Connect with Us

Nga Altin Goxhaj/ Për t’i thënë ndal propagandës antiamerikane dhe shpifjeve sorosiane kundër planit amerikan të paqes Serbi-Kosovë!

Opinione

Nga Altin Goxhaj/ Për t’i thënë ndal propagandës antiamerikane dhe shpifjeve sorosiane kundër planit amerikan të paqes Serbi-Kosovë!

Publikuar

-

Nese keta lulzimsat mediatike dhe te FB qe ka ndersy Lyl Sorosi (natyrisht dhe gjithe mercenaret e Soros mavi dhe ylberist qe heshten bashke me ta ne 2018) per te shpif kunder Trump sikur “Plani Amerikan per Kosoven synon cenimin e trojeve te Kosoves”, te na jepnin vec nje fakt te vetem une do t’u kerkoja ndjese publike dhe do bertisja edhe une me shume se ata! I vetmi autor dhe lobues me miliona dollare i nje skenari per copetimin e Kosoves eshte Soros!

Sic e kemi zbuluar ekskluzivisht nen censure te plote mediatike (kuptohet pervec FAX NEWS) qe ne fund Korriku 2018 qe ideatori dhe skenarist ishte Fondacioni Soros dhe zbatues ishin Alex Soros, EDvEr Sorosi, Thacic dhe Vucic, te gjithe keta lulzimsa dhe sorosiste shpifes sot atehere heshtnin dhe bubrronin per te fshehur skandalin nderkohe qe Lyl Sorosi nuk e tha nje gjys llafi gjithe 2018 per kete akt te rende dhe kriminal tradhetie!

Sot gjithshka bazohet ne shpifje dhe burime te drejtperdrejta te jenicereve te Soros! E verteta eshte qe SHBA (por jo shqiptaret) eshte e shqetesuar per ritmin e tmerrshem te hemoragjise se C’NJOHJEVE qe ka nidsur prej 1 dekade dhe po pershpejtohet ne OKB nga shume shtete qe dikur e njohen por nen presionin dhe lobimin e Rusise dhe Kines po ndikojne cdo dite qe ta kthejne mbrapsht procesin e njohjes se Pavaresise se Kosoves!

Dhe duke pasur parasysh dobesimin e faktorit shqiptar dhe forcimin e atij serb por edhe fuqizimin ne rritje te influences globale te Rusise dhe Kines ne arenen nderkombetare e ardhmja e Kosoves mund te vihet ne dyshim nese nuk ndalon me urgjence procesi i hemoragjise se c’njohjeve te njohjeve te vjetra dhe frenimi pergjithmone i njohjeve te reja! Avancimi i Serbise para shqiptareve per t’u bere anetar i BEse mund ta bllokoje pergjithmone integrimin europian te Kosoves!

Ndaj SHBA synon mbylljen e nje mareveshje te njohjes Kosove-Serbi ku nuk ka asnje shkembim trojesh (pervecse ne mashtrimin e klysheve te Soros) qe Kosova te njihet pergjithmone nga Serbia dhe te vendoset paqja nje here e pergjithmone ne Ballkan! Dhe aleati yne i vetem ne planet, eshte gati te paguaje miliarda per Serbine vetem e vetem qe ai t’a njohe Kosoven! Nderkohe gjithe plehrat e Soros, Rilindjes dhe Lylit ne Shqiperi dhe Kosove po hedhin balte dhe shpifje sipas urdherit te Soros! Sps nje Mareveshje Paqeje Kosove-Serbi do ndikonte ne favor te Trumpit ne SHBA dhe zagaret e Soros nuk mund t’a tolerojne kete fakt!

Shqiptaret nuk e dine se Pavaresia e Kosoves eshte nje akt unik dhe “mision imposible” ne boten e pas Luftes se Ftohte, nje mrekulli qe SHBA ja dhuroi shqiptareve duke kapercyer cdo pengese dhe duke iu kundervene ballas apo underground gjithe botes ne nje dekade derisa ja dolen! Shqiptaret nuk ja kane idene se nuk ua meson kush se ajo qe ka bere SHBA per Kosoven eshte nje nga veprimet me pak me leverdi dhe me aq shume kosto per SHBA por e bene se ne jemi te bekuar dhe me fat qe kemi ne krah nje aleat si SHBA!

100 vjet me pare, ish Kryeministri Jugosllav Nikolla Pashic i shpjegonte Venizellos se “Serbia e pranon nje Shqiperi te Pavarur me kushtin qe ajo te jete nje vend i palumtur dhe i dobet! Por duhet te kemi shume frike se nga deshperimi shqiptaret mund te gjejne nje aleat te fuqishem dhe pastaj ne do rrezikonim gjithshka!” Dhe Pashic ishte njeri i mencur dhe dinte se cfare fiste! Ai e dinte se ishte Presidenti Wilson ai qe hodhi ne ere planin Serbo-Grek (te mbeshtetur nga fuqite e medha) dhe qe prej asaj kohe nje nga objektivat kryesore te Serbise ne 100 vjet ishte te mos i lejonin shqiptaret me diversantet e tyre ne Shqiperi qe te afroheshin me SHBA dhe qe prej 8 Nentorit 1941 kur moren ne dore drejtimin e Shqiperise i vetmi objektiv i tyre nepermjet mercenareve te tyre ne Shqiperi ishte te pengonin afrimin e Shqiperise me SHBA! Kjo mundesi u nderpre me renien e Diktaturesd por u ringjall kur Soros iu afrua Serbise pas fitores se Trump!

LEXO EDHE:  Detaje të reja për masakrimin e 31-vjeçarit nga policia e Korçës

Por sot shqiptaret kane harruar gjithshka dhe propaganda antiamerikane e sponsorizuar nga Soros qe kur fitoi Trump duke vene ne levizje gjithshka dhe gjite jeniceret e Soros ne politike majtas djathtas, media dhe shoqeri civile, mundohet ti armiqesoje shqiptaret me SHBA duke kryer nje akt vetevrasje kolektive! Kete po bejne sot gjithe Networku Soros ne Shqiperi dhe Kosove por edhe ata jashte sic ishte rasti i Carl Bild i njohur si mercenari mavi i Soros i cituar si njeriu i tij i besuar ne dokumentat e zbuluar nga WikiLeaks!!!

Kjo Propagande AntiAmerikane qe po ndodh si ne Tirane dhe Prishtine dhe duhet te ndaloje tani! Naivet te reflektojne, ndersa mercenaret e Soros te etiketohen si tradhetare!

MOS HARRONI, PO TE MOS ISHTE SHBA, SHQIPTARET DO TE PERFUNDONIN SIU KURDET! Dhe SHBA jane i vetmi vend ne planet qe ka prioritet me shume shqiptaret se serbet! Dhe Plani Amerikan i Paqes Kosove-Serbi i prezantuar nga Ambasadori Grenell jo vetem qe nuk ka asnje shkembim trojesh por mbi te gjitha i jep Kosoves garancine e vetme per tu anetaresuar ne BE dhe NATO pa u penguar dot as nga Serbia dhe askush tjeter!

P.s. Pyetjes se pse Lyl Sorosi me jeniceret e tij pse eshte i perfshire ne kete propagande antiamerikane dhe antiTrump dhe cfare leverdie ka, kemi kete pergjigje te perseritur:
Lyl Sorosi ka mision si diversant i Soros qe ta zhbeje Opoziten, dhe ta fuse PD ne listen e zeze te SHBA para kalljes nendhe, si e vetmja mundesi qe Rilindja dhe EDvEri te mbijetojne si nje e Keqe e mbetur dhe e shkuar perballe riciklimit te nje te Keqe te re te ardhme!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Përgëzime, Alketa! U ndeshe me një lukuni bashkëpatriote që priste të dështoje”

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllum Kulla

-Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurrorëzove një ambicje të bukur dhe e bëre atë më së miri.
Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.

Ti u ndeshe me keqdashës italjanë, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua.
Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!
Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin. Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje.

Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato. Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.

Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan. Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.

LEXO EDHE:  Aktivisti i Shoqërisë Civili jep të dhëna të tjera, nga vizita e Alex Soros në Tiranë

LEXO EDHE:  Aktivisti i Shoqërisë Civili jep të dhëna të tjera, nga vizita e Alex Soros në Tiranë

Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla. M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin. Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit…

Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt. Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të sukseshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.

Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.
Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty.
Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Luçiano Boçi/ Vrasja e mësuesit

Publikuar

-

Nga

Mësuesit e shkollës në Krahës të Tepelenës, humbën jetën rrugës së kthimit, pas ndarjes me nxënësit e tyre. Ngjarja e rëndë tronditi familjarët, por dhe kolegët e fëmijët e shkollës. Ata ishin në krye të detyrës fisnike. Pas hutimit të parë prej dhimbjes, prita që dikush të reagonte. Prita se mos Besa qëllonte fjalët e duhura, se mos përmendte ndonjë vlerësim për ta, për punën e tyre plot mund e sakrifica, të shoqëruar me një mea culpa për lënien e kujdesit ndaj tyre krejt pas dore, për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë, por kjo nuk ndodhi.

Dhe tani që po hedh këto rreshta postimi i saj i fundit në FCB, është një foto e qeshur në një takim që gjithkush do ta kishte zili, i bërë të premten në 18.03, vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tragjedia. Ironikisht, Ministrja na ishte “hapur” para ambasadores së sapoardhur të SHBA-së për të ashtuquajturat reforma madhështore në arsim, që vetëm atë ditë, për shkak të mënyrës skandaloze dhe përçmuese të trajtimit të mësuesve, kishin sjellë për pasojë vdekjen e dy mësuesve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Nuk e di nëse këtë tragjedi e ka ndarë si ngushëllim me ambasadoren, por fotot e postuara pak të bindin ose më mirë aspak.

Shpresova mos Rama, që e mban veten për fjalaman dhe Kryeministër që “vdes” për mësuesit, do kishte shkruar dy gisht status për vdekjen e tyre tragjike për shkaqe shtetërore. Por dhe tek ai asnjë fjalë për dy “heronjtë”, se për mua janë të tillë. Postimet e fundit ishin për një depo farmaceutike me kokë të kuqe dhe një copë pamje nga një zonë në Vlorë me një ndërtesë krejt e ngjyer në rozë e vetëm kaq. Por nuk kishte harruar ndërkohë që në cover të vendoste një foto të tij të përzgjedhur me disa fëmijë dhe mbi të sloganin “TiNukDoJeshKurrëVetëm”. Cinike. Po nxënësit e mësuesve të vrarë nga babëzia e pushtetit pse janë lënë vetëm në humbjen e tyre?  Po familjarët e kolegët pse u lanë vetëm në dhimbjen e pamatë dhe u braktisën? Pse Rama dhe Besa nuk kanë asnjë fjalë për përgjegjësinë e tyre në këtë tragjedi?

Përkundër kësaj kudo kanë vendosur dhe balsamosur heshtjen, sipas parimit shpëtues heshtja është flori. Heshtje për mësuesit që lanë me kokën pas familjarët dhe nxënësit e tyre. Një heshtje varri për humbjen e dy mësuesve, apostuj të dijes dhe të dritës. Një heshtje e cila kërkon të fshehë gjurmët e një krimi dhe tragjedie që implikon drejtpërdrejtë ata vetë, fajtorët që fshihen pas buzëqeshjeve të stisura dhe propagandës marramendëse. Një heshtje që është në vazhdën logjike të gjitha vrasjeve që i janë bërë mësuesve përgjatë këtyre viteve. Ditë për ditë. Vendim pas vendimi.

Humbja e jetës së dy mësuesve në aksidentin tragjik dhe plagosja e dy të tjerëve, sado të hyjë tek rastësitë aksidentale, nuk është aspak e tillë. Ngjarja është një skenë krimi qeveritare e paralajmëruar më parë. Mësuesve jua mori jetën jo fati i keq apo i mbrapshtë. Ishte papërgjegjshmëria, neglizhenca dhe babëzia e zyrave shtetërore që fillojnë nga Kryeministri, vazhdojnë me ministren e Bashkinë e mbarojnë me Zyrat arsimore.

LEXO EDHE:  Video Fakt- Si i shtohen votat PS nga komisionerët e Republikës së Re/Urdhri i Bashës

LEXO EDHE:  Denoncimi i avokatit/ Ja si reklamohet Veliaj në Evropë me faqe të blera

Atë ditë mësuesit që nxitonin të arrinin nxënësit e tyre në klasën e mijëra ëndrrave, sikurse çdo ditë tjetër, duhet të ishin në autobusin, apo mjetin e vënë në dispozicion për to dhe për nxënësit. Por ka kohë që për to s’pyet askush. Jo vetëm në Tepelenë, por kudo në Shqipëri. Prandaj ajo është një vrasje. Një vrasje shtetërore e parandjekur nga dhjetëra vrasje të përditshme që i janë bërë mësuesit përgjatë këtyre viteve. Sikur-et e shumta që shoqërojnë mendimet e dhimbjen e të afërmeve, kolegëve dhe nxënësve përmbyllen vetëm me një sikur. Sikur përkujdesi për transportin e tyre të ishte realizuar ngjarja nuk do kishte ndodhur dhe vrasja do ishte shmangur.

Ndërsa ajo jo vetëm nuk u shmang, por u pasua dhe nga një vrasje tjetër me heshtjen e varrtë të Ramës e Besës. Dhe këta nuk bënë asgjë tjetër veçse vazhduan vrasjet e seriale pa iu dridhur as zëri dhe as dora duke na shndërruar në një shoqëri që kemi vrarë mësuesin. Rama dhe Besa janë duke pritur 7 Marsin që nuk është larg, ku secili prej tyre do bëjë garën e fjalëve prekëse e dashurore, por ama në sytë e publikut tashmë të gjykuar dhe të parë si vrasës që lavdërojnë viktimën e vet, mësuesin. Mësuesi është vrarë që kur misionin e tyre fisnik Rama, Lindita e Besa, e shndërruan në një shërbesë banale politike me pahir.

Mësuesi është vrarë që kur profesionin e tij mësimdhënës e shndërruan në profesion letrashkruesish. Mësuesi është vrarë që kur është braktisur nga ata në mëshirën e fatit e profesionit të vet, i lënë mes katër rrugëve pa dalje dhe siguri për të nesërmen.

Mësuesi është vrarë që kur ai denigrohet, shkelet me këmbë, përçmohet nga komisarët politikë që kanë uzurpuar drejtimin e institucioneve arsimore.

Mësuesi është vrarë që kur vlerësimi financiar për të konsiderohet i tepërt.
Mësuesi është vrarë që kur arroganca e pushtetit e konsideron atë si njeri të dorës së dytë.

Mësuesi është vrarë që pa lindur me mbylljen masive të degëve që përgatisin mësuesë.
Mësuesi po vritet çdo ditë sepse është lënë i vetëm në sakrificën e tij.

Ai duhet mbrojtur. Qeveritë që vrasin mësuesin kanë përgatitur me siguri funeralin e vet.
Mësuesit që humbën jetën përgjatë ushtrimit të misionit e tyre vlen të nderohen dhe respektohen.

Ata janë heronjtë e thjeshtë të përkushtimit për transmetimin e dijes.
Mësuesi nuk duhet e nuk mund të vritet.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Unë nuk ta njoh mamin…

Publikuar

-

Nga

Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit që konkuronin mes tyre, ishin edhe ata të dy. Gëzonin fëmijët, gëzonte edhe Mirela Kumbaro me Lali Erin. Një moment ndaluan duke i përkëdhelur dhe duke i pyetur një e nga një.

Mirela Kumbaro i afrohet një vajze dhe e pyet:

-E kujt je ti xhan i vogël?

-E Qibrie Ciut, përgjigjet vajza rrufeshëm.

-Nuk ta njoh mamin, ia ktheu Mirela, por besoj se edhe ti je energjike si mami.

Lali Eri nisi të përkëdhelë një djalë dhe porsi Mirela e pyeti:

LEXO EDHE:  Veliaj Kryeministër?/ “Shpërthen” Avokati: “Si të heqësh një kujdestar pedofil …”

LEXO EDHE:  Si do të jenë bisedimet Kosovë-Serbi 2018?/ Përgjigjet ministri Daçiç

-Po ti, i kujt je?

-Unë jam i Zyber Hallullit, ktheu përgjigje vogëlushi si i zënë në faj dhe uli kokën.

-Ngrije kokën se je djalë i bukur, i ngjan kopje babit tënd, ia ktheu Lali Eri dhe bashkë me Mirelën vazhduan të përkëdhelnin gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës…

LEXO TE PLOTE