Connect with Us

Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 për alarmin e drogës/ Demokratja i përvishet keq kryeministrit

Politikë

Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 për alarmin e drogës/ Demokratja i përvishet keq kryeministrit

Publikuar

-

Ish-deputetja Dhurata Çupi ka reaguar ashpër për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se kronika e televizionit italian RAI 3, e cila thonte se mbledhja e drogës është rritur me 12 herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Demokratja derklaron se Rama e mat të vërtetën me barometrin e ERTV-së, ndërsa mediat shqiptare i quan kazan dhe ato ndërkombëtare shpifëse.

Çupi thotë se kryeministri nuk pranon asgjë, duke i përmendur këtu nivelin e lëndëve narkotike, vjedhjet e votave, që sipas saj janë të faktuara me zë dhe figurë.

“Nuk e pranon që jemi vendi i parë në Europë përsa i përket korrupsionit në rritje. Nuk pranon që vendi ynë u rendit e fundit ne Europë për cilësinë në arsim. Nuk pranon që Bashkitë drejtohen nga individë me të shkuar me probleme të theksuara me ligjin.

Opozita po i denoncon e po i publikon cdo ditë. Nuk pranon që Shqipëria është drejt një autokracie apo se demokracia është hibride. Pas gjitha këtyre shkon derë me derë nëpër Europë  duke u perpjekur të thotë të pavërtetat  për Shqipërinë . Përvec të “vërtetave” të ERTV, Edi Rama nuk e pranon realitetin dhe situatën ku e la zhytur vendin”, shkruan ajo.

LEXO EDHE:  Dalin pamjet/Si ruhet magazina me 12 tonë drogë në Përmet (Video)

Ish-deputetja pretendon se vetëm nëse je i verbër nuk e sheh këtë situatë, që e faktojnë të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë.

“Faktohet me dokumente por edhe me veprime konkrete duke mos hapur asnjë dritë jeshile për procesin integrues, por vecse po shtojnë vazhdimisht kushtet dhe dyshimet ndaj vendit tonë. Shqipëria nuk duhet të varet nga oreksi i të vërtetës sipas Edi Ramës. Shqiptarët kërkojnē mirëqenie, të punojnë e të jetojnë këtu. PD është gati për këtë sfidë në shërbim të shqiptarëve”, nënvizon Çupi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Dalin pamjet/Si ruhet magazina me 12 tonë drogë në Përmet (Video)

LEXO EDHE:  Zheji nuk i ndahet vajzës së Linda Ramës/ S’më intereson e dashura kujt është, do padis kryeministrin

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Përplasja me Ramën në mbledhjen e kryesisë/ Bushati zbardh arsyet

LEXO EDHE:  Siguria e aeroportit/ Rama sulmon kompaninë dhe kritikët e Policisë

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE