LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zbulon Lala/ Mbi 10 mijë përgjime te resorti “Golden”, në to ministra e deputetë

30 Janar 2020, 21:46, Kronika CNA
E zbulon Lala/ Mbi 10 mijë përgjime te resorti “Golden”,

Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje të forta lidhur me hetimet ndaj pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Lala deklaron se në resortin ?Golden?, i cilësuar si skena e këtij krimi, janë kryer mbi 10 mijë përgjime për dosjen 339. Ajo tregon se në dosje janë përgjuar disa ministra dhe deputetë, por nuk preferoi të zbulojë emra.

?Janë përgjuar ministra deputetë? Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar?, u shpreh gazetarja në emsionin ?Open?.

Ajo foli edhe për përgjimet e vëllait të viktimës Astrit Prengës me Gentian Doçin, ku pretendon se pyetet për 49-vjeçarin.

?Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës. Ky është personi që ka financuar lëndën pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gentian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë?, theksoi Lala./ CNA.al

Lajmet e fundit nga