Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Mjekimi i gabuar në spitalin privat, 25-vjeçarja rrezikon paralizimin

Lajme

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Mjekimi i gabuar në spitalin privat, 25-vjeçarja rrezikon paralizimin

Publikuar

-

Një 25-vjeçare rrezikon të paralizohet pas një operacioni që ka shkuar gabim në një spital privat. Drejtuesit e spitalit “Vila Maria” kanë pranuar gabimin e bërë, duke e rekomanduar qytetaren që “ta rrënojë spitalin”. Emisioni “Fiks Fare” investigoi për disa javë me radhë këtë skandal, ku e reja u prit dhe përcoll dhe në fund nuk mori asnjë zgjidhje. Të gjithë e pranonin fajin e bërë në operacionin e gjurit, por askush nuk mban përgjegjësi, duke e kaluar “topin” sa njëri mjek në tjetrin.

Në “Fiks Fare” u ankua Enxhi Telo, e cila tha se në vitin 2015 ka pësuar një aksident dhe ka bërë një operacion te spitali “Vila Maria”, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë. “Kam pasur një devijim 20 gradë të këmbës, një frakturë të kockës ligamente të meniskut të këputura dhe ligamente të këputura. Rezonanca e parë është bërë te Spitali ‘Nënë Tereza’. Me këtë rezonancë shkova te spitali ‘Vila Maria’ dhe më kanë rekomanduar që të bëj një hartroskopi të meniskut të gjurit dhe kjo i zgjidh të gjitha problemet e mia se çfarë unë kam. Sepse nga ata mu tha se ti ke vetëm këputje të meniskut asnjë gjë tjetër nga këto problemet e tjera. Dhe, me këtë operacion, do të zgjidhej problemi” tha vajza.

Ajo tha se operacioni u bë më 21 nëntor të vitit 2015 dhe gjatë operacionit, nuk i funksionoi anestezia spinale dhe e bëri me anestezi të plotë.

Në kartelë, vetëm analizat e gjakut
“Mbaroi operacioni dhe vazhdojnë vizitat e mia në atë spital. Vizita e fundit në 2016, më thuhej që gjendja jote është normale, s’ke asnjë problem. I fundit ka qenë një kokërr që do më ndihmonte të lehtësoja dhimbjet e mia. Unë vazhdoja gjithë kohës me dhimbje. Para operacionit kisha dhimbje, edhe pas operacionit kam dhimbje, vazhdojnë edhe sot. Vazhdon njësoj gjendja para dhe pas operacionit” thotë ajo. Pas këtyre dhimbjeve, vajza iu drejtua doktorëve të tjerë dhe kuptoi që gjendja nuk ishte vetëm menisku, por edhe te ligamentet dhe të zhytjes së kockës. Ajo tha se për operacionin ka paguar 1500 euro.

“Kam shkuar disa herë në këtë spital dhe s’më japin asnjë dokument. Dhe një epikrizë që ma kanë dhënë është data gabim. Kam shkuar te spitali dhe më kanë thënë që ne s’kemi dosje të operacionit tënd. Në dosjen time ishin vetëm analizat e gjakut dhe kishin vetëm një grafi” thotë ajo.

Në fillim të muajit dhjetor 2019, vajza shkoi në spitalin “Vila Maria” dhe punonjëset pranojnë që në atë spital nuk ka asnjë gjë, përveç disa analizave. Nuk ka disk dhe foto. “Disa foto i kemi bërë miqësisht” i thonë ato, duke “ngritur supet”. Në mes të muajit dhjetor, vajza shkon sërish në këtë spital, ku takon një punonjëse e cila i thotë se nuk po lidhet dot me doktorin shqiptar që ka qenë në operacion. Punonjësja i thotë se doktori duhet t’i japë të gjithë kartelën, pasi momentalisht nuk ka asnjë gjë në këtë spital. “S’kemi asnjë gjë. As edhe një disk” i thotë ajo, ndërsa i thotë se vetëm doktori mund t’i plotësojë ndonjë kartelë ligjore. Punonjësja i thotë se ka folur me të gjithë drejtuesit, por ngaqë janë ndryshuar dhe nuk kanë lidhje më me doktorin.

Drejtori: Spitali gaboi, rrënoje!

Në fund të vitit të kaluar, qytetarja shkoi sërish në spitalin “Vila Maria” ku takoi drejtorin. Ky i fundit i thotë se nuk mund të nxjerrë kartelë nga spitali, por mund t’i japë vetëm një epikrizë. “Unë e kam ditur që epikriza të është dhënë” i thotë drejtori, ndërsa i thotë se “s’mund të mbajë barrën e mëparshme”. Ai pohon se ka tentuar të lidhet me doktorin shqiptar, por nuk i hap telefonin, pasi ka ikur nga ky spital.

“Vetëm ti iki në shtëpi. S’kam çfarë t’i bëj, vetëm ta denoncoj. Ndiqe spitalin, shkatërroje” i thotë drejtori, i cili i drejtohet një punonjëse se çfarë ka në kartelë. Ajo i përgjigjet se “ka vetëm epikrizën që ka edhe Enxhi”. Drejtori kontakton në telefon me një punonjës italian dhe i kërkon një kontakt me doktorin italian Sandro Granzhe.

“Do mundohem të lidhem me doktorin” i thotë ai, ndërsa i përsërit disa herë që “unë nuk mund të mbajë përsipër fajet që nuk janë të miat. Që ti je viktima në këtë rast unë e kuptoj shumë mirë. Merr epikrizën dhe meqë meqë epikriza nuk është e saktë, vazhdo rrugët ligjore. Mua më duket se ai doktori shmanget. Ta përsëris, ti je viktima, e kuptoj shumë mirë”.

Pas takimit zyrtar, drejtori i thotë infermieres që të dalë jashtë dhe e pyet se ku do të shkojë për kurim. Qytetarja ia shpjegon edhe njëherë problemin. Më pas i thotë se është pronar i klinikës te Zogu I dhe i sugjeron që të bëjë edhe një vizitë atje…

***

23 Dhjetor 2019

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – E di sa turp më vjen. Sot do të kthehet nga Gramshi, nga e hëna kthehem. Të lutem kalo sot ta mbyllim se do vijë Enxhi. Jam në Gramsh thotë (doktori), nga e hëna kthehem.
Vajza – Ça do bëjë ai, se ti s’ke asgjë. Si do të shkruajë?
Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Do kujtohet moj ça ka bërë, ça operacioni ka bërë. Të shkruajë kartelën.
Vajza – Do mbajë përgjegjësi pastaj?
Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Patjetër. Do kujtojë, do ketë ndonjë dokument në sallë.
Vajza – E pamsë s’kishte në kartelë, tani se …
Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Jo, jo video, CD.
Vajza – Si do e shkruajë?
Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Pa u mbyllur viti ti do të marrësh dokumentet, ose do marrësh një përgjigje. Merru me Ervinin më kanë thënë (drejtuesit e spitalit), nëse ai nuk bën dot gjë, do flasim me …
Vajza – A janë për momentin që të flisja dhe unë?
Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Janë të huaj, nuk janë ata që duhet të flasësh ti. Në 27 është këtu.
Vajza – Domethënë të vij prapë?
Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Do më shkruash njëherë në 26 të lutem. A do vish në 27 në orën 10.30. Vjen i takon komplet drejtpërdrejtë, unë i thashë do flas vetë me Enxhin do mundohem ta zgjidh. Në datë 27 (dhjetor 2019) i ke këtu, i ke të gjithë këtu dhe italianët i ke këtu.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks fare”/ I pafajshmi dënohet me burg

VAJZA SHKON NË DATËN 27 DHJETOR 2019

Takon drejtorin e spitalit “Vila Maria”

Vajza – Më duhet kartela.
Drejtori – Po kartela nuk nxirret nga spitali. Kartelën nga spitali unë mund ta nxjerr vetëm me urdhër gjykate. Nuk mund të jap, unë jap epikrizë, ça ti ke pasur.
Vajza – Po pra, po kur epikriza është gabim që nga data në fillim dhe nuk është e shkruajtur asnjë gjë sqaruese dhumë pak informacion, atëherë?
Drejtori – Unë do mundohem të jap epikrizën e plotë.
Vajza – Kur e mar?
Drejtori – Para Vitit të Ri.
Vajza – Për çfarë kam ardhur unë jam sorollatur te ty gjithë këto kohë?
Drejtori – Te unë s’je sorollatur.
Vajza – Më fal, te spitali. Jeni përfaqësues i spitalit?
Drejtori – Unë jam përfaqësues i spitalit.
Vajza – Atëhere?
Drejtori – Tani, të lutem. Se unë mund të thoja vetëm kaq që kartela nuk jepet dhe ti hidhu përpjetë.
Punonjësja e spitalit – Në këtë rast doktor Ervini duhet të vijë, e thirra. E mora në telefon mos të arrinim deri te gjykata…
Vajza – Se më duhet që të vazhdoj mjekimet e mia.
Drejtori – Unë e kam ditur që ty epikriza tu dha. Të japim epikrizë në dalje, ça është e mundur ligjërisht, më vjen shumë keq për sorollatjet e tua. Nuk mund ta gjej një doktor që ka 3 vjet që s’punon këtu, 2 vjet, se unë 1 muaj e gjysmë kam këtu, dhe ta zgjidh nesër. Trashëgojmë një situatë që nuk është e imja. Unë mund të jap epikrizën ekzistuese, nuk mund të jap dot gjë të re.
Infermierja – Enxhi ti atë e ke, nuk është se kemi asnjë gjë tjetër.
Vajza – Si do shkruajë doktor Ervini kur nuk ka një rezonancë, kur nuk ka filmimet e operacionit.
Infermierja – Normalisht duhet ti mbajë mend!
Drejtori – Vazhdo procedurën me doktorin.
Vajza – Kam ardhur te spitali, spitali ka pasur këtë doktor, si mund të vazhdoj me doktorin?
Drejtori – Do mundohem ta zgjidh unë këtë. Unë përfaqësoj spitalin po nuk mund të mbaj barrën e dikujt tjetër. Ok? Përfaqësoj spitalin po nuk mund të mbaj barrën e të shkuarës. Ti ke shumë të drejtë, po ça ti bëj unë doktorit, ti iki në shtëpi? Të kam sorollat unë?
Vajza – Spitali!
Drejtori – Ndiqe spitalin, shkatërroje. S’kam punë fare!
Vajza – Nuk kam ndërmend të ndjek njeri, kam ndërmend të ndjek shëndetin tim.
Drejtori – Tani ti e kupton këtë, ça ti them unë doktorit, do të denoncoj? Zgjidhe si të duash.
Vajza – Si nuk është problemi jot, a je përfaqësues spitali?
Drejtori – Po.
Vajza – A ka ardhur nga ky spital problemi?
Drejtori – Po.
Vajza – Si po?!
Drejtori – Ndiqe me gjyq. Jepi epikrizën Ola.
Punonjësja e spitalit – Tani a e kupton që as unë s’kam ça të bëj më.
Drejtori – Një sekondë! Te kartela ça ka?
Vajza – Analizat e gjakut…
Infermierja – Thjesht ka epikrizën që ka edhe Enxhi.
Vajza – Si do shkruajë ky doktori …
Infermierja – Doktor Ervini të tha që të lidheshe me doktor Granzhenë (i huaj)
Drejtori – Është në Shqipëri?
Infermierja – Granzhe është në Itali, është i grupit.
Drejtori – Është i grupit?
Infermierja – Po!.
Drejtori – (Telefonon një shtetas të huaj). Kam nevojë që të flas ose të kem një kontakt me doktor Granzhe, ortopedin. Më duhen informacione më të detajuara nga doktori ose nga doktori shqiptar i cili për fat të keq nuk më përgjigjet. Do lidhem me doktorin.
Vajza – Të paguash 1500 euro, të vazhdosh me probleme.
Drejtori – Ke shumë të drejtë, se si vazhdon ti nga ana legale, apo nga ana profesionale, apo nga ana humane, është problem për ty dhe për spitalin. Unë jam përfaqësues i spitalit, është i vërtetë, po unë s’mund të mbaj mbi shpatulla faje që nuk janë të miat. Që ti je viktima në këtë rast, unë e kuptoj shumë mirë. Meqë epikriza nuk është e ashtu, spitali është fajtor. Meqë epikriza nuk është e saktë, vazhdo rrugët ligjore. Mua më duket sikur ai (doktori shqiptar) shmanget. Po në qoftë se ne shkojmë mur kundër murit. Domethënë, ti thua dua këtë, unë them s’ta jap, ti do këtë unë s’ta jap, ai që humb në radhë të parë është spitali, po humb dhe ti se ke shëndetin tënd. Që ti je viktima unë e përsëris, e kuptoj shumë mirë.
Drejtori – Dil pak nga dera dy sekonda (I drejtohet infermieres që të dali nga zyra).
Vajza – … kam bërë një aksident, këto vizita vazhdojnë nga 2015 deri në 2016.
Drejtori – Ke bërë ndonjë vizitë te Klinika Zogu I? Enxhi unë jam pronar te klinika Zogu I.
Vajza – Aa ok.
Drejtori – Kështu që unë i njoh. Unë do mundohem që të organizoj një vizitë që ta shohim rastin tënd.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Korça e rrezikuar nga ndërtimi i një TEC-i/ Kërkohet rikthimi i projektit që do helmonte qytetin

Publikuar

-

Nga

Një vit më parë në Korçë filloi një betejë kundër ndërtimit të TEC-it 500 megavat i cili do të kishte një distancë jo të largët nga qyteti, një investim që pritej të ishte një bashkëpunim i privatit me investime të huaja dhe që do të ndërtohej në Zëmblak për të prodhuar energji elektrike nga rrjeti i gazit të TAP dhe kryesisht për ta shitur atë drejt Greqisë.

Në atë kohë, TEC-i u kundërshtua ashpër por mesa duket hijenat dhe horrat që nuk e shohin dot Korçën ashtu siç është dhe janë riaktivizuar për të nxitur një mbështetje qytetare pro TEC-it.
Në fakt reagimi ka qenë mjaft i ashpër, saqë në atë kohë qeveria u tërhoq, bashkia doli hapur këtij projekti. Kujtojmë se kryebashkiaku në detyrë i Korçës, Sotiraq Filo tha se ai projekt nuk kishte të bënte asgjë me qytetin pasi investitorët e TEC-it nuk kishin pranuar kushtet e bashkisë. Pra, të garantoheshe investimi në infrastukturën e ngrohjes së qytetit, TEC-i të ndërtohej vetëm në rastin kur do t’i jepej ngrohja qytetit, apo ngrohje falas për shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Më tej akoma duke garantuar ndotjen që do të shkaktonte, investime në mjedis e të tjera si këto. Të gjitha ishin hedhur poshtë nga investitorët dhe bashkia e kishte refuzuar projektin. Tani pas gati një viti disa hijena të vogla që livadhisin në Korçë, të paguar mirë po vërsulen me idenë e TEC-it për të dhënë argumentin se duhet zgjidhje për ngrohjen e qytetit sepse ndotet shumë Korça nga ngrohja me dru dhe ajo nuk është ekologjike dhe nuk është ekonomike.

Gjithashtu sillen dhe argumenta se në qendër të Europës në Vjenë në qytetet e Gjermanisë, Austirsë, Zvicrës ka me dhjetëra TEC-e me fuqi të mëdha të cilat ngrohin qytetet.
Në fakt, të gjitha janë gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra.

Së pari në lidhje me TEC-et që janë në Europë ka një argument: emetimet e gazrave janë të kontrolluara dhe bëhet fjalë për shtete standard të BE-së, jo për Shqipërinë ku njerëzit hanë ushqime të skaduara dhe ilaçe të skaduara që u jepen të sëmurëve. Apo pa folur pastaj për shkollat që ndërtohen dhe u bien suvatë e zënë nxënësit brenda apo pallatet që nga disa lëkundje tërmeti u shkatërruan dhe vranë mbi 50 qyetetarë. Pra standardi i Shqipërisë është nën nivelin zero dhe një TEC i tillë do të ishtë një krim për Korçën pasi nuk ka asnjë garanci se ai kontrollohet dhe ka standardet e TEC-eve të Bashkimit Europian. Pikërisht ky është një nga problemet më kryesore, së dyti në lidhje me ngrohjen e Korçes me sobat me dru, dikur Korça ka pasur një TEC, që e ndotte qytetin por ishte një TEC me qymyr.

Sot ashtu si dhe dje shumica e shtëpive të vjetra korçare ngrohen me soba me dru, një pjesë tjetë e pallateve kanë ngrohje me kaldaja me naftë apo me gaz e të tjera si këto. Për Korçën, zgjidhja do të ishte që shteti të suvenciononte impiantet e ngrohjes ose siç ka ndodhur në Greqi dhe vendet e tjera të Europës ku jepet naftë apo një lëndë djegëse me kosto të ulët. Aktualisht Shqipëria ka një nga çmimet më të ulëta të gazit në Europë, që për ngrohje do të ishte mjaft i mirë, por kurrësesi nga TEC-et me 500 megavat por me kaldaja në pallatë si investime këto të suvencionuara nga shteti që do të ndihmonin së tepërmi për të ulur atë pjesë që pretendohet të qytetit që ndotet nga zjarri dhe ngrohja me dru.

LEXO EDHE:  Video-Fiks Fare paralajmëron skandalin/ Mësuesja braktis fëmijët më aftësi ndryshe

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ I sëmuri merr stafilokokun në sallën e operacionit, mjekët kthejnë lekët

Prandaj, horrat dhe sharlatanët e oazit të Korçës, duke i ditur këto argument dhe kundërargumenta, tani kanë filluar ta riaktivizojnë çështjen e TEC-it me idenë se do të kemi një TEC që do na zgjidhë përfundimisht ngrohjen e Korçës. Kanë hall ngrohjen e Korçës ata që nuk e dinë përse janë në Korçë dhe çfarë bëjnë në Korçë, kush janë dhe çfarë përfaqësojnë në Korçë.

Kanë filluar një propagandë të shfrenuar në mbrojtje të një TEC-i si të ishin vetë investitorët. As firma vetë e cila kërkonte të ndërtonte TEC-in nuk e bëri atë propagandë, por mblodhi nja 10 veta në një hotel dhe u fsheh në një zyrë pa adresë në Pogradec, as në Korçë nuk shkoi dot. Ndërsa sot horrat po dalin hapur në mbrojtje të një TEC-i i cili nuk ka asnjë garanci dhe nuk është asnjë histori suksesi për Korçën. Kjo është e sigurt sepse nuk mund të sigurojë emetime që nuk ndotin ambientin pa folur më tej për kritikat që kanë pasur të gjithë ambientalistët në lidhje me ngrohjen e ujërave nëntokësorë, pa folur për ndotjen e ajërit nga shkarkimet.

TEC-in çuditërisht po e kërkojnë edhe disa që dje e kanë kundërshtuar, disa që dje kanë folur ashpër kundër tij dhe duke u sjellë si vemje politike shfaqen me mendimin se duhet në të mirë të qytetit të Korçës, se duhet të zgjdhim çështjen e ngrohjes. Në fakt, nuk është asgjë tjetër, është loja e radhës për të riaktivizuar një projekt vrasës që do të zhdukte përfundimisht imazhin e qytetit turistik të Korçës e në vend që qytetarët të shkonin për borën e për atë erën e oxhaqeve me tym druri do të shkonin të thithnin erën e emetimeve të gazit që do të qelbet fushën e Korçës.

Prandaj aventurierët duhet të thonë stop dhe korçarët duhet të thonë “ndalu beg se ka hendek”. Disa aventurierë nuk mund t’i vënë flakën Korçës, disa të çmendur të cilët nuk dinë nga vijnë dhe nuk dinë nga shkojnë , u zihen sytë sapo zarfi u shkon nën dorë dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Palaçot janë në publik, tashmë janë dalë hapur, por le të mos harrojnë se përtej tyre në Korçë ka dhe qytetarë.
Ideja e TEC-it vdiq por jetojnë horrat që e duan edhe të vdekur./CNA.al

TEC-i vrasës në Korçë/ Qytetarët kundër projektit

Ekskluzive-Klosi hedh në kosh TEC-in e Korçës/ Nuk firmos ndikimin në mjedis

Pas Klosit zbulohet letra e kryebashkiakut të Korçës për Ballukun/ Jo TEC në Korçë

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

FNSH vijon kontrollin e mjeteve luksoze/ 9 makina në Komisariatin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Forcat e Ndërhyrjës së Shpejtë vijojnë operacionin për kontrollin e mjeteve luksoze.

Mësohet se deri tani janë ndaluar 100 automjete të viteve të fundit për verifikim dokumentash.
Gjithashtu po bëhet edhe verifikimi i tyre nëse rezultojnë të vjedhura ose jo.
Në Komisariatin e Tiranës ndodhen 9 automjete luksoze që janë në process verifikimi.

Ndërkaq, pjesë e aksionit jane bërë FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor. Sipas njoftimit zyrtarë janë ngritur pika kontrolli gjatë gjithe kohës, në qytetet kryesore, si Durrës, Vlorë, Elbasan, Sarandë etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Studimi/ Shqiptarët nuk besojnë qeverinë dhe sistemin gjyqësor

Publikuar

-

Nga

Një studim i publikuar së fundi tregon se qeveria, shoqatat e kursim-kreditit (institucionet jobankare të kreditimit), partitë politike dhe sistemi gjyqësor janë institucionet ku shqiptarët besojnë më pak. Sondazhi ka sjellë rezultate interesante për besimin e rënë te qeveria por po ashtu edhe partitë politike (përfshirë ato të opozitës) nuk kanë ndonjë vlerësim më të mirë nga 5000 të intervistuarit e organizatës joqeveritare “Idra”.

Ndërkohë që është arritur një konsensus politik mes partive kryesore për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor në vend me lista deputetësh të emëruar nga kryetarët e partive, koeficientët e besimit kanë rënë për politikën në tërësi. Zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kur pjesëmarrja zyrtarisht nuk i kaloi 25 për qind të votuesve dhe në një sërë bashkish kryetarët e emëruar morën më pak se 10 për qind të votave krahasuar me emrat në listën e votuesve, tregojnë qartë se besimi shqiptarëve në politikën aktuale ka prekur fundin.

Sipas komenteve të studimit, në rastin e qeverisë shkalla më e lartë e mospajtimit me pushtetin ekzekutiv vihet re te brezi i ri të cilët besojnë shumë pak të qeveria(1.9 nga 7), ndërkohë që të moshuarit i kanë dhënë 3.6 nga 7 pikë të mundshme konfidencës te qeveria.

Pvarësisht sa indikativë mund të jetë rezultati i përgjigjes së studentëve që kanë marrë pjesë në një numër të kufizuar në pyetësor, studimi thekson se duhet nënvizuar besimi shumë i ulët që kanë te qeveria krahasuar me të gjitha grupet e tjera. Në këtë konkluzion ndikim mund të ketë patur edhe greva e përgjithshme e studentëve për disa muaj gjatë vitit 2019 për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kushteve në universitete, të cilën qeveria e kooptoi nëpërmjet “Paktit pë Universitetin”.

Ulja e tarifave të shkollimit, karta e studentit dhe disa masa të tjera e zbehën por nuk e shuan protestën e studentëve që ka filluar edhe në janarin e këtij viti, pavarësisht se në përmasa më të vogla dhe jo në të gjitha universitetet publike.

Por studentët duken mosbesues si brez sa kohë që kanë nivelin më të ulët të konfidencës krahasuar me grupet e tjera, te institucionet e arsimit, media, qeveria sistemi gjyqësor dhe partitë politike.
Rezultatet tregojnë se sistemi gjyqësor vazhdon të jetë më pak i besueshmi në Shqipëri pavarësisht se nga viti 2016 i është nënshtruar një procesi të thellë reformimi nëpërmjet procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Numri i përfaqësuesve të sistemit gjyqësor që kanë kaluar shkallën e parë të vetingut është shumë i ulët ndërkohë që edhe 12 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë marrë vlerësim nga shkalla e parë do të kalojnë në Kolegjin e Apelimit. Deri më tani asnjë nga ata që kanë apeluar vendimet e shkallës së parë nuk ka kaluar në Kolegjin e Apelimit.
Studimi tregon se në përgjithësi femrat janë më besuese se meshkujt ndërkohë që për disa industri kanë të njëjtën shkallë besimi pavarësisht gjinisë, si për institucionet e edukimit(3.9/7), shoqatat e kursim-kreditit (3/7) dhe partitë politike (2.3/7).

Lidhur me kompanitë e telefonisë, median dhe sistemin gjyqësor ka një diferencë domethënëse të rezultateve sipas gjinisë, ku femrat kanë më shumë besim më shumë se meshkujt.
Të dhënat e përpunuara tregojnë se të intervistuarit e moshës mbi 55 vjeç japin më shumë pikë në vlerësimin që kanë sipas industrive. Ndërkohë që të intervistuarit me më pak vite arsimim tentojnë të besojnë më shumë se të tjerët te të gjitha industrisë.

Interesante është që pavarësisht niveleve të edukimit grupet e intervistuara japin të njëjtin besim për INSTAT(3.7/7), ndërkohë që kanë diferencë të madhe në besimin ndaj partive politike.
Bankat, më të besuarat, zhgënjejnë shoqëritë e kursim-kreditit

Studimi i organizatës “Idra” tregon se sistemi bankar është ndër industritë më të besuara krahasuar me sektorët e tjerë. Studimi i organizatës “Idra” i financuar nga Shoqata e Bankave tregon se sistemi bankar është ndër industritë më të besuara në Shqipëri krahasuar me sektorët e tjerë ku 30 % e të intervistuara besojnë plotësisht ose në një shkallë të lartë te bankar. Arsyeja kryesore që e bën një përdorues të shërbimeve bankare të besoj më së shumti sistemin bankar është siguria, serioziteti dhe korektësia.

Në vend të dytë për besimin e publikut është renditur banka qendrore e Shqipërisë me 24 % të të pyeturve që besojnë plotësisht ose në një shkallë të lartë. Shkalla e besimit për bankat tregtare dhe Bankën e Shqipërisë është thuajse e njëjtë për grup moshat e reja, 25-34 dhe 35-44 vjeç të cilët kanë dhënë një nivel besimi 4.1 nga 7.

Duke këkruar arsyet që ndikojnë në shkallën negative të besimit te bankat, përgjigjet kryesisht lidhen me kostot e shërbimeve bankare, komisionet dhe interesat dhe mungesën e trasparencës. Studimi tregon se besimi ndikohet pothuajse për të gjithë bankat nëse komunikojnë me klientin në “një gjuhë të kuptueshme”, më pas vjen “respektimi klientit” dhe më pak ndikon “ndihma për të marrë vendime financiare”.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Avokatja që paguhet nga shteti kërkon edhe 50.000 lekë nga familjarët

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Kryebashkiaku mungon për 14 muaj në punë, rrogën e merr të plotë

Sondazhi ka një konkluzion interesat, ata që besojnë më pak te banka qëndrore janë të punësuarit në sektorin publik. Mbetet i paqartë korrelacioni por me shumë mundësi aryeja duhet parë te diferencat e larta mes pagave në Bankën e Shqipërisë dhe të punësuarve në sektorin publik që mund të ketë çuar në këtë nivel të ulët të pikësimit të besimit. Të dhënat tregojnë se tregojnë se klientët që kanë 2-3 vjet ose më shumë se 3 vjet eksperiencë me sistemin bankar tentojnë të besojnë më shumë industritë e listuara se përdoruesit më më pak eksperiencë.

Transparenca dhe komunikimi me bankën

Sondazhi me klientët e bankave ka arritur në konkluzionin se shumica e tyre mendojnë se informacioni që marin nga bankat është i qartë dhe i kuptueshëm (81%). Një tjetër konkluzion për më shumë se 80% të përdoruesve është se bankat oforjnë shpjegime të qarta dhe të kuptueshme të produkteve të tyre.

Lidhur me ndershmërinë e bankave në çmimet/komisionet në raport me shërbimin, studimi tregon se 77% e tyre bien dakort ndërsa 63% mendojnë se banka i ndihmon të bëjnë zgjedhje të mira.
Rreth 91% e përdoruesve thonë se e kontaktojnë direkt bankën duke vizituar njërën nga degët ndërkohë që 32% kontaktojnë me mesazhe ose telefonata dhe 36% nëpërmjet aplikacioneve në celular. Vetëm 17% e përgjigjeve thonë se kanë kontaktuar nëpërmjet online banking. Forma të tjera kontakti përfshjnë nëpërmjet faqes së internetit, shërbimeve call center ose kontakte direkte me stafin.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se femrat përdorin më shumë telefonin dhe sms(38 %) për të komunikuar me bankën krahasuar me meshkujt (27%). Nga ana tjetër burrat përdorin më shumë sesa femrat aplikacionet në raportet 41 dhe 31%. Studimi tërheq vëmendjen e bankave pasi 26 % e të intervistuarve nuk u përgjigjën kur u pyetën se sa e lehtë është të kontaktohet me bankën nëpërmjet bankingut online dhe nëpërmjet celularit.
Më të preferuarat kartat e debitit

Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm bankash në raport me popullsinë, por shërbimet financiare bazë ende mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë, as 40 për qind, ndërsa ata që përdorin bankën, e kanë kryesisht për pagesa. Rezultatet e vrojtimit gjetën se, karta e debitit është produkti bankar më i përdorur nga klientët (44%).

Kartat e kreditit përdoren më pak, pasi vetëm 20% e të anketuarve e kanë një të tillë. Ekziston një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të bankave që përdorin një kredi personale (11%), ndërsa një pjesë shumë e vogël kanë një kredi hipotekare (4%). Së fundmi, letrat me vlerë të qeverisë dhe mbitërheqjet përdoren vetëm nga më pak se 4% e përdoruesve të bankës.

Duke analizuar të dhënat e ndara sipas moshës, shihet se brezi i vjetër ka më shumë gjasa të përdorë një llogari kursimi sesa ata më të rinjtë. Sidomos të anketuarit që i përkasin grup moshës më shumë se 55 vjeç, janë më të prirët për të kursyer (46%). Brezat e rinj nga ana tjetër i përdorin më shpesh kartat e kreditit (është produkti i dytë më i përmendur për këto grup moshë).

Vetëm një e treta e moshës 35-44 vjeç e të anketuarve përdorin një kartë krediti. Kjo grup moshë gjithashtu dallohet paksa në lidhje me përdorimin e kredisë konsumatorë / personale (24%), ndërsa grup moshat e tjera i përdorin ato produkte dukshëm më rrallë. Duke zbërthyer rezultatet nga punësimi, del se të vetëpunësuarit dhe të papunët / pensionistët përdorin më shumë llogari të kursimeve sesa cilido prej grupeve të tjera (përkatësisht 47% dhe 44%)/Monitor

LEXO TE PLOTE