LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu në spitalin Infektiv, qetëson qytetarët/ Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Shqipëri

29 Janar 2020, 10:52, Sociale CNA
Manastirliu në spitalin Infektiv, qetëson qytetarët/ Nuk ka

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në spitalin Infektiv në QSUT. Manasatrilu sqaron se nuk ka asnjë studente të shtruar në spital por, është një grua e cila ishte kthyer 10 ditë mëparë nga Kina.

?Nuk ka asnjë student të shtruar në spitalin inveftik në Tiranë. Rasti i spitalit është një grua që është kthyer nga Kina 10 ditë ma parë. Pas testimit mbrëmjen e djeshmë rezulton me grip të thjeshtë dhe nuk është prekur nga coronavirus?, sqaron Manastirliu.

Ministrja qetëson qytetarët shqiptarë duke theksuar se nuk ka asnjë rast në Shqipëri dhe se janë marrë masa të rrepta në çdo pikë kufitare./CNA.al

Lajmet e fundit nga