Connect with Us

Aksident në Shkodër- Lezhë/ Makina shkrumbohet plotësisht pas përplasjes

Kronika

Aksident në Shkodër- Lezhë/ Makina shkrumbohet plotësisht pas përplasjes

Publikuar

-

Nje automjet u shkrumbua plotësisht pas një aksidenti në aksin Shkodër- Lezhë.

Paraprakisht raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe se nuk ka pasoja në njerëz.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime. Pas aksidentit makina e djegur është zhvendosur në anë të rrugës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi të hynte me forcë në selinë e PS me armë në dorë/ Detaje nga shoqërimi i Gjutës

Publikuar

-

Nga

Dalin detajet e para nga shoqërimi i Vladimir Gjutës në selinë e  PS-së.

Mësohet se Gjuta kishte tentuar të hynte me forcë brenda selisë në momentin që kryeministri Edi Rama po mbante një mbledhje me kryesinë e PS-së.

Ai ishte i pajisur me një armë tip pistoletë, të cilën e kishte të mbushur dhe gati për të qëlluar.

Fatmirësisht garda ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme dhe më pas e kanë dorëzuar Gjutën te blutë, sapo këta të fundit kanë mbërritur në seli.

Ngjarja ende nuk është konfirmuar nga policia, ndërsa pritet një njoftim zyrtar.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Raportohet për të lënduar

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Makina përplas kalimtarin

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është një emër i njohur për policinë, duke qenë se vetëm 5 ditë më parë u lirua nga burgu, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, të cilit i kishte thyer dhëmbët dhe i kishte dëmtuar njërin sy. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është arrestuar edhe me herët si autor i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me pistoletë gati për të qëlluar/ Ndalohet pranë selisë së PS Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Vladimir Gjuta i cili u lirua nga burgu pesë ditë më parë, është shoqëruar sërish në polici.

Mësohet se shoqërimi i Gjutës është bërë pranë selisë së PS në Tiranë, pasi është kostatuar se ai mbante me vete një armë të tipit pistoletë, gati për të qëlluar.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë trupat e gardës së selisë, të cilët më pas ia kanë dorëzuar policisë.

Ngjarja ka ndodhur pak pasi përfundoi mbledhja e grupit të PS-së, e cila kishte filluar që prej mëngjesit të sotëm, ku u diskutua edhe ristrukturimi i strukturave të kësaj partie.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë ditën e Bajramit/ Një i vdekur e një i plagosur

LEXO EDHE:  Video-PD drejt shkërmoqjes?/ Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura

Ndërkohë Gjuta ka vetëm 5 ditë që la qelinë, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është arrestuar edhe me herët si autor i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia kërkonte hajdutin / Kapet mat adoleshenti shqiptar me 5 mijë euro kokainë me vete

Publikuar

-

Nga

Policia italiane arreston shqiptarin

Policia italiane ka arrestuar një 17 vjeçar shqiptar pasi u kap me një sasi kokaine me vete.

Raportohet se kapja e tij u bë në stacionin Vado Ligure ku karabinierët po ushtronin kontroll në stacionin hekurudhor dhe zonat përreth pasi ishin vënë në kërkim të një të riu hajdut i cili i kishte vjedhur një zonje të moshuar një sasi eurosh.

Por ndërsa kërkonin hajdutin ata vunë re sjelljen e dyshimtë të adoleshentit shqiptar që po hipte në autobus. Ai ju nënshtrua kontrollit policor dhe rezultati justifikoi nervozitetin e tij pasi iu gjetën 50 gram kokainë e pastër.

LEXO EDHE:  Rama sot në Shkodër?/ Reagon Kryeministria: Shpikje e PD-së

LEXO EDHE:  Panik në Shkodër /Të shtëna me armë zjarri mes kushërinjve

Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e më shumë se pesë mijë eurove./CNA.al

LEXO TE PLOTE