LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoi në Itali tek vajza/ 58 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në stacionin e trenit

28 Janar 2020, 14:44, Kronika CNA
Shkoi në Itali tek vajza/ 58 vjeçari shqiptar humb jetën

Tetë ditë pasi ishte zhdukur, gjendet i pajetë ne Titali shtetasi shqiptar Viktor Qosja.
Ai ishte nisur nga Venezia për në Viareggio me qëllim që të takonte vëllanë.

Vajza e tij ka denoncuar rastin në komisariat, pasi babai nuk ishte bërë më i gjallë. Mediat italiane informojnë se 58 vjeçari është gjetur i pa jetë në një kanal buzë binarëve hekurudhorë e rreth 1 km larg stacionit Pescia. Trupi është identifikuar edhe zyrtarisht nga familjarët.

Ka dyshime se 58-vjeçari ka zbritur gabimisht nga treni, ka tentuar të hipë sërish në të.
Kjo tentativë ka qenë fatale për të pasi është varur tek dera e trenit dhe ka qëndruar aty për rreth një kilometër, derisa duart nuk e kanë mbajtur më dhe ka rënë.

Për të nxjerrë rezultate të sakta për vdekjen e tij, është ngritur një grup i posaçëm nga pala italiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga