LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Robert Rakipllari përfshihet në skandal/Miliona nga konflikti i interesit?!

29 Janar 2020, 16:08, Denoncim CNA
Robert Rakipllari përfshihet në skandal/Miliona nga konflikti i

Gazetari i kthyer në analist, emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Informacionit dhe Programacionit në News 24, Robert Rakipllari kapet në konflikt të hapur interesi me institucionet publike.

Njeriu i cili kërkon llogari dhe bën moral në ekrane e media, kapet në konflikt interesi dhe duhet minimalisht të shkarkohet nga detyra dhe të ktheje lekët që ka marrë në detyrën publike.

Skandali

CNA.al ka kryer një investigim të plotë mbi procedurën e zgjedhjes dhe konfliktin e interesit, që përbën një skandal për rastin e gazetarit ?besnik? të Irfan Hysenbelliut. Robert Rakipllari në vitin 2015, ka kandiduar dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar (KDRTSH). Procedurë e cila kërkon plotësimin e disa dhjetra kritereve dhe marrëveshje mes palëve politike, pasi përveç kriteteve të garës në Komisionin e Medias kryhet edhe procedura e skualifikimit nga grupet parlamentare që kanë anëtarët e tyre në komision.

Robert Rakipllari është zgjedhur si përfaqësues i opozitës dhe në atë kohë ka qenë kryeredaktor i Gazetës Panorama. Në zgjedhje nuk ka konflikt interesi.

Rakipllari ka marrë detyrën e tij pas zgjedhjes në Kuvend në datën 30 prill 2015 dhe botimit në fletoren Nr.77 po të vitit 2015 (në foto publikimi). Më pas ai është zgjedhur edhe nën/kryetar i KDRTSH duke përfituar disa dhjetra milionë lekë në gati 5 vite si i zgjedhur në Këshill.

Në gusht të vitit 2019, Robert Rakipllari nga kryeredaktor i gazetës ?Panorama? është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Informacionit dhe programacionit të News 24 në Fokus Group ku futen ?News 24?, Gazeta Shqiptare dhe ?Balkanweb?.

Në titrat e televizionit ?News 24? sic duket në video Rakipllari është Drejtor i Përgjithshëm i Informacionit dhe programacionit, pra nën/kryetari i KDRTSH është Drejtori i një televizioni privat, një konflikt i pastër interesi që fillon të paktën 6 muaj më parë.

Robert Rakipllari është të paktën 6 muaj në konflikt interesi si nën/Kryetar i KDRTSH edhe pse është Drejtor i një televizioni privat./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga