LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me tenderin e Bashkisë/ “Dritan Leli kërcënon juristët, për llogari të prefektit”

29 Janar 2020, 16:45, Denoncim CNA

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një zyrtari të Bashkisë Vlorë, i cili denoncon kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli.

Sipas denoncuesit, Leli po kërkon që tenderin për sigurinë e institucionit në vlerën 1 milion euro, t?ia japë kompanisë që drejtohet nga Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, duke ushtruar presion ndaj zyrës që merret me tenderimin në Bashki.

?Denoncon marrjen e tenderit te bashkise nga prefekti i VLORES

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor Berisha!
Ju uroj nje vit te mbare. Jam nje jurist ne bashkine e vlores dhe dua te ndaj me ju nje shqetesim. Qeveria shqiptare ka nxjerr nje VKM qe te gjitha sherbimet e ruajtjes se institucioneve do t?i marre shoqeria Illyrian Guard, deri ketu jemi ne rregull, pasi nuk dua te futem me shume ne qellimet e erreta te saj. Problemi im dhe i kolegeve te mij eshte qe kemi mbi nje muaj qe jemi ne stres dhe nen presionin e kryetarit te bashkise Dritan Leli, i cili na kerkon me cdo kusht qe tenderin e rojeve te bashkise ta marre kompania F.P. Mamaj, qe eshte kompania e prefektit Flamur Mamaj. Kete kompani tani e administron gruaja e prefektit. Ai na thot zgjidheni si te doni, tenderin duhet ta marre patjeter Flamuri. Tenderi eshte 1 miliard leke dhe Dritan Leli kerkon qe keto leke tja jap Flamur Mamaj sepse i ndajne bashke. Jemi ne nje stres te madh, pasi nuk dime si te veprojme ne kete rast, pasi VKM-ja e thot qarte qe kete sherbim duhet ta marre sh.a. Illyrian Guard qe eshte kompani shteterore.
Ju lutem denoncojeni kete afere te turpshme!
Respekte per ju!?

 

Lajmet e fundit nga