Connect with Us

“Rritet me 12 herë kanabisi në Shqipëri”/ Vasili: Rruga jonë drejt BE mbyllet prej drogës

Politikë

“Rritet me 12 herë kanabisi në Shqipëri”/ Vasili: Rruga jonë drejt BE mbyllet prej drogës

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me videon e transmetuar në median italiane RAI 3 ku thuhej se sasia e prodhimit të kanabisit në Shqipëri është rritur me 12 herë.

Vasili shprehet se rruga e Shqipërisë drejt BE mbyllet prej drogës dhe akuzon qeverinë si kukull të trafikantëve që mbështet prodhimin e kanabisit, dhe jo ta luftojë atë.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE mbyllet prej drogës. Shqipëria figuron si një vend i kriminalizuar përkundrejt mijëra shqiptarëve të varfër dhe të ndershëm që s’duan të kenë të bëjnë Shqipëria në 2004 si një vend me qeverisje socialiste por jo rilindase ishte një vend tranzit droge dhe sot jo vetëm është por është një pikë kyce por dhe kultivuese ndërkombëtare e drogës. Këto janë të vërtetat e mëdha që e kanë shndërruar qeverinë në një kukull të komanduar nga kriminelët. Ky është një shqetësim i madh për antimafian dhe organet e inteligjencës botërore. Të vetmit të lumtur janë qeveria dhe Edi Rama.
Para cdo fushate elektorale dhe tensioni politik aktivizohet armata e hashashit dhe kriminelëve për të prodhur para që të blejnë votat. Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar dhe revoltuar më shumë se kurrë. Kjo batërdi e kultivimit dhe rrëmbimit të Shqipërisë nga droga është kthyer në fatkeqësi. Jemi vendi me përdorimin nga më të lartit të kanabisit. Jo vetëm prodhohet, jo vetëm kultivohet por edhe përdoret brenda vendit. Uzurpimi i shtetit nga trafikantët duhet të marrë fund. Europa e dha alarmin. Mediat ndërkombëtare e dhanë alarmin. Mediat fqinje duhet t’i jemi mirënjohëse. Edhe media shqiptare duhet të dalë në terren dhe të çlirohet nga kapja e tij”, u shpreh Petrit Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Spaho i publikon videon Ramës/ “Shqiptarët duan ndryshim”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama ku sulmon opozitën për deklaratat e tyre dhe akuzat për krimin e lidhur me pushtetin.

Spaho thotë se Rama është i pabesueshëm, ndërsa e akuzon këtë të fundit si pjellën e krimit dhe avokatin më besnik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit.

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi,  që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista”, shkruan ai në një postim në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Fshehu drogën në organin gjenital, arrestohet 36-vjeçari

LEXO EDHE:  Fshehu drogën në organin gjenital, arrestohet 36-vjeçari

Demokrati deklaron se shqiptarët duan ndryshim dhe të vetmen rrugë për të luftuar krimin e organizuar quan largimin e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Ish- kreu i LSI sulmon Ramën/ Kryeministër shkollëpak s’ia thua hiç nga Kushtetuta

LEXO EDHE:  Fshehu drogën në organin gjenital, arrestohet 36-vjeçari

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE