LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Tanush Çaushi/ Siguria në punë, vetëm Qeveria nuk mban përgjegjësi?

29 Janar 2020, 12:37, Opinione CNA
Nga Tanush Çaushi/ Siguria në punë, vetëm Qeveria nuk mban

Një nga ligjet e njohura të Mërf thotë: ” Një gjë e nisur keq, do bëhet edhe më keq”

Sapo ndodh një tërmet, aksident në punë apo krim, dalin në pah arrestimet e menjëhershme spektakolare të përgjegjësve të nivelit të ulët, por asnjëherë nuk diskutohet për përgjegjësit e vërtetë.

Debatet edhe të opinionistëve dhe analistëve fokusohen vetëm tek “fakir fukarai”. Askush nuk flet për “Again”. Le të flasim pak dhe për “Again”.

Nuk fokusohet debati publik tek rrënja e problemit, por tek “bishti i kavallit”. Kjo ndodhi edhe për arrestimet e tërmetit, por edhe raste të tjera që kanë ndodhur së fundmi.

Rasti i fundit më i freskët ështe fjala për aksidentin e fundit për kushtet e sigurisë në punë në Durrës. Në mënyrë të natyrshme lindin shumë pyetje të rëndësishme që shtrojnë çështje që kërkojnë zgjidhje dhe që mendoj duhet të fokusohet debati publik:

– Sipas legjislaciomit të ndërtimit në fuqi është pikërisht Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik Vendor e deri ai Qëndror që janë përgjegjës për kontrollin e zbatueshmërisë së kushteve të sigurisë në punë. Ku ka qenë ky Inspektoriat, kur Investitorët e pallateve nuk lejojnë zbatimin e kushteve të sigurisë në punë? A duhet që ky institucion të prangoset dhe të dënohet se nuk ka kryer detyrën?

– A e kontrollon Inspektoriati zbatueshmerinë e kushteve të Sigurisë në Punë? A është ai përgjegjës për këtë gjë? Kush ja vuri në pah përgjegjësitë?

– Sipas legjislacionit për Drejtuesin Teknik, ai është thjesht një i punësuar pafuqi dhe rrogëtar dhe jo partner me ndërtuesin. Ndërkohë që kur vjen puna për llogaridhënie i kërkohet njëlloj. Ndërkohë Inxhinieri është i detyruar ti nënshtrohet kushteve të Ndërtuesit për hir të sigurimit të ” bukës së gojës”. E njëjta gjë dhe Supervizori dhe Kolaudatori. A duhet ndryshuar ky ligj? A duhet forcuar roli i Drejtuesit Teknik, Supervizorit, Kolaudatorit?

– Manuali Sigurisë në Punë është i papërditësuar që prej viteve 90. A duhet bërë me kushtet bashkëkohore? Pse nuk del në pah kush është përgjegjës për këtë?

– A ka një Raport sa është zbatueshmëria e Kushteve të Sigurisë në Punë?

– Cilat janë masat që janë marrë nga Qeveria për të përmirësuar këto kushte?

– A mban përgjegjësi qeveria, Ministria përkatëse për moszbatimin e kushteve?

Duke shpresuar se Analistët, Opinionistët dhe gazetarët të fokusohen tek Çështjet që çojnë tek zgjidhja e problemit dhe jo për ” mustaqet e Çelos”, shpresojmë që ligji i Mërf mos të vlejë në këtë rast.

Le të fokusohemi si mund të përmirësojmë punën e Përgjegjësit të vërtetë dhe jo thjesht të marrim disa “koka turku” pa vlerë.

Lajmet e fundit nga