LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja amerikane në zyrën e kreut të SPAK

30 Janar 2020, 09:14, Aktualitet CNA
Ambasadorja amerikane në zyrën e kreut të SPAK

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, është takuar mëngjesin e sotëm me kryetarin e SPAK Arben Krajën.

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e SPAK-ut.

Me të ardhur në Tiranë, duket se ambasadorja amerikane ka filluar nga puna. Pritshmëritë përsa i përket punës së saj janë të mëdhaja, pasi si prioritet ka luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Takimi i sotëm lidhet me afatin për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokurorët dhe oficerët e BKH-së, raportohet se do të trajnohen në të njëjtën mënyrë si FBI-ja amerikane./ CNA.al

Lajmet e fundit nga