LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti kthen panikun tek qytetarët/ Luljeta Bozo: Pasgoditjet do të vijojnë

29 Janar 2020, 17:08, Sociale CNA
Tërmeti kthen panikun tek qytetarët/ Luljeta Bozo: Pasgoditjet do

Inxhinieria Luljeta Bozo, e ftuar në rubrikën ?Opinion? në News 24, ka dhënë disa këshilla të vlefshme, lidhur me sitatën nga tërmeti.

Ajo tha se lëkundja e mbrëmshme e tërmetit në orën 21:15 minuta ishte një pasgoditje dhe të tilla do të vazhdojnë ende për një kohë të pacaktuar.

?Toka asnjëherë nuk ka për të gjetur paqe sepse kështu është i ndërtuar planeti ynë dhe sistemi diellor i ka këto. Janë fenomene shumë të zakonshme brenda rruzullit tonë tokësor. Rruzulli është i përbërë nga jonosfera që çlirojnë energji të jashtëzakonshme dhe kjo energji shkon drejt pjesës sipërfaqes ku ndodhet korja tokësore. Kjo kore është këputur dhe janë krijuar 6 pllakat e famshme. Janë fenomene që ndodhin vazhdimisht. Është normale që gjithë kjo energji që grumbullohet kur është në një sasi të madhe dhe e gjen zonën të dobësuar në sipërfaqe ndodhin.
Kjo është normale dhe këtë insistoj në takime me njerëzit. Duhet të bësh shumë në aspektin e edukimit. Këta që janë sot 40 vjeç nuk e kanë përjetuar dhe iu duk qamet i madh. Ne jemi në një territor që është shumë sizmik.

21 shtatori ishte një lloj paralajmërimi. Para se të ndodhte pati një lloj paralajmërimi. Kjo energji nuk çlirohet dot menjëherë, do kohën e vetë. Varet nga shumë aktorë. Në çfarë thellësie çlirohet, sa është çarja tektonike. Ne kemi zonën e Mesdheut ku bien 25% e tërmeteve. Nga studimet që kanë bërë sizmologët tanë, ata parashikuan që tërmetet si i 1979 përsëriten pas 40 vitesh, tërmete të kësaj natyre. Se territori ynë ka pasur dhe tërmete shumë më të fuqishme. Qameti është nëse ne nuk marrim masa që të mbrohemi. Tërmeti i 21 shtatorit mund të ishte një paralajmërim. Çfarë janë pas 26 nëntorit janë pasgoditje. Nëse shikoni kurbën, të gjitha kanë vlerën më të vogël se ai?, theksoi zonja Bozo.

Sipas saj, më të rrezikshme për strukturat janë lëkundjet horizontale. ?Vertikalja është në epiqendër. Sa më simetrike të jetë planimetria aq më i sigurt është objekti. Nëse hyn në përdredhje struktura është shumë e rrezikuar?, u shpreh ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga