Connect with Us

Shkrumbohet magazina në Elbasan/ Dëmi kap vlerën e mijëra eurove

Kronika

Shkrumbohet magazina në Elbasan/ Dëmi kap vlerën e mijëra eurove

Publikuar

-

Një magazinë me materiale tapicerie është përfshirë nga flakët në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan, gjatë orëve të vona të mbrëmjen së djeshme.

Mësohet se magazina është në pronësi të Leonard Mustafait. Ndërkohë raportohet se nga flakët nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Bëhet me dije se, dëmi i shkaktuar nga flakët në magazinë arrin vlerën e mijëra eurove.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërkonte të përshpejtonte procedurat për daljen në pension/ Zbardhen detajet e sulmit me armë në Bulqizë

Publikuar

-

Nga

Kërkonte të përshpejtonte procedurat për daljen në pension/ Zbardhen detajet e sulmit me armë në Bulqizë

Janë zbardhur detaje të reja nga sulmi me armë që u regjistrua pasditen e sotme në Gjoricë të Bulqizës.

Klodian  Reçi, punonjës i sigurimeve shoqërore, pasi është konfliktuar verbalisht me një person të identifikuar si Shpetim Kaja, ky i fundit bashkë me të birin Rinoldin kanë qëlluar me armë para banesës së tij.

Sipas asaj që raporton Ballkan Web, ata i kërkonin Klodian  Reçit që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i avokatit/ Artan Hoxha zbulon detajet tronditëse



Punonjësi ka thënë se për shkak situatës së Covidit ka qenë i karantinuar dhe kjo ka zgjatur procesin, por kjo nuk e ka shuar konfliktin mes tyre.

LEXO EDHE:  Përmbytje/ Lumi Shkumbin del nga shtrati, qindra banorë të izoluar

Ndërkaq, policia po punon për kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet familja e Përgjegjësit të Sigurimeve Shoqërore

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet familja e Përgjegjësit të Sigurimeve Shoqërore

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar pasditen e sotme në Gjoricë të Bulqizës, ku një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri para banesës së Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ngjarja është raportuar nga vetë Klodian Reçi. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.



LEXO EDHE:  Zjarr i fuqishëm në Pukë/ Rrezikohet masivi pyjor i Munellës

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa policia e Bulqizëz ndodhet në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh”/ OFL ultimatum shënjestrave të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Lezhë dhe Kurbin/ Kush janë katër “shënjestrat” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

E. A. (M.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;



D. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Foto-Ekskluzive/ Vatër e re zjarri në Dardhë të Korçës

LEXO EDHE:  Foto-Ekskluzive/ Vatër e re zjarri në Dardhë të Korçës

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE