Connect with Us

Skandali me tenderin Kardhiq- Delvinë/ KLSH kallëzon penalisht Sonila Qaton

Kronika

Skandali me tenderin Kardhiq- Delvinë/ KLSH kallëzon penalisht Sonila Qaton

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Qonila Qato dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit me inicialet E.G, S.P dhe E. S.

Në njoftimin e KLSH-së, kërkohet hetimi për prokurimin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, tender i zhvilluar në korrik të vitit 2019.

Sipas KLSH-së, nga 6 operatorët pjesëmarrës, është kualifikuar vetëm BOE “I.&.S.&.V.&.A&E”, bashkim kompanish që kanë dhënë ofertën maksimale duke skualifikuar 5 operatorët e tjerë, edhe pse kishin paraqitur oferta ekonomike më të ulta se operatori i kualifikuar.

Katër nga operatorët e skualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit publik sepse nuk plotësonin kriteret e veçanta të kërkuara. Ndërsa operatori i 7-të kishte paraqitur ofertën me vlerë 1,789,598,000 lekë, e cila është më e ulët se oferta e operatori tjetër që ishte kualifikuar i pari në renditje.

Diferenca mes dy ofertave është 611,675,104 lekë, shumë e cila ka shkaktuar dëm ekonomik buxhetin e shtetit.

Raporti i plotë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 363/1 datë 29.05.2019, ndryshuar, ka përfunduar  auditimin e Përputhshmërisë në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) Tiranë,  për periudhën e veprimtarisë nga data  01.01.2017 deri në datën 31.07.2019. Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr. 135, datë 24.10.2019.

Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë:

-Në këtë  auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka depozituar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë për:  S.Q, ish- Drejtore e ARRSH dhe Anëtarët e KVO: E.G, S.P dhe E. S. Çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 7,  me fondin limit 2,332,573,946  lekë, të zhvilluar në korrik  2019. Konkretisht, në këtë procedurë prokurimi, nga 6 operatorët pjesëmarrës, është  kualifikuar vetëm BOE “I.&.S.&.V.&.A&E”, me ofertën ekonomike në vlerën 2,299,327,253.75 lekë dhe janë skualifikuar 5 operatorët e tjerë. Të 5 këta operatorë kanë  paraqitur ofertat ekonomike më të ulët se operatori i kualifikuar. Katër nga këta operatorë janë skualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit publik sepse nuk plotësonin kriteret e veçanta të kërkuara në DT e veçanërisht nuk kishin përvojë të ngjashme në punimet e tuneleve tokësore. Ndërsa BOE “Gj.&.C&.G&.G” është skualifikuar nga KVO, në kundërshtim me ligji nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, si më poshtë:

KLSH, me përfundimin e fazës së vlerësimit nga KVO të dokumentacionit të operatorëve pjesëmarrës,  menjëherë mbas njohjes së këtij vlerësimi nëpërmjet sistemit elektronik,  i kërkojë Autoritetit Kontraktor (AK), vënien në dispozicion të dokumentacionit e këtij prokurimi të cilat nuk gjenerohen nga sistemi elektronik. Por AK nuk ju përgjigj kësaj kërkese dhe grupi i auditimit me shkresë të protokolluar në ARRSH me datë 18.07.2019 i është drejtuar, Drejtorisë Juridike, Sektorit te Prokurimeve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH dhe i ka kërkuar që të vihen në dispozicion të auditimit i gjithë dokumentacioni që nuk gjenerohet nga  sistemi elektronik dhe veçanërisht ankesat e operatorëve ekonomik.  Përsëri strukturat drejtuese të ARRSH nuk i vunë në dispozicion këto dokumente dhe as nuk kthyen përgjigje shkresës sonë, veprim ky që bie  në kundërshtim me nenin 15 të ligjit nr. 154/2014, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Në kushtet e mosvënies në dispozicion të këtij dokumentacioni, auditimi u përqendrua vetëm në dokumentacionin e gjeneruar nga sistemi elektronik i prokurimeve dhe u konstatua se, dokumentacioni i paraqitur nga ky  operator plotëson të gjitha kërkesat ligjore dhe kërkesat e veçanta të vendosura në DT. Për pasojë, KVO duhej ta kualifikonte këtë bashkim operatorësh për fazën tjetër të shqyrtimit të ofertës ekonomike. Dhe meqenëse, ky bashkim operatorësh kishte paraqitur ofertën ekonomike në vlerën 1,789,598,000 lekë e cila është më e ulët se oferta e operatori tjetër i kualifikuar  “I.&.S.&.V.&.A&E”, duhej të klasifikonte i pari në renditje dhe duhej ta shpallte fitues, pasi oferta ekonomike e tij ishte në vlerë më të ulët me diferencë prej  611,675,104 lekë. Kështu do të eliminohej dëmi ekonomik në vlerën 611,675,104 lekë me TVSH nga skualifikimi i pa drejtë i këtij bashkimi operatorësh ekonomik.

Për këtë skualifikim, ky bashkim operatorësh  ka paraqitur fillimisht ankesë pranë ARRSH,  e cila nuk e ka pranuar këtë ankesë dhe më pas ka paraqitur ankesë, pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). KPP, me Vendimin nr. 150, datë 09.07.2019  ka Vendosur:  të pranojë ankesën e paraqitur nga ky bashkimi i operatorëve ekonomikë; AK të anulojë vendimin e KVO-së për skualifikimin e BOE; të korrigjojë shkeljet e konstatuara, duke e kualifikuar BOE “Gj.&.C&.G&.G”.

Në arsyetimin e Vendimit nr. 150, datë 09.07.2019,  KPP   ka bërë në thelb, të njëjtën arsyetim dhe interpretim ligjor si arsyetimet  dhe interpretimet e bëra nga auditimi i KLSH si dhe ka dalë me të njëjtin konkluzion dhe vendimmarrje se, BO “Gj.&.C&.G&.G” duhej të kualifikohej për në fazën e shqyrtimit ekonomik. Mirëpo, deri në datën 31.08.2019, që përkon me përfundimin e auditimit në terren, AK në zbatim të vendimit të KPP,  nuk ka bërë rikualifikimin e operatoreve e operatorëve.

LEXO EDHE:  Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit/ KLSH publikon raportin 

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, (trajtuar hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe në Vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr. 135, datë 24.10.2019), si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 15 germa “gj” të ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, KLSH i ka përcjellë me shkresën nr.363/16, prot. datë 28.10.2019, indicie për kallëzim penal, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Gjithashtu në këtë auditim janë konstatuar:

-Përgjithësisht nuk janë përcaktuar mekanizma të mirë organizuar dhe funksionalë të procesit të menaxhimit të riskut, efekt që pasqyrohet edhe në rezultatet e treguesve të performancës së buxhetit dhe thesarit duke shfaqur mangësi,  gjatë zbatimit të kontratave për punë dhe shërbime dhe  rezerva në planifikimin e buxheteve dhe në parashikimin e nevojave për likuiditete,  çka ka  çuar në rritjen e nivelit dhe të stokut të detyrimeve të prapambetura. Kështu në çdo fund viti, ARRSH vazhdon të trashëgoj të njëjtin  borxh ndaj subjekteve që shkon nga 3 miliard lekë në 4 miliard lekë.

Në procedurën e prokurimit me objekt: “Menaxhimi e Mirëmbajtja e Pajisjeve dhe Operimi i Tunelit të Kërrabës për vitin 2018”, me vlerë 98,120 mijë lekë,  u konstatua se llogaritja e fondit limit nuk është e mirë argumentuar sepse, nuk janë  analizuar  çmimet për njësi të shërbimeve të kryera në fakt të kontratave të  shërbimeve që ka pasur në zbatim ARRSH të viteve të mëparshme, por i është referuar vetëm vlerës përfundimtare të këtyre kontratave, pa bere më parë  një analizë të çmimeve të zërave të shërbimeve të paguara në fakt.

-Në disa procedura prokurimi (“Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500, rruga Milot – Skuraj”, “Plotësimi, rakordimi, masa mbrojtëse dhe siguria rrugore në viaduktet e aksit Kukës – Morinë”, “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 6”, “Plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit Sistemim Asfaltim rruga Korçë-Erseke Loti 1”, “Përmirësimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas”, “Ndërtim i aksit rrugor Skrapar – Përmet, Loti 1”, “Menaxhimi e Mirëmbajtja e Pajisjeve dhe Operimi i Tunelit të Kërrabës për vitet 2019-2020” dhe “Masa inxhinierie për stabilizimin e rrëshqitjes ne km 21+363 ÷21+468, ne segmentin Lin – Pogradec 2019), janë bërë  skualifikime të operatorëve ekonomik me oferta me të ulta se fituesit që shkojnë në vlerën totale rreth 442,000 mijë lekë. Skualifikimet nga procedurat e prokurimeve të këtyre operatorëve janë bërë për disa mangësi në dokumentacionet e paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta të kërkuara në dokumentet e tenderit, mangësi të cilat mundë ti konsideroheshin si devijime të vogla, kështu këto fonde buxhetore në vlerën  rreth 442,000 mijë lekë do të menaxhoheshin, më me ekonomicitet.

-Gjatë vitit 2018 në  kundërshtim  me Ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, janë dhënë shpërblime punonjësve të ARRSH-së, me arsyetimin e ndryshimit të statusit të  tyre nga nëpunës civil, në  punonjës që  marrëdhëniet juridike që rregullohen në  bazë  të  Kodit të  Punës.  Vlera e këtyre shpërblimeve në dëm të buxhetit të shtetit është  51,239 mijë lekë;

– Në disa kontrata për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, gjatë zbatimit të punimeve  janë konstatuar punime të kryera nga kontraktorët dhe të  paguara nga ARRSH, në vlerën totale rreth 223,747 mijë lekë. Por këto punime janë të pa rakorduar me dokumentacionin justifikues teknik  si, libreza masash,  fatura, analiza laboratorike të materialeve, etj, duke bërë kështu që  vlera rreth  46,000 mijë lekë të  menaxhohet në mungesë të dokumentacionit.

– Në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, gjatë periudhës objekt auditimi, janë paguar nga buxheti i shtetit për vitin 2018 shuma prej 350,000 mijë lekë, vlerë kjo të cilës i është shtuar edhe kosto e përmbarimit në shumën rreth 31,745 mijë lekë. Meqenëse shlyerja  këtyre detyrimeve nuk është bërë  në mënyrë vullnetare, ka sjellë efekt negativ për buxhetin e shtetit pasi këto fonde buxhetore në vlerën 31,745 mijë lekë janë shpenzuar si pasoje e mosveprimeve në kohën e duhur.

 

Për përmirësimin  e performances së veprimtarisë së ARRSH kemi përcjell në 35 rekomandime për zbatim si: 17 masa  për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit me karakter organizativ; 5 masa për shpërblim dëmi ekonomik në shumën dhe 13 masa për  menaxhim jo efektiv fondesh buxhetore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Punonin te pallati pas Presidencës/ Aksidentohen 2 punëtorë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy punëtorë në Tiranë janë aksidentuar gjatë punës.

Mësohet se punëtorët që punonin në pallatin që po ndërtohet pas Presidencës, janë plagosur teksa punonin.
Raportohet se dy punëtorëve iu kanë rënë gurë në kurriz por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i vdekur në burgun francez/ Tronditin familjarët e Mentor Rexhës: E kanë nxirë e dërrmuar

Publikuar

-

Nga

Mentor Rexha është i riu që u gjet disa ditë më parë i pajetë në një burg të Francës dhe që autoritetet e këtij shteti deklaruan se është vetëvrarë.

Por familjarët e të riut nga Lezha që banonte prej vitesh në Shkodër, ngrenë akuza se këtu fshihet diçka më e madhe, pasi deklarojnë se djali i tyre ka shenja dhune në trup.

Ata pretendojnë se 36-vjeçari është vrarë nga persona të tjerë. Në familjen e Mentor Rexhës janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e viktimës, Rukine Rexha i ka bërë apel publik  shtetit për zbardhjen e ngajrjes.

“Djalin ma kanë mbytur dhe haber s’na kanë sjellë. S’kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali  im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuar kur po fliste me vëllanë e vet. S’është e vërtetë që  ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë, të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë mbytur. E kanë bërë me zor me firmosur vajzën, por s’ka pranuar. E kanë nxirë, e kanë dërrmuar. Nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  Kuvendi dhe KLSH, partnerë për kontrollin e ekzekutivit

LEXO EDHE:  KLSH-Bashkisë së Tiranës: Anullo rritjen e çmimit të biletave për urbanët

Ndërkohë djali i xhaxhait Selaudin Rexha, deklaron se Ambasada shqiptare në Francë nuk i është përgjigjur.

“Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur, por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shteti hesht, ndërkohë që po të ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh”, shprehet Selaudini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL kalon në “sitë” dy të dënuar jashtë shtetit/ Agjentja bjonde me syze thirrje publike

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot dy personave të tjerë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjentja bjonde me kapele dhe syze të errëta e OFL, gjatë një deklarate për shtyp.

Ajo deklaroi se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka dorëzuar formularin për plotësim shtetasve me iniciale A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  KLSH konstaton 826 milionë euro dëm ekonomik dhe shkelje

LEXO EDHE:  KLSH-Bashkisë së Tiranës: Anullo rritjen e çmimit të biletave për urbanët

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE