Connect with Us

Tentoi të fuste alkool në qelinë e Shullazit/ Prokuroria mbyll çështjen për rojen e 313-tës

Kronika

Tentoi të fuste alkool në qelinë e Shullazit/ Prokuroria mbyll çështjen për rojen e 313-tës

Publikuar

-

Plani i Shullazit për të pritur Vitin e Ri me alkool dështoi, por duket se roja e “313” Egli Pashollarin, ja ka hedhur “pa u lagur”.

Sipas asaj që raporton RTSH, mësohet se prokurori Ervin Karanxha ka vendosur të pushoje hetimet lidhur me këtë rast.

Në një vendim që mban datën 16 janar, Karanxha argumenton se punonjësi i burgut, Egli Pashollari nuk ka kryer vepër penale, pasi pijet alkoolike nuk janë të dëmshme për shëndetitin.

Kujtojmë që Pashollari tentoi të fuste pije alkoolike dhe ushqime natën e Vitit të Ri në qelinë e Shullazit por u kap nga kontrollet ku më pas, për rastin ne fjalë ështe bërë kallëzim penal ne Prokurorinë e Tiranës.

Pas hetimeve që kanë zgjatur 16 ditë nga Prokuroria, është vendosur që tentativa për të futur pije alkoolfike si raki, verë dhe xhin të mos konsiderohet si vepër penale.

LEXO EDHE:  Lirohet 19 vjeçari që aksidentoi të miturën

Në vendimin e pushimeve të hetimit, prokurori Karanxha jep 4 argumente që cuan në një vendim të tillë.

Së pari, prokuori thotë se nata e vitit të ri është festë tradicionale qe duhet festuar e prandaj është tentuar që të futet alkool në burg.

Një argument tjetër që ka cuar prokurorinë në pushimin e hetimeve është edhe sekuestrimi që u është bërë pijeve alkoolike pa u futur në burg, e prandaj sipas Karanxhës nuk kemi të bëjmë me një vepër penale.

Një arsye tjetër që nuk është nisur procedimi penal ndaj punonjësit të burgut është edhe fakti se pija alkoolike nuk është e ndaluar me ligj.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet i vdekur në burgun francez/ Tronditin familjarët e Mentor Rexhës: E kanë nxirë e dërrmuar

Publikuar

-

Nga

Mentor Rexha është i riu që u gjet disa ditë më parë i pajetë në një burg të Francës dhe që autoritetet e këtij shteti deklaruan se është vetëvrarë.

Por familjarët e të riut nga Lezha që banonte prej vitesh në Shkodër, ngrenë akuza se këtu fshihet diçka më e madhe, pasi deklarojnë se djali i tyre ka shenja dhune në trup.

Ata pretendojnë se 36-vjeçari është vrarë nga persona të tjerë. Në familjen e Mentor Rexhës janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e viktimës, Rukine Rexha i ka bërë apel publik  shtetit për zbardhjen e ngajrjes.

“Djalin ma kanë mbytur dhe haber s’na kanë sjellë. S’kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali  im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuar kur po fliste me vëllanë e vet. S’është e vërtetë që  ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë, të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë mbytur. E kanë bërë me zor me firmosur vajzën, por s’ka pranuar. E kanë nxirë, e kanë dërrmuar. Nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  Dosja “Shullazi”/ Përfundon proçesi gjyqësor, ja kur jep pretencën prokuroria

LEXO EDHE:  Berisha: Pse nuk u fotografua ndalimi i Shullazit?

Ndërkohë djali i xhaxhait Selaudin Rexha, deklaron se Ambasada shqiptare në Francë nuk i është përgjigjur.

“Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur, por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shteti hesht, ndërkohë që po të ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh”, shprehet Selaudini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL kalon në “sitë” dy të dënuar jashtë shtetit/ Agjentja bjonde me syze thirrje publike

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot dy personave të tjerë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjentja bjonde me kapele dhe syze të errëta e OFL, gjatë një deklarate për shtyp.

Ajo deklaroi se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka dorëzuar formularin për plotësim shtetasve me iniciale A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Dosja “Shullazi”/ Përfundon proçesi gjyqësor, ja kur jep pretencën prokuroria

LEXO EDHE:  Berisha: Pse nuk u fotografua ndalimi i Shullazit?

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të hynte me forcë në selinë e PS me armë në dorë/ Detaje nga shoqërimi i Gjutës

Publikuar

-

Nga

Dalin detajet e para nga shoqërimi i Vladimir Gjutës në selinë e  PS-së.

Mësohet se Gjuta kishte tentuar të hynte me forcë brenda selisë në momentin që kryeministri Edi Rama po mbante një mbledhje me kryesinë e PS-së.

Ai ishte i pajisur me një armë tip pistoletë, të cilën e kishte të mbushur dhe gati për të qëlluar.

Fatmirësisht garda ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme dhe më pas e kanë dorëzuar Gjutën te blutë, sapo këta të fundit kanë mbërritur në seli.

Ngjarja ende nuk është konfirmuar nga policia, ndërsa pritet një njoftim zyrtar.

LEXO EDHE:  Video e publikuar nga Salianji/ Zbardhet dëshmia e Alizotit në Prokurori

LEXO EDHE:  Berisha: Pse nuk u fotografua ndalimi i Shullazit?

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është një emër i njohur për policinë, duke qenë se vetëm 5 ditë më parë u lirua nga burgu, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, të cilit i kishte thyer dhëmbët dhe i kishte dëmtuar njërin sy. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është arrestuar edhe me herët si autor i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE