Connect with Us

Foto-Tërmeti kthen nga SHBA Ermira Babaliun/ Ndihma dhe kontenierë për familjet e prekura

Politikë

Foto-Tërmeti kthen nga SHBA Ermira Babaliun/ Ndihma dhe kontenierë për familjet e prekura

Publikuar

-

Këngëtarja Ermira Babaliu, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ajo tha për CNA.al se ndihma kundrejt familjeve të prekura nga tërmeti ka ardhur në bashkëpunim edhe me një tjetër shqiptar  zemërgjerë e patriot Ilir Beshiri , patent inventor , i cili jeton ne Canada.

Babaliu, e cila prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri, ka vizituar disa prej familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të tmerrit.

Ajo ka shkuar në Kullaj, Gjuricë, Kepi Rodonit ku ka çuar veshje dhe ushqime për të lehtësuar sado pak nevojat e këtyra familjeve dhe për të ndezur një fije shprese për ta.

Ndihma e tyre nuk mbaron me kaq, pasi ata kanë premtuar blerjen e disa kontenierëve për të strehuar disa familje që ende jetojnë nëpër çadra.

Në një prononcim për CNA.al, Babaliu thotë se janë duke u përpjekur për të blerë kontenierë, pasi, sipas saj, ka konstatuar disa probleme me blerjen e tyre.

“Jemi duke u përpjekur për të blerë disa kontenierë, në bashkëpunim me Ilir Beshirin. Ka probleme me blerjen e konteniereve pasi e njëjta hapësirë kontenierësh ka çmime të ndryshme dhe po mundohem që të marr një kontenier më të madh që familjet që do të strehohen të kenë më shumë hapësirë gjatë kohës që do të qendrojnë aty”, tha Babaliu.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë i personazhit të njohur italian/ Supet e maleve dhe të shqiptarëve nuk janë kërrusur kurrë

Më tej ajo sqaroi se do të ndihmojnë ato familje të cilat kanë pleq dhe fëmijë të vegjël.

“Janë disa familje të cilave dua tu gjendem pranë me ndihmën time. Më shumë dua të ndihmoj ato familje me pleq edhe fëmijë të vegjël Do të jem këtu deri ne datën 20 Janar për të mbyllyr këtë “mision”. Disa familje që janë akoma në çader, jam shumë e dëshpëruar që njëra nga këto familje e kishte hapur vendin e shtëpisë të shkatërruar dhe jetonin në çadër në kushte mjaft të vështira. Gjatë këtyre ditëve kam çuar shumë ndihma si veshje, ushqime e ndihma të tjera si këto, ndërkohë që shumë shpejt do çoj edhe kontenierët”, tha më tej Babaliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Lirimi i të arrestuarve për tërmetin/ Ish ministri: Show i radhës, pisllik sa më s’ka!

LEXO EDHE:  Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe në disa qytete

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Berisha zbulon kontributin e tij për familjet e prekura

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm/ Raportohet për viktima

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA publikon videon/ Shpalos tre prioritetet kryesore për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar një video prezantuese teksa shprehet se ka tre prioritete për Shqipërinë gjatë detyrës si kryediplomate amerikane në vendin tonë.

“Së pari do punoj për të thelluar marrëdhëniet në fushën e mbrojtje.
Së dyti do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qendrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet eSHBA në Shqipëri në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, shprehet ambasadorja.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.’ Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar me video-mesazhin e Kim.

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Berisha zbulon kontributin e tij për familjet e prekura

LEXO EDHE:  “Shes fara buzë detit”/ Familja në Durrës fle në makinë prej katër ditësh: S’ ka ardhur askush

LEXO TE PLOTE