Connect with Us

Ambasadoren amerikane e paskan desinformuar/ Prokurorët nuk kanë dhënë asnjë premtim

Opinione

Ambasadoren amerikane e paskan desinformuar/ Prokurorët nuk kanë dhënë asnjë premtim

Publikuar

-

Sot, në ditën e tretë të detyrës si ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar kryeprokurorin Olsian Çela. Ambasada e SHBA-së ka zbardhur takimin duke sqaruar se Yuri Kim, uroi prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen në detyrë dhe premtoi ndihmë për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Njoftimi i Ambasadës në median sociale facebook thoshte:

“Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut .”

Përtej emocioneve që nuk të ngjall ky status, mesaduket Ambasadorja e re do duhet të kërkojë informacion të thelluar për atë që ka ndodhur, deri para tre ditëve, në këtë vend.

Së pari: Prokurori i Përgjithshëm, me ndryshimet e paketës ligjore, nuk ka kompetenca mbi çështje të caktuara. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është koordinuese e politikave penale në gjithë piramidën e organit të akuzës, nëpërmjet hartimit, miratimit dhe publikimit të udhëzimeve unifikuese për sa i takon zbatimit të dispozitave penale dhe proceduriale penale.

LEXO EDHE:  Balla-Basha në Gjykatë/ Zbardhet kërkesa e Prokurorisë

Prokurori i Përgjithshëm nuk ngre dhe nuk mbron akuza, as në emër të shtetit e as në emër të vet. Ai ndjek zbatimin e njëllojtë të ligjit penal dhe atij procedurial penal dhe harton e propozon në nivel institucional përmirësime të politikave penale.

Së dyti: Asnjë shqiptar nuk ka dëgjuar as para Reformës, (as përgjatë e as tani që reforma po jep shpirt, kur duhet të kish lëshuar frute), që ndonjë, disa apo aq më pak të gjithë prokurorët të kenë dhënë ndonjë premtim për ndonjë lloj gjyqësori, as të varur as të pavarur.

Prokurori i përgjithshëm kur kandidoi për atë post premtoi hartimin e politikave penale më të mira. Kaq premtoi! Po dhe kaq mirë do ish nëse e mbante fjalën. Nuk premtoi gjyqësor të pavarur, se këtë nuk e premton dot asnjë prokuror. Mbase mund ta kishte bërë gjyqësori, por as ai s’e ka bërë.

Gjyqësor të pavarur në këtë vend, në vitin 2016 e deri sot ka premtuar Edi Rama, Ambasadori Amerikan, Ambasadorja e BE dhe një tufë e madhe ambasadorësh.

Por as prokurorët e as gjyqtarët.

Prokurorët e gjyqtarët kanë mëkate plot në këtë vend, por këtë premtim nuk e kanë dhënë. Ndaj ky premtim sot nuk mund tu numërohet atyre as si premtim i pambajtur e as si gënjeshtër./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Përgëzime, Alketa! U ndeshe me një lukuni bashkëpatriote që priste të dështoje”

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllum Kulla

-Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurrorëzove një ambicje të bukur dhe e bëre atë më së miri.
Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.

Ti u ndeshe me keqdashës italjanë, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua.
Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!
Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin. Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje.

Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato. Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.

Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan. Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.

LEXO EDHE:  Balla-Basha në Gjykatë/ Zbardhet kërkesa e Prokurorisë

LEXO EDHE:  Zbardhet takimi mes ambasadores së SHBA dhe Prokurorit të Përgjithshëm

Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla. M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin. Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit…

Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt. Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të sukseshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.

Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.
Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty.
Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Luçiano Boçi/ Vrasja e mësuesit

Publikuar

-

Nga

Mësuesit e shkollës në Krahës të Tepelenës, humbën jetën rrugës së kthimit, pas ndarjes me nxënësit e tyre. Ngjarja e rëndë tronditi familjarët, por dhe kolegët e fëmijët e shkollës. Ata ishin në krye të detyrës fisnike. Pas hutimit të parë prej dhimbjes, prita që dikush të reagonte. Prita se mos Besa qëllonte fjalët e duhura, se mos përmendte ndonjë vlerësim për ta, për punën e tyre plot mund e sakrifica, të shoqëruar me një mea culpa për lënien e kujdesit ndaj tyre krejt pas dore, për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë, por kjo nuk ndodhi.

Dhe tani që po hedh këto rreshta postimi i saj i fundit në FCB, është një foto e qeshur në një takim që gjithkush do ta kishte zili, i bërë të premten në 18.03, vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tragjedia. Ironikisht, Ministrja na ishte “hapur” para ambasadores së sapoardhur të SHBA-së për të ashtuquajturat reforma madhështore në arsim, që vetëm atë ditë, për shkak të mënyrës skandaloze dhe përçmuese të trajtimit të mësuesve, kishin sjellë për pasojë vdekjen e dy mësuesve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Nuk e di nëse këtë tragjedi e ka ndarë si ngushëllim me ambasadoren, por fotot e postuara pak të bindin ose më mirë aspak.

Shpresova mos Rama, që e mban veten për fjalaman dhe Kryeministër që “vdes” për mësuesit, do kishte shkruar dy gisht status për vdekjen e tyre tragjike për shkaqe shtetërore. Por dhe tek ai asnjë fjalë për dy “heronjtë”, se për mua janë të tillë. Postimet e fundit ishin për një depo farmaceutike me kokë të kuqe dhe një copë pamje nga një zonë në Vlorë me një ndërtesë krejt e ngjyer në rozë e vetëm kaq. Por nuk kishte harruar ndërkohë që në cover të vendoste një foto të tij të përzgjedhur me disa fëmijë dhe mbi të sloganin “TiNukDoJeshKurrëVetëm”. Cinike. Po nxënësit e mësuesve të vrarë nga babëzia e pushtetit pse janë lënë vetëm në humbjen e tyre?  Po familjarët e kolegët pse u lanë vetëm në dhimbjen e pamatë dhe u braktisën? Pse Rama dhe Besa nuk kanë asnjë fjalë për përgjegjësinë e tyre në këtë tragjedi?

Përkundër kësaj kudo kanë vendosur dhe balsamosur heshtjen, sipas parimit shpëtues heshtja është flori. Heshtje për mësuesit që lanë me kokën pas familjarët dhe nxënësit e tyre. Një heshtje varri për humbjen e dy mësuesve, apostuj të dijes dhe të dritës. Një heshtje e cila kërkon të fshehë gjurmët e një krimi dhe tragjedie që implikon drejtpërdrejtë ata vetë, fajtorët që fshihen pas buzëqeshjeve të stisura dhe propagandës marramendëse. Një heshtje që është në vazhdën logjike të gjitha vrasjeve që i janë bërë mësuesve përgjatë këtyre viteve. Ditë për ditë. Vendim pas vendimi.

Humbja e jetës së dy mësuesve në aksidentin tragjik dhe plagosja e dy të tjerëve, sado të hyjë tek rastësitë aksidentale, nuk është aspak e tillë. Ngjarja është një skenë krimi qeveritare e paralajmëruar më parë. Mësuesve jua mori jetën jo fati i keq apo i mbrapshtë. Ishte papërgjegjshmëria, neglizhenca dhe babëzia e zyrave shtetërore që fillojnë nga Kryeministri, vazhdojnë me ministren e Bashkinë e mbarojnë me Zyrat arsimore.

LEXO EDHE:  Tre kryeministra të Ballkanit mungojnë në takimin në Durrës/ Rama zbulon arsyen

LEXO EDHE:  Kriza politike/Takohen negociatorët e PD-PS, ja tema më "e nxehtë"

Atë ditë mësuesit që nxitonin të arrinin nxënësit e tyre në klasën e mijëra ëndrrave, sikurse çdo ditë tjetër, duhet të ishin në autobusin, apo mjetin e vënë në dispozicion për to dhe për nxënësit. Por ka kohë që për to s’pyet askush. Jo vetëm në Tepelenë, por kudo në Shqipëri. Prandaj ajo është një vrasje. Një vrasje shtetërore e parandjekur nga dhjetëra vrasje të përditshme që i janë bërë mësuesit përgjatë këtyre viteve. Sikur-et e shumta që shoqërojnë mendimet e dhimbjen e të afërmeve, kolegëve dhe nxënësve përmbyllen vetëm me një sikur. Sikur përkujdesi për transportin e tyre të ishte realizuar ngjarja nuk do kishte ndodhur dhe vrasja do ishte shmangur.

Ndërsa ajo jo vetëm nuk u shmang, por u pasua dhe nga një vrasje tjetër me heshtjen e varrtë të Ramës e Besës. Dhe këta nuk bënë asgjë tjetër veçse vazhduan vrasjet e seriale pa iu dridhur as zëri dhe as dora duke na shndërruar në një shoqëri që kemi vrarë mësuesin. Rama dhe Besa janë duke pritur 7 Marsin që nuk është larg, ku secili prej tyre do bëjë garën e fjalëve prekëse e dashurore, por ama në sytë e publikut tashmë të gjykuar dhe të parë si vrasës që lavdërojnë viktimën e vet, mësuesin. Mësuesi është vrarë që kur misionin e tyre fisnik Rama, Lindita e Besa, e shndërruan në një shërbesë banale politike me pahir.

Mësuesi është vrarë që kur profesionin e tij mësimdhënës e shndërruan në profesion letrashkruesish. Mësuesi është vrarë që kur është braktisur nga ata në mëshirën e fatit e profesionit të vet, i lënë mes katër rrugëve pa dalje dhe siguri për të nesërmen.

Mësuesi është vrarë që kur ai denigrohet, shkelet me këmbë, përçmohet nga komisarët politikë që kanë uzurpuar drejtimin e institucioneve arsimore.

Mësuesi është vrarë që kur vlerësimi financiar për të konsiderohet i tepërt.
Mësuesi është vrarë që kur arroganca e pushtetit e konsideron atë si njeri të dorës së dytë.

Mësuesi është vrarë që pa lindur me mbylljen masive të degëve që përgatisin mësuesë.
Mësuesi po vritet çdo ditë sepse është lënë i vetëm në sakrificën e tij.

Ai duhet mbrojtur. Qeveritë që vrasin mësuesin kanë përgatitur me siguri funeralin e vet.
Mësuesit që humbën jetën përgjatë ushtrimit të misionit e tyre vlen të nderohen dhe respektohen.

Ata janë heronjtë e thjeshtë të përkushtimit për transmetimin e dijes.
Mësuesi nuk duhet e nuk mund të vritet.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Unë nuk ta njoh mamin…

Publikuar

-

Nga

Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit që konkuronin mes tyre, ishin edhe ata të dy. Gëzonin fëmijët, gëzonte edhe Mirela Kumbaro me Lali Erin. Një moment ndaluan duke i përkëdhelur dhe duke i pyetur një e nga një.

Mirela Kumbaro i afrohet një vajze dhe e pyet:

-E kujt je ti xhan i vogël?

-E Qibrie Ciut, përgjigjet vajza rrufeshëm.

-Nuk ta njoh mamin, ia ktheu Mirela, por besoj se edhe ti je energjike si mami.

Lali Eri nisi të përkëdhelë një djalë dhe porsi Mirela e pyeti:

LEXO EDHE:  Tre kryeministra të Ballkanit mungojnë në takimin në Durrës/ Rama zbulon arsyen

LEXO EDHE:  Diplomatja franceze “shuplakë” kolegëve në Tiranë/ “Nuk jeni këtu për…”

-Po ti, i kujt je?

-Unë jam i Zyber Hallullit, ktheu përgjigje vogëlushi si i zënë në faj dhe uli kokën.

-Ngrije kokën se je djalë i bukur, i ngjan kopje babit tënd, ia ktheu Lali Eri dhe bashkë me Mirelën vazhduan të përkëdhelnin gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës…

LEXO TE PLOTE