Connect with Us

Bie nga lartësia/ Humb jetën një person në Tiranë

Kronika

Bie nga lartësia/ Humb jetën një person në Tiranë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një person ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohe se përsoni në fjalë ka gjetur vdekjen pasi ka rënë aksidentalisht nga një lartësi. Ngjarja ka ndodhur në Institutin Bujqësor, në afërsi të shkollës “Motrat Qiriazi”.

Nuk dihet ende identiteti i viktmës dhe rrethanat e ngjarjes. Ndërkohe autoritetet kanë mbërritur në vendgjarje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Me pistoletë gati për të qëlluar/ Ndalohet pranë selisë së PS Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Vladimir Gjuta i cili u lirua nga burgu pesë ditë më parë, është shoqëruar sërish në polici.

Mësohet se shoqërimi i Gjutës është bërë pranë selisë së PS në Tiranë, pasi është kostatuar se ai mbante me vete një armë të tipit pistoletë, gati për të qëlluar.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë trupat e gardës së selisë, të cilët më pas ia kanë dorëzuar policisë.

Ngjarja ka ndodhur pak pasi përfundoi mbledhja e grupit të PS-së, e cila kishte filluar që prej mëngjesit të sotëm, ku u diskutua edhe ristrukturimi i strukturave të kësaj partie.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 18 qershorit/Kandidatët e LSI-së në Shkodër, Durrës, Tiranë, Berat, Lezhë, Dibër dhe Kukës

LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Nis shembja e oxhakut industrial në Tiranë

Ndërkohë Gjuta ka vetëm 5 ditë që la qelinë, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është arrestuar edhe me herët si autor i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia kërkonte hajdutin / Kapet mat adoleshenti shqiptar me 5 mijë euro kokainë me vete

Publikuar

-

Nga

Policia italiane arreston shqiptarin

Policia italiane ka arrestuar një 17 vjeçar shqiptar pasi u kap me një sasi kokaine me vete.

Raportohet se kapja e tij u bë në stacionin Vado Ligure ku karabinierët po ushtronin kontroll në stacionin hekurudhor dhe zonat përreth pasi ishin vënë në kërkim të një të riu hajdut i cili i kishte vjedhur një zonje të moshuar një sasi eurosh.

Por ndërsa kërkonin hajdutin ata vunë re sjelljen e dyshimtë të adoleshentit shqiptar që po hipte në autobus. Ai ju nënshtrua kontrollit policor dhe rezultati justifikoi nervozitetin e tij pasi iu gjetën 50 gram kokainë e pastër.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vrasje nga pakujdesia, arrestohet autori

LEXO EDHE:  Fotot Ekskluzive/ Aksident në qendër të Tiranës, autobusi përplaset me veturën

Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e më shumë se pesë mijë eurove./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqipëria “e blinduar” nga policia / Kontrolle të befasishme në gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.
Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Zjarr te Kullat Binjake  

LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Nis shembja e oxhakut industrial në Tiranë

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE