Connect with Us

Tre të arrestuar dhe 7 në kërkim për pengmarrjen në Kamëz/ Mister fati i 49-vjeçarit

Kronika

Tre të arrestuar dhe 7 në kërkim për pengmarrjen në Kamëz/ Mister fati i 49-vjeçarit

Publikuar

-

Tre persona janë arrestuar pas operacionit të djeshëm në Shijak për gjetjen e 49-vjeçarit Jan Prenga të marrë peng prej 11 ditësh.

Policia ka arrestuar shtetasit B.H., O.H., dhe E.H. Ndërkohë në kërkim janë shpallur 7 persona të tjerë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ushtruan kontrolle në Shijak për zbulimin e vendodhjes së Jan Prengës.

Kontrolle janë ushtruar në një prej komplekseve të zonës ndërsa nga kërkimet nuk është evidentuar ende vendndodhja e 49-vjeçarit. Veç arrestimeve, policia sekuestroi dhe një armë zjarri pa leje.

LEXO EDHE:  I biri në burg për pengamrrjen e Jan Prengës/ Flet babai i Elton Hajrit: Jam në fukarallëk…

Kontrollit i janë nënshtruar edhe rrethinat e Shijakut për të zbuluar fatin e 49-vjeçarit, ndërsa nga burimet nuk bëhet e ditur për një rezultat konkret.
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Ekzekutimi i Taulant Gjikajt në Vlorë/ Arrestohet biznesmeni me dy emra, shpallet në kërkim një tjetër

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i Taulant Gjikajt në Vlorë/ Arrestohet biznesmeni me dy emra, shpallet në kërkim një tjetër

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për ekzekutimin e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj mesditën e sotme në Vlorë.

Policia njofton se ka arrestuar në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së të riut.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Hans (Andi) Jonizaj, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Vlorë/Informacion shtesë

Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi:

LEXO EDHE:  Pengmarrja në Kamëz/ Policia jep detaje për ngjarjen

LEXO EDHE:  Shembja e shkollës në Kamëz/ PD: E vlerësuan si të dëmtuar nga tërmeti, fëmijët bënë mësim deri në 9 mars

J., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen dy automjete në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, në unazën e qytetit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes nuk ka të lënduar por vetën dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Vlorë/ Viktima, djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot në Vlorë.

Taulant Beqiraj (Gjikaj, Manaj) është viktima me tre mbiemra e atentatit të sotëm. Mësohet se Taulant Beqiraj ishte djali i një ish-punonjësi të policisë dhe ishte me të shkuar kriminale.

31 vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trotuar shumë pranë një lokali, dhe pas të shtënave është shtrirë në trotuar.

LEXO EDHE:  Shembja e shkollës në Kamëz/ PD: E vlerësuan si të dëmtuar nga tërmeti, fëmijët bënë mësim deri në 9 mars

LEXO EDHE:  Shkarkimet e mësueseve/ Drejtoresha arsimore Kamëz nën hetim ?

Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE