LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet tronditëse të kriminalizimit/ Ish-ministri akuza të forta Ramës

30 Janar 2020, 13:16, Politikë CNA
Faktet tronditëse të kriminalizimit/ Ish-ministri akuza të forta

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, aktualisht nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit dhe mazhorancës socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se ?asnjë nga demagogjitë e lodhura, të kapura, të një kryeministri tërësisht të paaftë dhe të kapur keqazi pikërisht nga krimi dhe kriminalizimi total i politikës së rilindjes së tij.?

Ndërsa i referohej ligjit të dekriminalizmit, Vasili theksoi se politika shqiptare u detyrua të miratonte një ligj nga më të rëndit të vizionit të saj në botë po shumë të domosdoshëm që ishte ligji i dekriminalizimit dhe shkak për këtë ishin dhjetëra deputet të rilindjes, të larguar salla e parlamentit e të tjerë që ndodhen në atë parlament dhe ky është fakt.

?Është fare e vërtetë që deri më tani 5 kryetarë bashkie kanë dalë qartë me rekorde kriminale, disa prej tyre ende të pashkarkuar pasi kryeministri shqiptarë nuk guxon t?i shkarkojë ata edhe përpara fakteve tronditëse të turpshme të kriminalizimit të tyre.

Të nderuar qytetarë dhe ky është një fakt, kemi praktikisht të njohur botërisht, drejtorë, deputet, ministra edhe vetë kryeministrin shqiptarë në dosjen 184 të grabitjes masive kriminale të votave dhe të korruptimit tragjik të shtetit i cili tashmë dihet botërisht dhe ky autori i kësaj çështje është vet kryeministri dhe dirigjuesi i saj.

Gjithashtu kemi 4 drejtorë, 4 oficer policie, denoncues të fortë, luftëtarë në vijë të parë me trafikantët që denoncuan të vërteta tronditëse të cilët u kërcënuan, u shantazhuan dhe u detyruan të lënë Shqipërinë dhe të kërkojnë dhe azil politik dhe 2 prej të cilëve e kanë fituar këtë azil politik dhe gjithë këto kërcënime dhe shantazhe dhe ky presion për ?fajin? sepse denoncuan trafikantët i ardhur nga kryeministri dhe nga gjithë shpura e tij rreth e përqark është fakt, është fakt gjithashtu që të njëjtët oficer policie të cilët bashkëpunojnë me organi inteligjence ndërkombëtare për luftën kundër trafikut dhe drogës me antimafian italiane dhe me këdo ndodhen në listat  e kërkimit nga ministria e brendshme nga drejtuesit e policisë të Edi Ramës me urdhrin e Edi Ramës pra vazhdojnë

Pra vazhdojnë janë bashkëpunëtorë të Europës për të luftuar trafikun sepse këtu shiteshin dhe dekonspiroheshin luftërat dhe janë ende në kërkim nga drejtuesit e policisë së Tiranës bashkë me Edi Ramën kryeministër. Edhe ky është një fakt.

Drejtorë të përgjithshëm policie në pikat kyç të trafikut të drogës, u hapën portat, u larguan për t?i mbrojtur, janë ende të paarrestuar. Dhe ky është fakt.?-tha Vasili.

Më tej, ai u shpreh se dhjetëra tendera u ndahen kriminelëve të denoncuar publikisht në median shqiptare edhe në mediat ndërkombëtare.

Sipas Vasilit, të gjitha këto janë fakte tronditëse që tregojnë kriminalizimin e vendit.

?Të gjitha këto janë fakte. Pra është një kriminalizim me fakte tronditëse që flasin vetë, që ulërasin vetë, por të padënuar për shkak të kapjes së drejtësisë në mënyrë kriminale nga mazhoranca e udhëhequr nga i njëjti kryeministër, i cili sot mbas 7 vitesh kujtohet dhe flet sot për kriminalizimin, mbasi kriminalizoi dhe votimet ku votoi vetë, numëroi vetë dhe nxori rezultatin vetë.

Këto janë arsyet e mëdha që nuk ka dhe nuk si të ketë investime të huaja në Shqipëri, e për të cilat dhe biznesmenët shqiptar për mungesën e sigurisë në vend detyrohen ti lëvizin investimet e tyre dhe t?i çojnë dhe të investojnë në vende të tjera dhe në vende fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk ofron asnjë siguri për shkak të kriminalizimit të jetës së vendit, të policisë, të drejtësisë, të zyrave të shtetit, të dhjetëra drejtorëve, nga të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë vetëm në 2 vitet e fundit pafundësisht. Dhe këto janë fakte.

Sigurisht është një fakt dhe që nuk pret interpretimin e injorancës proverbiale tashmë të një kryeministri llafazan fakti që Shqipëria është një nga 3 vendet më të korruptuara në botë. Kjo e pohuar nga Banka Botërore, pra fakt i Bankës Botërore.

Është një fakt shumë i rëndë e tronditës për shkak të këtij kryeministri që sot Shqipëria është vendi i dytë në botë më i keq nga të gjithë vendet e tjera për papunësinë, për mungesën e aftësisë për të ofruar punë tek të rinjtë dhe këto janë fakte.?-deklaroi Petrit Vasili.

Lajmet e fundit nga