Connect with Us

U kap me 1 ton lëndë narkotike dhe u la i lirë/ Artan Hoxha tregon kush e shpëtoi bosin e drogës

Kronika

U kap me 1 ton lëndë narkotike dhe u la i lirë/ Artan Hoxha tregon kush e shpëtoi bosin e drogës

Publikuar

-

Gazetari investigativ Artan Hoxha ne nje studio televizive

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar mbrëmjen e sotme, pamjet filmike të arrestimit të bosit të drogës Altin Hajri, më datë 26 janar 2017.

Por pavërsisht arrestimit, dhe kapjes me mbi një ton lëndë narkotike në vitin 2017, ai është lënë i lirë, vetëm disa orë më vonë. Kjo sipas Hoxhës, me urdhër nga lart.

Këto fakte, Hoxha i bëri publike në Report Tv, ndëra ka reaguar dhe në rrjetet sociale, ku ngre pikpyetje kush e liroi pas arrestimit, bosin e drogës, Altin Hajri.

“Ja pra qe nuk eshte e vertete se nuk eshte “arrestuar kurre” ky Hajri qe i shpetoi prape arrestimit nga RENEA ne Shijak, por puna eshte kush e liroi kur e arrestuan?!!!”, shkruan Hosha në reagimin e tij.

Më herët Hoxha, përmendi edhe lidhjet e forta të fisit Hajri me poltikën dhe disa pazare në fushatën elektorale të vitit 2016.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha ironizon Ramën-Bashën-Metën/Kalorës të fytyrës së vrerosur!

Hajri akuzohet si drejtuesi i grupit që rrëmbeu dhe më pas zhduku kufomën e Jan Prengës, duke i shpëtuar dhe operacionit të Reneas në kompleksin “Gold” në Shijak./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia kërkonte hajdutin / Kapet mat adoleshenti shqiptar me 5 mijë euro kokainë me vete

Publikuar

-

Nga

Policia italiane arreston shqiptarin

Policia italiane ka arrestuar një 17 vjeçar shqiptar pasi u kap me një sasi kokaine me vete.

Raportohet se kapja e tij u bë në stacionin Vado Ligure ku karabinierët po ushtronin kontroll në stacionin hekurudhor dhe zonat përreth pasi ishin vënë në kërkim të një të riu hajdut i cili i kishte vjedhur një zonje të moshuar një sasi eurosh.

Por ndërsa kërkonin hajdutin ata vunë re sjelljen e dyshimtë të adoleshentit shqiptar që po hipte në autobus. Ai ju nënshtrua kontrollit policor dhe rezultati justifikoi nervozitetin e tij pasi iu gjetën 50 gram kokainë e pastër.

LEXO EDHE:  Arrestimi i bujshëm i 3 inspektorëve/Jep dorëheqjen drejtori, mesazh Ramës

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Një çështje është ajsberg, do ketë zhvillime

Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e më shumë se pesë mijë eurove./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqipëria “e blinduar” nga policia / Kontrolle të befasishme në gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.
Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

LEXO EDHE:  Arrestimi i bujshëm i 3 inspektorëve/Jep dorëheqjen drejtori, mesazh Ramës

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish-drejtorëve të rrugëve/ Artan Hoxha: Po të shtrydhen mirë "llogaritarët" do të...

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Aksident i frikshëm në Tiranë, përplasen tre makina

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.  Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kthesës së Kamzës, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira nv aksident.


LEXO TE PLOTE