Connect with Us

Bardhi ngre “alarmin” nga Fieri/ Sot është parajsa e krimit, me qytetarë të frikësuar e biznese të mbyllura

Politikë

Bardhi ngre “alarmin” nga Fieri/ Sot është parajsa e krimit, me qytetarë të frikësuar e biznese të mbyllura

Publikuar

-

Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi ka takuar sot banorët e qarkut Fier.

Sipas Bardhit, qarku i Fierit në që të ishte një parajsë ekonomike në zemër të Shqipërisë, është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë

“Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht. Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin se Fieri, Lushnja, Divjaka, Roskoveci, Mallakastra dhe Patos mund të zhvillohen, se Shqipëria mund të jetë një vend normal ku secili të vlerësohet në mënyrë të ndershme për punën e tij, pa qenë i detyruar të punojë për një bandë apo një pushtetar hajdut. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri”, shkruan Bardhi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Kriza e biznesit të vogël/ Një në katër të vetëpunësuar falimentuan

LEXO EDHE:  Përdorte lëndë narkotike/ Gjendet i pajetë 36-vjeçari

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  INSTAT: Ngadalësohet rritja e xhiros së biznesit

LEXO EDHE:  Reportazh/ Fabrika e miellit që u kthye në Galeri Arti

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA publikon videon/ Shpalos tre prioritetet kryesore për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar një video prezantuese teksa shprehet se ka tre prioritete për Shqipërinë gjatë detyrës si kryediplomate amerikane në vendin tonë.

“Së pari do punoj për të thelluar marrëdhëniet në fushën e mbrojtje.
Së dyti do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qendrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet eSHBA në Shqipëri në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, shprehet ambasadorja.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.’ Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar me video-mesazhin e Kim.

LEXO EDHE:  Udhëtimi i Ramës në Berlin/ Bardhi: I sëmuri i Ballkanit, halli më i madh i shqiptarëve

LEXO EDHE:  Flirt me sekretarin e Bashës/ Taulant Balla kapet mat

LEXO TE PLOTE