LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampusi Universitar me koncesion PPP/ Fabian Topollaj zbulon “të pathënat”

29 Janar 2020, 11:19, Politikë CNA
Kampusi Universitar me koncesion PPP/ Fabian Topollaj zbulon “të

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, ka reaguar në lidhje me vendimin për të dhënë me koncesion Kampusin Universitar.
Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se ndërtimi me PPP i këti Kampusi Universitar do të kushtojë 2-fish më shumë sesa po të ishte ndërtuar nga vetë shteti.

“Universitet me PPP?
Bashkia Tirane eshte institucioni me buxhetin me te larte ne Shqiperi. Po te shtojme edhe buxhetin e Ministrise se Arsimit, qe ndoshta eshte me i madhi nder te gjitha Ministrite e tjera, tingellon absurd lajmi se edhe kampusi i Universitetit te Tiranes duhet te ndertohet me PPP.
Ne kete rast lindin disa pyetje krejtesisht retorike.

1. Vertete kaq shume kushton ndertimi i nje rrjeti godinash universitare ne truall shteteror, qe shteti eshte i detyruar te financoje me parate private nepermjet PPP edhe Kampusin Universitar te Tiranes, ndertimi i te cilit premtohet per me shume se 6 vite?
2. Kaq i pasur eshte shteti Shqiptar sa eshte i gatshem te paguaje 2-fishin e vleres se investimit ne kete rast, ku perfshihen interesat e kredise se koncensionarit dhe fitimi i tij?
3. Nese Bashkia Tirane me te ardhura buxhetore rreth 220 milione dollare ne vit dhe Ministria e Arsimit me pothuaj kaq te tjera, nuk kane aftesine te paguajne ndertimin e nje grupi godinash qe kushtojne maksimalisht 20 milione dollare, atehere per cfare i perdor parate shteti?
4. Ne nje kohe qe shteti nuk nderton me as shkollat, qe sebashku me spitalet e vendit dhe forcat e armatosura perbejne veprimtarine e tij kryesore, cfare na duhet shteti atehere?
5. Ne kete rast, a eshte me mire qe rolin e shtetit ta kryej nje studio ligjore ndermjetesimi e cila eshte e specializuar ne ndjekjen e procedurave te tilla?
6. Mos ndoshta qeveritaret tane ndjekin procedura PPP vetem e vetem sepse kjo eshte rruga me e sigurt per te vjedhur me dokumenta te rregullta me qellim qe abuzuesit ti shmangen pergjegjesise?
7. Ne kushtet qe Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetem e konsiderojne biznes privat pushtetin publik dhe pjesa me e madhe e partive kryesore opozitare jo vetem nuk po e rivalizojne kete pushtet por duket sikur synojne vetem ta zevendesoj ate per te pervetesuar aksionet e biznesit privat, a mbetet SPAK e vetmja zgjidhje?
8. E nese ky biznesi kaq i madh shteteror ne Shqiperi gjen rruget dhe mundesite per te blere dhe SPAK, cfare do ndodhe me Shqiperine??-shkruan Topollaj.

Më tej, ai shkruan se dihet se kush do ta fitojë këtë ?luftë?.
?Te gjitha pyetjet te cojne ne nje pyetje finale.
Ne kushtet qe kjo eshte nje lufte midis shqiptareve te thjeshte dhe bandave qe jane bere bashke, a do te bashkohen shqiptaret apo jo?
Dhe fatmiresisht per tju pergjigjur kesaj pyetjeje nuk nevojitet te kesh Universitet.?-përfundon postimin e tij Fabian Topollaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga