Connect with Us

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flasin të afërmit: Të na sjellin trupin në shtëpi

Kronika

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flasin të afërmit: Të na sjellin trupin në shtëpi

Publikuar

-

Pas lajmit për vdekjen e Jan Prengës i cili u mor peng në Kamëz, kanë reaguar familjarët e tij.
Kunati i tij Mark Sula thotë se Jan Prenga nuk ka pasur konflikt me asnjë njeri.

Ai thotë se nuk njohin asnjë prej të arrestuarve dhe nuk kanë pasur problem me asnjërin prej tyre.

Sula i bën thirrje shtetit të gjejë trupin e 49- vjeçarit dh eta çojnë në shtëpi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kontrolle të rrepta ndaj makinave luksoze/ Bllokohen 5 automjete në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Pesë automjete luksoze janë bllokuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit për kontrollin e makinave të luksit.

Pronarët e 5 makinave të bllokuara nuk janë me precedentë penalë por automjete kanë rezultuar të vjedhura nga personat që i kanë shitur kundrejt pronarëve aktualë.
Kujtojmë se kotrollet kanë vijuar në gjithë vendin dhe më herët janë raportuar edhe 10 makina me probleme, të vjedhura e me shasi të modifikuar.

Automjetet e kontrolluara janë prodhime të vitit 2015-2020 dhe pas verifikimit makinat që nuk rezultuan me probleme u kthyen te pronarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Punonin te pallati pas Presidencës/ Aksidentohen 2 punëtorë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy punëtorë në Tiranë janë aksidentuar gjatë punës.

Mësohet se punëtorët që punonin në pallatin që po ndërtohet pas Presidencës, janë plagosur teksa punonin.
Raportohet se dy punëtorëve iu kanë rënë gurë në kurriz por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i vdekur në burgun francez/ Tronditin familjarët e Mentor Rexhës: E kanë nxirë e dërrmuar

Publikuar

-

Nga

Mentor Rexha është i riu që u gjet disa ditë më parë i pajetë në një burg të Francës dhe që autoritetet e këtij shteti deklaruan se është vetëvrarë.

Por familjarët e të riut nga Lezha që banonte prej vitesh në Shkodër, ngrenë akuza se këtu fshihet diçka më e madhe, pasi deklarojnë se djali i tyre ka shenja dhune në trup.

Ata pretendojnë se 36-vjeçari është vrarë nga persona të tjerë. Në familjen e Mentor Rexhës janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e viktimës, Rukine Rexha i ka bërë apel publik  shtetit për zbardhjen e ngajrjes.

“Djalin ma kanë mbytur dhe haber s’na kanë sjellë. S’kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali  im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuar kur po fliste me vëllanë e vet. S’është e vërtetë që  ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë, të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë mbytur. E kanë bërë me zor me firmosur vajzën, por s’ka pranuar. E kanë nxirë, e kanë dërrmuar. Nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  Ngjarje makabre në Durrës/ Burri ther me thikë gruan

LEXO EDHE:  U dënua me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave, Xhuvani apelon vendimin

Ndërkohë djali i xhaxhait Selaudin Rexha, deklaron se Ambasada shqiptare në Francë nuk i është përgjigjur.

“Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur, por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shteti hesht, ndërkohë që po të ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh”, shprehet Selaudini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE