LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohet dokumenti/ Kampusi i Ri i Universitetit të Tiranës dhe ai i Arteve jepen me koncesion

29 Janar 2020, 09:30, Politikë CNA
Publikohet dokumenti/ Kampusi i Ri i Universitetit të Tiranës dhe ai i

Një dokument i publikuar në Fletoren Zyrtare konfimron se Kampusi Universitar do të jepet me koncesion.

Sipas këtij dokumenti , Bashkia e Tiranës është vendosur si autoritet kontraktor për të ndërmarrë e për të zhvilluar procedurat për dhënine me koncesion projektet: ?Ndërtimi i Kampusit të Ri të universitetit të Tiranës?, ?Ndërtimi i godinës të Universitetit të Arteve? dhe ?Ndërtimi i Korpusit të policisë së Shtetit?.

Disa javë më parë Partia Demokratike denoncoi që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

?Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij! Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet?, thuhet në reagimin e PD, pas pubilikimit të dokumenit të Fletoren Zyrtare./CNA.al

Lajmet e fundit nga