LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet emri/ Kush është ministri i Ramës që sulmoi policinë dhe u takua me vëllezërit Hajri

28 Janar 2020, 22:33, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me vrasjen dhe rrëmbim e Jan Prengës nga fisi Hajri, dhe lidhjet e një politikani të qeverisë Rama e cila e ka zanafillën në vitin 2016, ku për interesa votash kanë bashkëpunuar në fushatën zgjedhore.

Megjithatë Hoxha, ngurroi të tregonte emrin e politikanit për të cilin bëhej fjalë, duke bërë që këtë ta zbulonte vetë emisioni ?Opinion.

?Ministri ka dalë në një televizion dhe ka sulmuar publikisht policinë e Durrësit dhe ka thënë banda kriminale e policisë së Durrësit po sulmon politikisht dhe këtë gjë e bën pa dijeni të kryeministrit Rama. Deklarata është bërë në 28 janar 2017? tha Hoxha.

Ndërsa ndërhyri Blendi Fevziu duke kërkuar se kush ministër ka sulmuar policinë në këtë datë. Ndërkaq në ekran doli edhe fotoja e lajmit të asokohe, ku tregohet se bëhet fjalë pikërisht për ish-ministrin e Mjedisit ne qeverine Rama 1, Lefter Koka.

Lajmet e fundit nga