çështjeve të rëndësishme të sigurisë në Mesdheun Lindor.

SHBA-ja duhet të përfitojë nga kjo marrëdhënie në lulëzim mes 2 vendeve, si pjesë e një fokusimi të ri strategjik në rajon. Mesdheu Lindor, dhe sidomos Greqia, ishin thelbësore në vendimin që mori SHBA për të mbrojtur larine, dhe për të frenuar komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore.
Tani gjeopolitika dhe gjeologjia, po rikthejnë konkurrencën në fushën e sigurisë në këtë udhëkryq strategjik, me Greqinë si nyjen kryesore. Nxitësi kryesor i këtij rivaliteti, ka qenë transformimi i Turqisë nën presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Dikur një aleate demokratike e besueshme, Ankaraja është gjithnjë e më shumë një autokraci pro-ruse, që ka ambicie për një ndikim më të madh rajonal, në kurriz të ndikimit të SHBA-së, Greqisë, Izraelit dhe të tjerëve. Ndërkohë, në rajon po kthehet konkurenca mes fuqive të mëdha, teksa ka një ndërhyrje në rritje të Rusisë, Iranit dhe Kinës.

Një tjetër “mollë sherri” vjen nga zbulimi i njëkohshëm i sasive të mëdha të gazit natyror, dhe nga mundësia për të zbuluar shumë më tepër. Kjo gjë mund të promovojë një zhvillim ekonomik që kërkohet më dëshpërim, sidomos nga Greqia, dhe që mund të zvogëlojë varësinë shqetësuese për energji që ka Evropa ndaj Moskës.

Për këtë arsye vitet e fundit ka një afrim më të madh në Greqi të kompanive amerikane. Po kjo ka rritur ndërkohë tensionet midis Turqisë dhe të gjithë të tjerëve. Në dallim nga fqinjët e saj, Ankaraja nuk pranon të njohë ligjin ndërkombëtar mbi kufijtë e Zonës së saj ekskluzive Detare Ekonomike.
Përkundrazi, ajo po mbron pretendimet e saj territoriale, dhe dërgon rregullisht anije që kryejnë shpime në ujërat qipriote, duke kërcënuar pjesën tjetër për zhvillimin dhe eksportimin e burimeve të vlefshme natyrore. Këto zhvillime të mëdha, shpjegojnë aspiratat e Greqisë për ta zëvendësuar Turqinë si një qendër rajonale diplomatike dhe ekonomike, dhe që kohët e fundit ka një mosmarrëveshje me NATO-n.
Në fakt, Athina po bën pikërisht atë që kërkojnë politikëbërësit amerikanë nga aleatët:po merr përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen kolektive. Greqia shpezon tashmë një pjesë më të madhe të PBB-së saj për mbrojtjen, sesa çdo anëtar i NATO-s përveç Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo pasqyron mënyrën sesi pas disa dekadash marrëdhëniesh të ftohta në rastin më të mirë, ekziston një konsensus kombëtar në rritje, se partneriteti me Shtetet e Bashkuara duhet të përbëjë themelin e sigurisë së Greqisë. Kthesa e raporteve SHBA-Greqi nisi me Aleksis Cipras, ish-kryeministrin e majtë.

LEXO EDHE:  Topolev, çfarë ndodhi me rivalin spektakolar sovjetik të Konkordit anglo-francez?

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

Nismat e tij po zgjerohen tashmë nga qendra e djathtë e Demokracisë së Re, që është tradicionalisht më pro-amerikane. Gjithsesi, Greqia ka nevojë për një bashkëpunim më të madh, për të projektuar fuqinë amerikane dhe promovuar stabilitetin gjithnjë e më të trazuar në Mesdheun Lindor. Thelbësor për rolin e ri gjeopolitik të Greqisë, është udhëheqja e saj diplomatike, që po ndërton lidhje më të forta me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, mbi energjinë
dhe sigurinë.

Me kompanitë amerikane që po përfshihen gjithnjë e më shumë në eksplorimin e burimeve energjitike në rajon, Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë praninë e saj detare në Mesdheun Lindor, përfshirë vizitat në porte, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, dhe integrimin e forcave detare greke me njësitë e aeroplanmbajtësev amerikane.
Ndërkohë SHBA-ja, duhet të përfitojnë nga padurimi i Greqisë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Greqia do të ketë nevojë për financim të huaj ushtarak (FMF), për të modernizuar forcat e saj ajrore dhe detare. Në fund të vitit të kaluar, Kongresi autorizoi 3 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë; ndërsa Athinës i duhet më shumë më tepër.

Gjithashtu, politikëbërësit amerikanë duhet të marrin në konsideratë një prani më të fortë ushtarake amerikane në Greqi. Dhe kjo mund të përfshijë forcat detare amerikane në portet me rëndësi strategjike në Gjirin e Sudas dhe Aleksandropulit, ankorimin e cisternave, dhe zgjerimin e operacioneve trajnuese për helikopterët ushtarakë.

Greqia është ndërkohë një mundësi tërheqëse, për zhvendosjen e aseteve ushtarake amerikane nga Turqia. Po kështu mund të jetë Qipro, në varësi të zhvillimeve me Turqinë. Kjo do të siguronte një qasje të besueshme për forcat amerikane, dhe mund të krijojë një mekanizëm presioni, për të imponuar ndryshime në politikat gjithnjë e më destabilizuese të Ankarasë mbi rajonin.

Shënim:Eric Edelman, ish-ambasador i SHBA-së në Turqi. Charles Wald, ish-zëvendëskomandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së në NATO./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE