Connect with Us

Akuzat e forta/ Arben Kraja shërbëtori i Ramës, “varrosi” dosjen 184

Politikë

Akuzat e forta/ Arben Kraja shërbëtori i Ramës, “varrosi” dosjen 184

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar me tone të forta, pasi një ditë më parë, SPAK vendosi të rikthejë në Dibër, dosjen 184.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj hodhi akuza të forta në drejtim të kreut të SPAK, Arben Kraja dhe kryeministrit Edi Rama.

Alibeaj e cilësoi Krajën si shërbëtor të kryeministrit, që sipas tij me urdhër të Ramës, ka “varrosur” dosjen në fjalë.

Sipas Alibeajt, me vendimin për të mos hetuar Edi ramën në dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, Arben Kraja minoi besimin tek SPAK.

“Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t’i mbrojtur ata.

Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë.

Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi.

Ky është një nga ato vendime që minojnë besimin e opinionit publik tek reforma në drejtësi, për të cilën janë hedhur miliona euro dhe dollarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve në nivele të larta.”-tha Alibeaj.

LEXO EDHE:  Rama publikon artikullin e mediave britanike për turizmin/ Qytetarët: Po fëmijët e Bulqizës në reportazhin italian i ke parë?

Më tej, ai theksoi se Arben Kraja ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë dhe kundër kushteve të Bundestagut Gjerman për çeljen e negociatave.

“Duke mos lejuar SPAK-un të hetojë skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, duke mos lejuar të zbulohet zyrtarisht cili ishte roli i Edi Ramës, çfarë detyre i dha Damian Gjiknurit, sa para hodhën në fushatë për blerjen e votës dhe frikësimin e votuesve, cili është burimi i këtyre parave, cilat ishin grupet e drogës që përfshiu në zgjedhje Partia Socialiste, Arben Kraja ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Juridikisht, nuk ka asnjë dilemë që Arben Kraja mashtron për llogari të Edi Ramës, kur thotë se SPAK nuk ka kompetencë për të hetuar Edi Ramën. Prokuroria e Posaçme u ngrit për një qëllim të vetëm – të çojë para drejtësisë politikanët që shkelin ligjin.”-tha ndër të tjera ish-deputeti.

Po ashtu, ai tha se “Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet dhe kryeministrit të vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin, integritetin dhe besimin e shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Përfundon dialogu Shqipëri – BE/ Rama: Punojmë së bashku me opozitën për të përmbushur 5 prioritetet

LEXO EDHE:  Përfundon dialogu Shqipëri – BE/ Rama: Punojmë së bashku me opozitën për të përmbushur 5 prioritetet

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza qeverisë: Rilindja mendon njësoj si Enveri

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama përplaset me Dhomën Amerikane të Tregëtisë

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA publikon videon/ Shpalos tre prioritetet kryesore për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar një video prezantuese teksa shprehet se ka tre prioritete për Shqipërinë gjatë detyrës si kryediplomate amerikane në vendin tonë.

“Së pari do punoj për të thelluar marrëdhëniet në fushën e mbrojtje.
Së dyti do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qendrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet eSHBA në Shqipëri në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, shprehet ambasadorja.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.’ Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar me video-mesazhin e Kim.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama përplaset me Dhomën Amerikane të Tregëtisë

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama përplaset me Dhomën Amerikane të Tregëtisë

LEXO TE PLOTE