LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonin me armë e silenciator me vete/ Ndjekja si nëpër filma e të rinjve në Tiranë

29 Janar 2020, 08:57, Kronika CNA
Qarkullonin me armë e silenciator me vete/ Ndjekja si nëpër filma

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë shtuar kontrollet, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, por dhe dyshimit të krijuar nga shërbimet e Policisë “Shigjetat” për lëvizjet e kryera nga një drejtues mjeti me automjetin e tij në momentin që ka parë forcat e Policisë, atij i është dhënë shenjë për të ndaluar, me qëllim ushtrimin e kontrollit fizik të personave dhe të automjetit, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen.

Forcat ?Shigjetat? janë vënë në ndjekje të automjetit tip “BMË”. Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat ?Shigjetat?, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.

Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të dy personave që udhëtonin me këtë automjet. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre, konkretisht:
– E. Z., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– E. A., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë;

Në vendngjarje grupi hetimor gjati dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarak dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, të kryera në bashkëpunim./CNA.al

Lajmet e fundit nga