Connect with Us

Vrasja që tregoi lidhjen e fortë mes politikës dhe krimit të organizuar/ Fillon procesi gjyqësor

Bota

Vrasja që tregoi lidhjen e fortë mes politikës dhe krimit të organizuar/ Fillon procesi gjyqësor

Publikuar

-

Në Sllovaki ka filluar procesi gjyqësor për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, ku po bëhet e qartë lidhja e fortë mes politikës dhe kriminalitetit të organizuar.

Një sallë jo shumë e madhe dhe pa zbukurime në një ndërtesë të zakonshme të periferisë së qytetit të vogël sllovak. Pikërisht aty është drejtuar e gjithë vëmendja publike në Sllovaki këto ditë. Në këtë ndërtesë të gjykatës së Pezinokut, gjysmë ore me makinë nga Bratislava zhvillohet procesi për vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kushnirov. Të akuzuar janë një person që dyshohet si vrasësi, një ndërmjetësuese dhe porositësi i dyshuar për vrasjen. Ky është pa dyshim procesi më i rëndësisëm gyjqësor në historinë postkomuniste të Sllovakisë. Për një kohë të gjatë, askush nuk besonte madje, se ai do të zhvillohej. Sepse në muajt e parë pas vrasjes më 21 shkurt 2018, pakkush besonte, se autorët dhe porositësit e vrasjes vërtet do të viheshin në pranga.

Politika dhe kriminaliteti i organizuar – dorë më dorë

Por kjo vrasje e tronditi Sllovakinë si asnjë ngjarje tjetër që pas pavarësisë së vendit në vitin 1993 dhe i ndryshoi disa gjëra në vend. Sidomos në një pikë: askush nuk guxonte nga shteti dhe politika që të pengonte hetuesit, si ndodhte shpesh më parë për krime me sfond politik. Gazetari Arpad Soltesz, i cili drejton qendrën investigative, Jan Kuciak, thotë se “hetuesit kanë bërë punë të shkëlqyer”. Ai e sheh këtë edhe si “sukses të protestave të shoqërisë civile që ky proces po zhvillohet.”

Slowakei Mordprozess ( DW/A. Marek Pędziwol )
Porositësi i dyshuar për vrasjen, Marian Kocner

Në procesin gjyqësor në Pezinok nuk bëhet fjalë vetëm për një vrasje të tmerrshme me sfond politik. Para gjykatës ndodhet një sistem i gjithë, brenda të cilit politika dhe kriminaliteti i organizuar kanë qenë dorë më dorë me njëri-tjetrin. E kjo pak javë para zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen më 29 shkurt, që konsiderohen si shumë të rëndësishme. Rezultati i tyre do të vendosë, nëse tronditja e thellë politike pas vrasjes do të shoqërohet me ndryshime të rëndësishme politike.

Se sa të rëndësishme janë këto ndryshime, këtë e bënë të qartë për qytetarët sllovakë hetimet e muajve të shkuar dhe ditët e para të procesit gjyqësor. Që para një viti ishte ngritur akuza kundër biznesmenit 56 vjeçar, Marian Kocner, sepse me gjasë ai e kishte dhënë porosinë e vrasjes së gazetarit Kuciak. Kuciak kishte raportuar rregullisht për bizneset mashtruese të imobiljeve dhe ato financiare të sipërmarrësit. Kocner e kishte kërcënuar hapur gazetarin, por policia nuk mori masa mbrojtëse. Për pazaret e pista të Kocners vetëm hamendësohej, por se në ç’masë kontrollonte ai politikën dhe drejtësinë në Sllovaki, kjo u bë e njohur kur Dennik N. filloi të publikonte protokolle bisedash në threema të smartphone-t që përdorte Kocner. Me çdo publikim dilnin në dritë gjëra tronditëse.

Slowakei Mordprozess ( DW/A. Marek Pędziwol )

Korrupsion masiv

LEXO EDHE:  “Efektivët i kanë duart e lidhura”/ Ish-drejtori i policisë bën deklaratën e fortë

Biznesmeni kishte krijuar një rrrje të gjerë të politikanëve, zyrtarëve të lartë në qeveri, polici, gjykatës, prokurorë, gazetarë dhe punonjës të shërbimit sekret. Ai i korruptonte, si shpërblim ata fshihnin mashtrimet e tij, duke penguar hetimet apo shkruanin pozitivisht për të. Edhë në ditët e procesit janë publikuar shumë regjistrime që tregojnë sa thellë shkon korrupsioni në vend. Kështu një ish-punonjës i shërbimit sekret dhe ish-gazetar, Peter Toth që punonte për Kocner, foli hapur, se si ai me ndihmën e policëve dhe punonjësve të shërbimit sekret spiunonte një sërë gazetarësh, që i kishte vënë në fokus Kocneri, mes tyre edhe Jan Kuciak.

Slovakei Gedenken an Jan Kuciak (Reuters/David W. Cerny)Vrasja e Jan Kuciak dhe të fejuarës Martina tronditi Sllovakinë

Përshtypja e opinionit publik sllovak: realiteti politik në vend është më shumë i errët se një film i mafias. Peter Bardy, kryeredaktor i portalit aktuality.sk, ku punonte edhe Jan Kuciak, thotë se, “ajo që u bë publike muajt e fundit, do të thoshte faktikisht falimentimin e drejtësisë sonë. Nëse nuk ndryshon asgjë, atëherë ky është fundi i demokracisë.”

Nuk është ende e sigurtë, sa do të ndihmojnë zgjedhjet parlamentare në fund të shkurtit. Sidoqoftë hetimet e muajve të fundit dhe fillimi i procesit gjyqësor kanë shkaktuar stuhi në peizazhin partiak sllovak. Partia qeverisëse socialdemokrate e ish-kryeministrit Robert Fico, SMER, bashkëpërgjegjëse për këto lidhje mes politikës dhe kriminalitetit të organizuar ka humbur mbështetjen. Partitë më të reja demokratike si partia socialliberale e majtë, “Sllovakia Progresive”, PS kanë shtuar mbështetjen e elektoratit.

Por nuk ka vetëm zhvillime pozitive. Rritjen më të fortë e ka shënuar partia ekstremiste e djathtë, “Kotlebovci-LSNS” e neonazistit Marian Kotleba. Në sondazhe ajo shënon aktualisht 14%, dy herë më shumë rritje se në vitin 2016. Ajo përfiton nga pakënaqësia kundrejt politikës në vend dhe qëndrimi refuzues i të rinjve ndaj elitave politike. Politologu, Grigorij Meseznikov nga “Instituti për Çështje Publike” i përmbledh në këtë formë zhvillimet në vend. “Vendi ynë ka nevojë për ndryshime radikale demokratike.” Por ai e di, se ky proces “do të jetë një proces i vështirë.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Tërmet” politik në Gjermani/ Pasardhësja e Merkelit merr vendimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare, si edhe nga posti i kryetares së CDU-së.

Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj. Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidiumi i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.

Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa,se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”. A

LEXO EDHE:  Konflikt për motive banale?/ Artan Hoxha ngre dyshime të forta për kasaphanën në Tiranë

LEXO EDHE:  Ekzekutoi me armë zjarri babë e bir/ Ekstradohet nga Italia 28-vjeçari shqiptar

jo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë. Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet në 811 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Në Kinë numri i persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit prej momentit të shpërthimit deri më sot ka arritur në 811, duke e kaluar numrin e vdekjeve në nivel botëror të shkaktuar nga virusi SARS.

Shumë prej qyteteve janë shdërruar në qytete fantazmë gjatë dy javëve të fundit pas urdhrit të autoriteteve për t’i izoluar ato, bllokuar fluturimet dhe mbyllur fabrika e shkolla. Edhe të hënën një numër i madh vendesh pune e shkollash, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në total numri i personave të prekur nga virusi në Kinë njoftohet se është 37,198 persona. Virusi është përhapur në të paktën 27 vende e rajone të ndryshme të botës duke infektuar më shumë se 330 njerëz.

Ndërkohë autoritetet kineze njoftuan se po rritet numri i pacientëve me koronavirus që po shërohen. Sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetit, numri i përgjithshëm i personave që janë shëruar prej shpërthimit të infeksionit viral është 2649 persona. Dy ditët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të pacientëve me koronavirus të cilët janë shëruar dhe kanë lënë spitalet në mbarë Kinën.

Në provincën Anhui në lindje të Kinës, 12 persona u liruan nga spitali ditën e shtunë në disa qytete, duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

“Një numër i madh i pacientëve janë larguar nga spitali këto dy ditë, mesatarisht dy ose tre në ditë. Kjo rrit besimin tek mjekët. Shpresojmë që e gjithë shoqëria të mbështesë punën tonë për parandalimin dhe kontrollin. Kemi besim se do ta fitojmë betejën kundër epidemisë”, thotë Yang Dexiang, mjek i rrugëve të frymëmarrjes në spitalin e qytetit Tongling.

LEXO EDHE:  Krimi i rëndë në Gjirokastër/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Vrasja e trefishtë në Elbasan/ Deputeti zbulon të vërtetën e këtij qyteti

Një pacient i cili kishte ardhur në spital në gjëndje të rëndë në provincën Heilongjiang në verilindje të Kinës, la spitalin pasi testet e fundit rezultuan negative. Në qytetin Zunyi të provincës Guizhou, një pacient u largua nga spitali të shtunën pasdite pas trajtimit 13-ditor.

Lajme inkurajuese vijnë gjithashtu edhe nga provinca ishull Hainan, e cila raportoi për tre raste pacientësh të shëruar të shtunën duke e çuar në 14 numrin e përgjithshëm të tyre. Në qytetin lindor Liaocheng, të provincës Shandong, pacienti i parë u lirua nga spitali të premten.

Rajoni autonom Ningxia Hui, raportoi të shtunën 10 raste të tjera pacientësh që e kanë marër veten, duke e çuar kështu në 13 numrin e përgjithshëm të tyre. Sipas shifrave të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në të gjithë Kinën deri ditën e shtunë, rezulton të jetë 2,649 persona. /VOA 

LEXO TE PLOTE

Bota

E djathta populiste/ Një tendencë europiane në forcim

Publikuar

-

Nga

Eurodeputeti dhe kreu i partisë populiste të djathtë, AfD, Jörg Meuthen u shpreh i gëzuar për rezultatin e papritur në Tyringji këtë javë. Për herë të parë në një land gjerman u zgjodh një kryeministër me ndihmën e AfD-së. Meuthen tha për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, se partia e tij AfD, kristiandemokratët e CDU-së dhe liberalët e FDP-së krijojnë një “rreth konservator-liberal”. Ndërkohë politikani i zgjedhur i FPD-së në Tyringji si kryeministër, Thomas Kemmerich u dorëhoq nga posti, por për AfD-në mbetet suksesi i futjes në “kampin liberal-konservator”. Eurodeputeti i majtë, Martin Schirdewan e kritikoi ashpër bashkëpunimin kohëshkurtër mes CDU, FDP dhe AfD si “thyerje tabuje”. Për populistët e djathtë në Europë, që paraqesin ndërkohë grupin parlamentar të katërt më të madh, Tyringjia paraqet një hap tjetër suksesi, një simptomë e një trendi të dukshëm prej vitesh në BE.

Jörg Meuthen, AfD

Në shumë vende populistët e djathtë janë pjesëmarrës në qeveri, krijojnë grupimin më të fortë parlamentar ose i kanë dobësuar ndjeshëm partitë tradicionale. Gjermania ishte deri të mërkurën një përjashtim. Vetëm në muajt e fundit në Austri dhe Itali populistët e djathtë pësuan disa goditje. Tyringjia, megjithë dorëheqjen e Kemmerichs, duket se i jep më shumë besim AfD-së dhe grupit parlamentar populist “Identiteti dhe demokracia” (ID) në Parlamentin Europian. Krahas AfD-së aty janë të përfaqësuar edhe Lega e radikalit të djathtë, Matteo Salvini, partia austriake  FPÖ e shkundur me themel nga skandali i (i njohur si afera e Ibicës, shën red.) dhe “Asambleja Kombëtare” franceze e Marine Le Pen.

Të qenit djathtas në Austri është prej kohësh normale

Në Austri, FPÖ ka qenë e përfaqësuar disa herë në nivel qeveritar federal. Partia kristiandemokrate, ÖVP nën kreun e saj “fleksibël”, Sebastian Kurz është afruar me pozicionet e FPÖ-së dhe gati e përqafoi këtë parti. Në disa lande, po ashtu FPÖ ka qenë e përfaqësuar. Madje edhe me socialdemokratët ka pasur në landin “Burgenland” një koalicion deri në skandalin e “Ibicës” vitin e kaluar. Vitin e kaluar, atëherë kreu i FPÖ-së, Strache donte t’i shiste shërbimet politike një gjoja vajze të një oligarku. Kjo u zbulua përmes një videoje të filmuar fshehurazi. Qeveria u rrëzua dhe FPÖ u largua nga qeveria. Kreu i FPÖ-së në parlamentin austriak, Herbert Kickl i mbështeti të premten kolegët e partisë mike në Tyringji duke i quajtur zhvillimet në Tyringji si “përshtypje e një shtrembërimi total të demokracisë” që ofrojnë “të vetëemëruarit mbrojtës të gralit të shenjtë”. Kickl kishte parasysh këtu kritikën që iu bë CDU dhe FDP në Tyringji që zbutën vijën ndarëse me AfD.

Protestë populiste kundër ndërtimit të xhamisë në Köln, (30.03.2016)

Në Itali nuk ka drojë

Edhe në Itali kufijtë ndarës me kristiandemokratëve, konservatorëve dhe radikalëve të djathtë kanë rënë prej kohësh. Partia nacional-konservatore, “Forza” e Silvio Berlusconit punon hapur me populistët e djathtë të Legas dhe neonazistët e “Fratelli d’Italia”. Të treja partitë duan në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë si aleancë e djathtë mbi kampin e majtë të populistëve të “5 Yjeve” e socialdemokratëve. Lega e Matteo Salvinit ka bashkëqeverisur në Romë. E Salvini vazhdon të jetë shumë popullor, edhe pse zgjedhjet rajonale në rajonin e Emilia Romagnas i humbi me distancë të vogël votash. “Thyerja e tabusë” ka ndodhur prej vitesh në Itali. Në Itali qytete, komuna e rajone të tëra qeverisen nga populistët e djathtë.

LEXO EDHE:  Krimi i rëndë në Gjirokastër/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Basha takim me krerët e degëve/ Realiteti i drogës po vë në rrezik integrimin

Populistët e djathtë të forcuar

Në Francë partia e Marine Le Pen, “Asambleja Kombëtare” pret që të fitojë ndjeshëm në zgjedhjet komunale në mars. Le Pen që e ktheu Frontin Nacional në “Asamble Kombëtare” ka kohë që ka hyrë thellë në kampin liberal-konservator. Partitë e dikurshme konservatore janë zvogëluar. Le Pen synon që nga bashkitë të ngjitet në pushtet në nivel kombëtar. Në vitin 2022 ajo synon të jetë presidente e Francës e do të dalë kundër Emmanuel Macron në zgjedhje. Një zgjedhje si në Tyringji nuk do të shokonte askënd në Francë. Në Spanjë konservatorët dhe populistët e djathtë të Vox bashkëpunojnë në Andaluzi. Në nivel kombëtar, Vox është forca e tretë politike në vend dhe vazhdon të depërtojë në kampin konservator. Në Holandë, kryeministri liberal, Mark Rutte ka dy parti populiste pas vetes. Në Belgjikë, vend që prej 14 muajsh pa qeveri, sipas sondazheve, nacional-konservatorët flamandë të “Vlams Belang” dalin partia më e fortë. Në Finlandë populistët e djathtë janë vetëm pak pikë pas socialdemokratëve në vendin e dytë, më parë ata kanë qenë edhe në qeverisje. Lista vazhdon. Në Zvicër, Poloni, dhe Hungari nacionalistët dhe populistët qeverisin me shumicë të qartë. Kampi “liberal konservator” në këto vende ka kohë që është dobësuar.

Protestë kundër kongresit të AfD-së në Köln (22.42017), dhe Björn Hocke, të njohur si radikal i djathtë në AfD – Parrullat që lexohen “Jo urrejtjes kundër myslimanëve” dhe “Kurrë më- asnjë skenë për AfD”

Tani edhe Gjermania?

Tani edhe Gjermania? AfD, që filloi karrierën politike si parti euroskeptike në kohën e krizës financiare dhe që është zhvendosur gjithnjë e më djathtas si parti kundër migracionit është ndërkohë partia më e fortë opozitare në Bundestag. Një pjesëmarrje në qeveri në një land si Tyringjia duket si “një avari teknike”, të cilën CDU dhe FDP duan ta riparojnë. Kryeministri që u ngjit në post me votat e AfD është dorëhequr, parlamenti mund të shpërndahet. Në plan afatgjatë mund të ndodhë që edhe Gjermania të ndjekë trendin që ka kohë që është realitet në Europë. Partitë e mëdha popullore janë ose duke humbur ndjeshëm elektorat ose po humbasin nocionin parti popullore. Skajet politike, sidomos ai i djathtë janë forcuar. Dështimet si në Austri apo Itali vetëm e ngadalësojnë këtë zhvillim, por duket se nuk e ndalin./DW

LEXO TE PLOTE