Connect with Us

“Ju dini vetëm të vidhni, mafia drejton vendin”/ Qytetarët vënë me “shpatulla pas muri” Ramën

Politikë

“Ju dini vetëm të vidhni, mafia drejton vendin”/ Qytetarët vënë me “shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke cituar një shprehje të Sokratit.

“Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit”-citon Rama filozofin e lashtë grek.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në kritika në drejtim të kreut të qeverisë, duke e vënë këtë të fundit me “shpatulla pas muri”.

Një qytetar shkruan se po lulëzon krimi dhe se mafia komandon drejtuesit vendore nëpër qytete.

“Fukarai thotë të vërteten, por nuk i dëgjohet zëri. Shumë keq Z.Rama. Shumë krime po ndodhin, dihen shumë mirë kush janë kriminelët. Shikoi çfarë makinash kanë. Dhe hotelet e bizneset e tyre po lulëzojnë. Po kaloi dhe pak kohë, do i pastrojnë parat. Mafia komandon drejtuësit lokal nëpër qytete.”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër shkruan “Për të kuptuar se cilit ia ke drejtuar këtë mesazh, do presim derisa ndonjë politikan tjetër të përgjigjet po me shprehje filozofësh. Kjo mënyrë e dërgimit të mesazheve tregon se jeni aq larg në të marrët vesh me njëri-tjetrin, sa ndoshta nuk do ia vlente fare që të shkëbenit mesazhe.”

LEXO EDHE:  Akuza të forta ndaj zyrtarëve të BE/ Për çfarë do flasë Rama me Hahn?

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Këto fjalë më shumë do ti kishin pas hije ndonjë udhëheqësi, i cili punon për popullin, e tij, e jo sikur ju, kundër popullit tuaj.”.

“Ti i di shumë mirë kush janë fjalët e çmuara për shqiptarët. Dorëzoni pasuritë e popullit që janë vjedhur në 30 vjet demokraci, leri pallavrat ti dhe te tjeret PS, PD, LSI, etj; kuptohet pse vendi nuk ecen perpara, troç luani një lojë të pisët në çështjet kombëtare dhe ekonomi.”-shkruan një tjetër qytetar.

Po ashtu një tjetër qytetar jep alarmin për situatën e rëndë të kriminalitetit në vend, ndërsa shkruan “Zoteri situata të ka dalë jashtë kontrollit, nuk kalon një dite që nuk dëgjojmë viktima e aksidente. Ligjet janë por nuk zbatohen, prandaj po i lini gjithë kasapet të bëjnë kasaphane nëpër Shqipëri. As në Afganistan e Siri nuk është situata, rendi e qetësia publike kaq e rëndë.
A ka polici a ka minister të brendshem ky shtet?
Apo e vetmja gjë që dini te beni është te vidhni mbi kurrizin e Shqiptareve.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Video- “Në krahët e Air Albania”/ Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën

LEXO EDHE:  29 Nëntori/ Rama, Meta dhe Veliaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Publikohet videoja/Si “rrihet” ministri i ri i Brendshëm me një femër

LEXO EDHE:  Shoqërimi i protestuesve/ Basha: Nëse BE nuk do të çelë negociatat, ky është shkaku

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  PD akuza të forta mediave/ Financoheni nga Rama për të shkruar kundër Bashës

LEXO EDHE:  Publikohet videoja/Si “rrihet” ministri i ri i Brendshëm me një femër

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE