Connect with Us

Ku është “zhdukur” Basha?/ Përgjigjen e jep Gazment Bardhi

Politikë

Ku është “zhdukur” Basha?/ Përgjigjen e jep Gazment Bardhi

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i ftuar në studion e Abc News, është pyetur për daljet e rralla të Bashës në publik kohët e fundit dhe qendrimet më të zbutura ndaj kryeministrit Rama.

Bardhi e mori në mbrojtje kryedemokratin, duke garantuar se Basha ndodhej në zyrën e tij.

“Jo nuk është e vërtëtë. Të gjitha qendrimet e artikuluara nga PD janë absolutisht edhe qendrimet e kryetarit Basha.

Është në zyrë në këto momente. Përpara se të nisesha isha në takim me të për çështje pune me të. Ju garantoj se Basha është në krye të detyrës. /CNA.al

LEXO EDHE:  Taulant Balla/ Nuk i paragjykoj kërkesat e Bashës

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Basha: Rama kërcënoi Kryetarin e Shoqatës së Arkitektëve

LEXO EDHE:  Milionat në “Toyota Yaris”/ Lulzim Basha në Prokurorinë e Tiranës

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Alibeaj “i del nga duart” Bashës/ Nuk ulemi në debat me kriminelë

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Taulant Balla/ Nuk i paragjykoj kërkesat e Bashës

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  Alibeaj “i del nga duart” Bashës/ Nuk ulemi në debat me kriminelë

LEXO EDHE:  Milionat në “Toyota Yaris”/ Lulzim Basha në Prokurorinë e Tiranës

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE