LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bashkia e Tiranës urdhëron prishjen e Tregut elektrik/ 120 tregtarë “hidhen në rrugë”

30 Janar 2020, 18:12, Aktualitet CNA
“Bashkia e Tiranës urdhëron prishjen e Tregut elektrik/ 120

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin një tregtari të Tregut Elektrik, i cili bën me dije se ka ardhur një vendim i IMT ku Bashkia e Tiranës kërkon prishjen e këtij tregu.

Sipas tregtarit, janë 120 persona, tatimgaues të rregullt prej 20 vitesh që tashmë do të hedhin në rrugë.

?Jam një tregtar i tregut elektrik. Jemi në një stres të paparë pasi na ka ardhur një vendim nga IMT ku Bashkia e Tiranës kërkon prishjen e tregut për realizimin e një projekti. Jemi 120 persona fizik, tatimpagues të rregullt prej më shumë se 20 vitesh dhe na hedhin në rrugë sikur të jemi shkelës të ligjit pa na siguruar një vend tjetër. Çdo bëhet me punën dhe me bukën e famijeve tona. Sot kemi bërë takim me një përfaqësues të Bashkië dhe na tha që jemi kujtuar vonë. Nesër duhet të lirojmë tregun ndryshe do na heqin me forcë. O zot nuk dimë ç?të bëjmë?, shkruan tregtari në mesazhin dërguar Berishës./CNA.al

Lajmet e fundit nga