LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rindërtimi pas tërmetit kërkon mbi tre vite kohë/ Eksperti i ekonomisë mesazh qeverisë

29 Janar 2020, 09:34, Politikë CNA
Rindërtimi pas tërmetit kërkon mbi tre vite kohë/ Eksperti i

Eksperti i njohur i ekonomisë Selami Xhepa vlerësoi se procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kërkon më shumë se tre vite kohë.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Xhepa tha se ? Ky është një proces që do të kërkojë më shume se tre vite. Pjesa e popullsisë që do të arrijë të sistemohet brenda kësaj periudhe do të varet nga fakti se sa qeveria vet do të jetë angazhuar për t?iu përgjigjur me një stimul ekonomik më shumë se sa donatorët.?

Për Selami Xhepën në procesin e rindërtimit rolin kryesor duhet ta mbajë qeveria dhe jo donatorët e huaj.

?Ndërsa rolin e donatorëve e shoh më shumë në vitin e dytë dhe të tretë. Por kjo do të varet thellësisht nga sa aktive do të jetë qeveria. Ndoshta 30 % e të pastrehëve mund të sistemohen brenda kësaj periudhe duke parë që programi i rindërtimit po mbështetet nga donatorët.?

Nga ana tjetër, gazetari i Ekonomisë, Emirjon Senja tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se qeveria do të detyrohet të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit në pranverë për shkak të faturës së rindërtimit.

? Nga prilli nga maji do ndryshojë buxheti që u bë sepse në momentin që u hartua s?kish rënë ende tërmeti dhe nuk u parashikua siç duhet, duke marrë parasysh dhe faktin që nuk është marrë në konsideratë edhe ndikimi që do të ketë tërmeti se ra në një zonë turistike. Gjasat janë që do ndikojë shumë edhe në aspektin e turizmit që ka ndikim në rritjen ekonomike të vendit.?-tha gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga