LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje tronditëse nga vrasja e Jak Prengës/ U fut i gjallë në resortin dhe u nxor i pajetë

29 Janar 2020, 13:18, Kronika CNA
Detaje tronditëse nga vrasja e Jak Prengës/ U fut i gjallë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Sipas gazetarit të Report Tv, Jan Prenga ka hyrë me këmbët e tij në kompleksin “Golden” siç është fiksuar nga kamerat e sigurisë, dhe ka dalë pa shenja jete, i mbajtur në krah nga disa persona.

Jan Prenga është filmuar i gjallë teksa nxirret nga makina e autorëve që e rrëmbyen në Kamëz, e cila sipas policisë rezulton t’i jetë vjedhur një këngëtareje, ndërkohë që pas 8-9 orësh, ai del nga kompleksi “Golden” i pajetë i mbajtur në krah nga personat, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në pengmarrje dhe vrasje.

Bëhet me dije se veç 5 të arrestuarve, janë edhe 5 persona të shpallur në kërkim, mes të cilëve Altin Hajri, por edhe tre persona nga Vlora dhe një nga Shkodra.  Ndërkohë i arrestuari i pestë për pengmarrjen e Jan Prengës dhe më tej vrasjen e tij, Festim Bexhdilli, dyshohet të ketë pasur rol në fshehjen e gjurmëve. Trupi i 49-vjeçarit që u rrëmbye më 17 janar në Kamëz, ende nuk është gjetur./CNA.al

Lajmet e fundit nga