Connect with Us

“Rama, ky hileqar i vogël dhe i shpifur/ Si po e përdor tërmetit për interesat e tij”

Politikë

“Rama, ky hileqar i vogël dhe i shpifur/ Si po e përdor tërmetit për interesat e tij”

Publikuar

-

Nën kryetari i PD, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama po përdor fatkeqësinë e tërmetit për interesat e tij.

“Fakti është që si hilacak i vogël, Rama po përdor fatkeqësinë e shqiptarëve, tërmetin e 26 nëntorit, për të rregulluar artificialisht, jo marrëdhëniet, por imazhin e tij në këtë aspekt”, shkruan Paloka.
Sipas tij, në emër të dhimbjes së shqiptarëve , Rama u ka kërkuar e po takon disa nga personalitetet e politikës evropiane dhe kjo është hilja e parë po më e vogla e tij.

“Çfarë është më e keqja , lidhet me qëndrimet e tij pas takimeve, si në rastin e kancelares Merkel. Megjithëse kancelarja u shpreh qartë në konferencë për qendrimet e saj, Rama përpiqet me hile prej shpifaraku, të krijojë idenë se ai ka marrë mbështetje për gjithë qendrimet e tij.
Flagrant është rasti me sulmin ndaj Haradinajt për të ashtuquajturin “minishengen”.
Po ku është hilja e Ramës? Rama nuk deklaroi direkt se kishte diskutuar me kancelaren për këtë çështje, sepse atëherë do përgënjeshtrohej dhe do demaskohej si mashtrues ( sic ka ndodhur në fakt në raste të tjera ) por futi në mes hilen… Duke sulmuar Haradinajn menjëherë pas takimit me Merkel, hilacaku përpiqet të krijojë idenë e rremë se kjo çështje është diskutuar dhe ai jo vetëm ka marrë mbështetje për planin e Vuçiçit, po kjo ka damkosur dhe Haradinajn”, shkruan Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Spaho i publikon videon Ramës/ “Shqiptarët duan ndryshim”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama ku sulmon opozitën për deklaratat e tyre dhe akuzat për krimin e lidhur me pushtetin.

Spaho thotë se Rama është i pabesueshëm, ndërsa e akuzon këtë të fundit si pjellën e krimit dhe avokatin më besnik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit.

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi,  që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista”, shkruan ai në një postim në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Tahiri “patate e nxehtë”/ Lubonja tregon çfarë fshihet pas dorëheqjes së ish-ministrit

LEXO EDHE:  Pas Shqipërisë/ Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë

Demokrati deklaron se shqiptarët duan ndryshim dhe të vetmen rrugë për të luftuar krimin e organizuar quan largimin e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Pas Shqipërisë/ Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë

LEXO EDHE:  Shkundet Shqipëria/ Lëkundje të forta tërmeti në tre qytete

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE