Connect with Us

Pengmarrja në Kamëz/ Artan Hoxha zbërthen lidhjet politike të mafiozit Altin Hajri

Kronika

Pengmarrja në Kamëz/ Artan Hoxha zbërthen lidhjet politike të mafiozit Altin Hajri

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja nga pengamarrja dhe më pas vrasja e 49-vjecarit Jan Prenga.

Ndërsa policia ka arrestuar 5 pjestarë të familjes Hajri, të dyshuar për ngjarjen,  Hoxha deklaroi se Altin Hajri i cili ka histori të gjatë në trafikun e lëndëve narkotike, ka patur mbështetje të fortë politike.

“Jan Prenga nuk është emër i ekspozuar për autoritetet tona, ndërsa familja Hajri ka patur avantazh se nuk ka qenë i ekspozuar në ngjarje me pengmarrje, por ka histori të gjatë në trafikun e lëndëve narkotike. Është një nga emrat që italianët e kanë mbajtur në mbikqyrje. Altin Hajri është shpallur në kërkim, pasi janë kapur mbi 1 ton lëndë narkotike. Ky e merrte vetë në Afganistan dhe e shpërndante në Itali, por çuditërisht nuk u kap dhe u hoq kërkimi ndërkombëtar. Kishim fushatën e zgjedhjeve të 2017, kemi parë përgjime të shumë personazheve të botës së krimit dhe lidhjet me politikën. Grupi Hajri ka qenë i përfshirë në koalicionin me një nga partitë që qeverisnin vendin. Policia e Shtetit në atë kohë ka kërkuar të veprojë por ka patur pengesa, Adriatik Llalla ishte në atë kohë Prokuror i vendit.

LEXO EDHE:  Kalonte emigrantë të paligjshëm përtej kufirit/ Pranga 39 vjeçarit në Kamëz

Para fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka bërë një operacion, ka ndodhur një ngjarje më shkëmbin zjarri në Shijak, pas vëzhgimeve policia ka organizuar arrestimin e tij në mënyrë sekrete dhe e kanë prangosur. Vetëm disa orë më vonë është ndërhyrë dhe është kërkuar që ky person të lirohet, më vonë është shkarkuar drejtori i policisë.

Këta nuk janë njerëz që kanë dalë papritur, ky grup është fuqizuar kaq shumë sepse ka patur mbrojtje politike. Të rrëmbesh një person në mes të Kamzës gjatë ditës dhe ta zhdukësh atë, e të mos gjendet as gjurmë e asgjë, e bën dikush që është i sigurt që nuk do të ndiqet. Ky që ne i themi bossi i krimit, 5 djem të policisë e marrin atë bossin dhe e zvarrisin. Edhe pse me gjithë këmbënguljen e Policisë së Durrësit ai është liruar shumë shpejt”, tha më tej Hoxha në emisionin “Byro Politike”./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia kërkonte hajdutin / Kapet mat adoleshenti shqiptar me 5 mijë euro kokainë me vete

Publikuar

-

Nga

Policia italiane arreston shqiptarin

Policia italiane ka arrestuar një 17 vjeçar shqiptar pasi u kap me një sasi kokaine me vete.

Raportohet se kapja e tij u bë në stacionin Vado Ligure ku karabinierët po ushtronin kontroll në stacionin hekurudhor dhe zonat përreth pasi ishin vënë në kërkim të një të riu hajdut i cili i kishte vjedhur një zonje të moshuar një sasi eurosh.

Por ndërsa kërkonin hajdutin ata vunë re sjelljen e dyshimtë të adoleshentit shqiptar që po hipte në autobus. Ai ju nënshtrua kontrollit policor dhe rezultati justifikoi nervozitetin e tij pasi iu gjetën 50 gram kokainë e pastër.

LEXO EDHE:  Surprizat e Klement Balilit/ Tronditet skena politike shqiptare?

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon detajet e grabitjes së Postës sekrete

Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e më shumë se pesë mijë eurove./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqipëria “e blinduar” nga policia / Kontrolle të befasishme në gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.
Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

LEXO EDHE:  Zbardhen të tjera detaje nga pengmarrja në Kamëz/ Prangosen tre persona, në kërkim shtatë të tjerë

LEXO EDHE:  E rëndë në Kamëz/ 22 vjeçari abuzon seksualisht me vajzën e mitur

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Aksident i frikshëm në Tiranë, përplasen tre makina

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.  Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kthesës së Kamzës, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira nv aksident.


LEXO TE PLOTE