LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kërcen prifti nga belaja”/ Mitro Çela tregon ndodhinë në gjyq

29 Janar 2020, 11:32, Satire Politike CNA
“Kërcen prifti nga belaja”/ Mitro Çela tregon

Kërcen prifti nga belaja thotë populli? Dje dëgjova një histori që i shkon për shtat përrallës së priftit?
Jonuz Zenuli nga Belisova, Kuçovë, ka lindur më 29 shkurt 1934. Kur mbushi 80 vjeç, i duhej një certifikatë. Shkon në zyrën e shtetit. I thotë teta:
– Xhaxha! Ti thua ke lindur më 29 shkurt. Shkurti i vitit 1934 ka pasur 28 ditë. Nuk të pranon sistemi?
– Po halli?
– Nuk ta zgjidh dot unë…

Dhe i biri mori rrugën për Tiranë. Te Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i thane se ka vetëm një ilaç: ?Duhet të hapësh gjyq. Sistemi elektronik nuk pranon ndërhyrje??
Dhe i biri shkoi në Gjykatën e Vlorës. U mblodhën kokë më kokë gjyqtarët. Në krah u rrinin ekespertët. Problem i madh shumë?! Jep e merr! Pas një jave vendosën: ?Gjyqi nuk mund të bëhet për dy arsye madhore. Së pari se në sallë duhet të vijë i zoti i punës. Së dyti se duhen tre dëshmitarë?.

I biri arsyeton:

– Së pari plaku nuk vjen dot se është i sëmurë në shtrat. Së dyti që të mbajnë mend atë ditë shkurti, burrat duhet të kenë qenë të paktën 16 vjeçarë. I bie të jenë mbi 95 vjeç. Nuk kemi të tillë në katund??!
– Zotëri! Ligji është ligj. Mos bëni shaka!…
Gjykimi i shkurtit 1934 ka mbërritur në Tiranë. Gjykata Administrative është deri në fyt me dosje. Ka radhë. Jonuzi ka bërë kërkesë: ?Jam edhe plak, edhe i sëmurë. Ditët i kam të numëruara. Po vdiqa, i mbeta djalit në derë. Ka shtet edhe në katundin tone. Nuk mund të më varrosin pa u çrregjistrur nga gjendja civile!! Ju lutem! Ma bëni gjyqin jashtë radhës?!?
Kërkesa është bërë me firmë e vulë nga zyra e avokatit ?Syri&B SH.P.K. Berat?.
Morali? Jo prifti, por plaku kërcen nga belaja?!

Lajmet e fundit nga