Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Ekonomi tregon kur do publikohet dokumenti

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Ekonomi tregon kur do publikohet dokumenti

Publikuar

-

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi e ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se dokumenti përfundimtar i dëmeve pas tërmetit të 26 nëntorit do të jetë gati në 1 shkurt.

“ Dokumenti PDNA, nënkupton vlerësimin e nevojave pas shkatërrimit. Ky dokument prodhohet nga qeveria e vendit, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.Qeveria ka rol koordinues dhe mbeshtetës sepse si në çdo proces tjetër ai që vlerëson dëmin duhet të jetë një trup e jashtme nga nevoja e brendshme. Edhe në Shqipëri qeveria mori masat për të organizuar këtë treshe, BE, BB dhe Kombet e Bashkuara për të ardhur në asistencë të qeverisë. Në 1 shkurt do të them shifrën, fatura financiare do bëhet publike.”-tha Ekonomi.

Si pjesë e këtij grupi pune, zonja Ekonomi sqaroi se mbi ç’baza po përpunohet dosja e dëmeve.

“ Dokumenti PDNA do bazohet në dy shtylla. E para do të jetë dëmi dhe humbja dhe shtylla tjetër përfshin nevojat dhe rindërtimin.”
Sipas kryetares së komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi, ekonomia vendase do të marrë impulse nga procesi i rindërtimit.

LEXO EDHE:  Greqia nuk gjen qetësi/ Rikthehet makthi i tërmeteve

“Do shikojmë një Shqipëri tjetër. Duhet të kemi parasysh dhe një fakt që një pallat nuk ndërtohet kaq shpejt, do kohën e vet. Por unë mëndoj që do ta shohim Shqipërinë ndryshe dhe nga pikëpamja e ndërtimit dhe nga ajo e shërbimeve. Do kemi më shumë qendra shëndetësore edhe më shumë shkolla edhe diga për bujqësinë të riparuara edhe më shumë apartamente për banorët. ”-tha Milva Ekonomi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  “Mund të jetë shkatërrimtare”/ Soreca bën paralajmërimin e fortë

LEXO EDHE:  2019 nuk ishte viti i Shqiptarëve!

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  Miratohet vendimi/Ja sa rriten pagat në shtet, kategoritë që përfitojnë

LEXO EDHE:  “Mund të jetë shkatërrimtare”/ Soreca bën paralajmërimin e fortë

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA publikon videon/ Shpalos tre prioritetet kryesore për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar një video prezantuese teksa shprehet se ka tre prioritete për Shqipërinë gjatë detyrës si kryediplomate amerikane në vendin tonë.

“Së pari do punoj për të thelluar marrëdhëniet në fushën e mbrojtje.
Së dyti do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qendrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet eSHBA në Shqipëri në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, shprehet ambasadorja.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.’ Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar me video-mesazhin e Kim.

LEXO EDHE:  Tërmeti i fuqishëm në jug/ Ndihen të tjera lëkundje

LEXO EDHE:  Greqia nuk gjen qetësi/ Rikthehet makthi i tërmeteve

LEXO TE PLOTE