LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shit-blerja e votave në Dibër/ Dosja “e nxehtë” tashmë në dorën e SPAK

28 Janar 2020, 12:54, Aktualitet CNA
Shit-blerja e votave në Dibër/ Dosja “e nxehtë”

Dosja ?184? ka kaluar për hetim në Prokurorinë e Posaçme.

Tashmë SPAK ka në dorë dhe do të vendosë për zyrtarët e përgjuar për shit-blerjen e votave në Dibër.

Në mesin e korrikut, Prokuroria e Krimeve të Rënda përcolli  drejt Dibrës njërën prej dosjeve të bujshme të manipulimit të dyshuar të votave, e njohur gjerësisht si dosja 184.

Prokuroria e Dibrës refuzoi fillimisht hetimin e çështjes dhe pasi shpalli konflikt kompetence, e ktheu atë pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës./CNA.al

Lajmet e fundit nga