LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ka rënë/ Për çfarë na duhen zgjedhjet?!

28 Janar 2020, 09:30, Politikë CNA

Pas uljes në pazar me kreun e qeverisë, dhe prej një viti në një betejë dështimesh të njëpasnjëshme, Luli dhë të tijtë e Republikës së re kanë dalë me një tezë tjetër.

Tani, ashtu si dhe një vit më parë, po na thonë se brenda pranverës do të kemi zgjedhje. Duke shpresuar se pas Reformës Zgjedhore, Rama do t?iu falë një palë zgjedhje brenda qershorit të vitit 2020.

Por, për çfarë na duhen zgjedhjet, kur Rama ka rënë?

Në 16 shkurt, Luli dogji mandatet dhe bëhet një vit nga ky fakt. Bëri edhe një protestë dhe tha se Rama kishte rënë.

Më pas bëri edhe rreth 10 protesta të tjera, dhe në secilën prej tyre theksonte ?Rama ra sot?, ?Rama ra nesër?. Në fakt Rama as nuk ra, vazhdoi detyrën e tij si kryeministër dhe sot është kryetari i radhës i OSBE-së dhe dje zhvilloi takimin e fundit me Merkel.

Ç?ka tregon se Lulzim Basha është një politikan i paaftë, i dështuar, jo si shoku Mitro Çela i cili në fakt ?dështimet? e tij i ka pasur sukses.

Lulzim Basha është ajo rraca e politikanit, i cili kujton se me propagandë, dhe vetëm me slogane, mundet që të vijë në pushtet.

Jo vetëm na tha se Edi Rama kishte rënë, por tha edhe se në qershor nuk do të kishte zgjedhje. Sepse Luli kishte vendosur të mos hynte. Në fakt zgjedhjet u bënë dhe ai i fali Ramës në tavolinë 61 bashki.

Dhe jo vetëm kaq, disa muaj më parë i kishte falur edhe një mazhorancë kushtetuese, Edi Ramës. Një mazhorancë kushtetuese të cilën Rama e ëndërronte, pas shqiptarët në zgjedhje nuk ia kishin dhënë dhe mundi të merrte vetëm 74 mandate.

Edi Rama siguroi një mazhorancë kushtetuese, prej Lulzim Bashës, i cili tha se ishte rrëzuar dhe më pas nga shtatori filloi negociatat me kreun e qeverisë, deri në një takim, dhe ishte tërmeti i nëntorit, që në fakt vonoi publikimin e pazarit të tij të radhës me kryeminstrin.

Luli sot po mbush vitin që ka ?rrëzuar? Edi Ramën dhe tani del me sloganin se në qershor do të kemi zgjedhje, thjeshtë dhe vetëm për të gënjyer militantët e PD-së dhe bazën, se ai nuk ishte një pazar i tij me Edi Ramën, por se u ul në tavolinë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në fakt në një vit i humbi shumë demokratëve dhe Shqipërisë. I humbi negociatat Shqipërisë, i humbi zgjedhjet lokale demokratëve, i la të papërfaqësuar në parlament dhe këshillat bashkiakë. I la demokratët rrugëve, ku 300 prej tyre ndoshta dergjen ende burgjeve me gjyqe dhe dënime. Dhe në fund u ul në tavolinë me gënjeshtren e re që në qershor do të kemi zgjedhje.

Por, për çfarë na duhen zgjedhjet kur Edi Rama kishte rënë?! E ka ?rrëzuar? Lulzim Basha. Dhe në fakt në qershor, Edi Ramës i bëhen plot tre vite në pushtet, apo deri në shtator i ngelen vetëm disa muaj nga mandati i tij i plotë i marrë në 2017.

Luli kërkon të justifikohet. Kërkon të marrë diçka me aksionet e tij politike të çmendura, të pavlera dhe dështuara.

Për këtë tërheq zvarrë aleatët. Për këtë tërheq zvarrë militantët. Dhe deri më sot nuk ka bërë asgjë tjetër. As Edi Ramën nuk e ka rrëzuar. Por, thjeshtë dhe vetëm ka zgjatur agoninë e tij si kryetar i Republikës së re.

Vuajtjet dhe dhimbjet e shqiptarëve i ka kthyer tashmë në stërvitje personale, dhe shijon jetën si një oligark në vilat e ndërtuara prej tyre, me pushime në Karaibe apo gjumin e gjatë dhe fundjavat në Hollandë, të cilat na tregojnë ditë pas dite se Edi Rama ka rënë dhe me shpresën e zgjedhjeve të parakohshme, Luli do bëhet kryeministër./ CNA.al

Lajmet e fundit nga