LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha publikon videon/ Pas arrestimit, bosi i drogës Altin Hajri u lirua me urdhër nga lart

29 Janar 2020, 20:44, Kronika CNA
Artan Hoxha publikon videon/ Pas arrestimit, bosi i drogës Altin Hajri u

Gazetati Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ?Byro Politike?, ka publikuar pamjet ekskluzive të arrestimit të bosit të drogës Altin Hajri, më datë 26 janar 2017.

Hajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një operacioni të policisë italiane më 28 tetor 2015 që synonte të shpërbënte të gjithe grupin Hajri dhe rrjetin e tij në Itali. Por pavarësisht se u kap mbi një ton lëndë narkotike, Altin Hajri nuk u arrestua.

Afro 8 muaj më vonë në rrethana të paqarta, më 6 maj 2016 emri i Hajrit u hoq nga lista e personave të kërkuar nga Interpoli.

Në video shfaqet momenti kur Hajri arrestohet pranë një lavazhi në zonën e Shijakut, dhe aty duken efektivët e policisë që e arrestojnë. Fillimisht Hajri reziston por më pas shtrihet përtokë nga policia.

Pavarsisht arrestimit vetëm disa orë me vonë me ndërhyrje nga lart në rrethana të paqarta, policia e Durresit është detyruar ta lërë të lire.

Hajri akuzohet si drejtuesi i grupit që rrëmbeu dhe më pas zhduku kufomën e  Jan Prengës, duke i shpëtuar dhe operacionit të Reneas në kompleksin ?Gold? në Shijak./CNA.al

Lajmet e fundit nga