Connect with Us

“As SPAK nuk ka ç’ti bëjë më”/ Ish-ministri zbulon kush e shkatërroi dosjen 184

Politikë

“As SPAK nuk ka ç’ti bëjë më”/ Ish-ministri zbulon kush e shkatërroi dosjen 184

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani deklaron se personat që shkatqërruan dosjen 184, e cila flet për shit-blerjen e votave në Dibër, janë ata që ia dhanë medias materialet.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se tashmë as SPAK nuk ka çfarë t’i bëjë dosjes në fjalë.

“Dosjen 184 e ka shkatërruar ai/ajo që i dha medias materialet audio-përgjimit. Pa asnjë dyshim që është kështu!

Por nuk është faji i medias, dmth i BILD! Absolutisht jo! Përgjegjësia duhet kërkuar tek ai/ajo që i ofroi materialet për publikim.

Nxjerrja në publik praktikisht e shkatërroi mundësinë për hetim profesional. Ndaj sot prokuroria e gjykata, cilado qoftë, nuk ka ça të bëjë.

As SPAK nuk ka ç’ti bëjë më!”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se “Pyetja reale mbi këtë çështje është kush në Prokurorinë e Përgjithshme ose Ministrinë e Brendshme (ty dyja kanë akses në serverin e përgjimeve) e ka bërë këtë gjë?!”.

LEXO EDHE:  Gjiganti mediatik shkruan për reperen shqiptare/ Sjell artistët që duhet t’i njohë gjithë bota

Sipas Manjanit, hetimi që u çel për këtë gjë, nuk dëgjuam të kishte ndonjë rezultat.

“Zakonisht kur has sharra në gozhdë, kështu ndodh…

Logjika ta do që nxjerrjen e audio-përfjimeve në publik ta ketë bërë dikush, që ka dashur ti “mbrojë ligjërisht” qoftë edhe duke i sulmuar publikisht personazhet e rënë në grackën e përgjimeve.

Këtë bindje kam duke patur parasysh mënyrën sesi funksionon teknikisht procedura e përgjimeve, por edhe interesat e palëve në këtë proces.”-përfundon postimin e tij ish-ministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Paketa antikorrupsion e Ramës/ Manjani ‘zbërthen’ përmbajtjen: Fundi i sundimit të ligjit

LEXO EDHE:  “Të ligjshëm e të barabartë para ligjit sa më s’ka!”/ Manjani sulmon hapur Veliajn

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Gjiganti mediatik shkruan për reperen shqiptare/ Sjell artistët që duhet t’i njohë gjithë bota

LEXO EDHE:  Mediat e huaja shkruajnë për Luana Vjollcën/ E krahasojnë me yllin e muzikës serbe

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  Mediat e huaja shkruajnë për Luana Vjollcën/ E krahasojnë me yllin e muzikës serbe

LEXO EDHE:  VOA/ Brenda 30 ditësh ngrihet SPAK, javën tjetër intervistohen 3 kandidatët për kryeprokuror

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE