Connect with Us

Punonte si roje sigurimi/ Vritet 25-vjeçari shqiptar në Suedi

Kronika

Punonte si roje sigurimi/ Vritet 25-vjeçari shqiptar në Suedi

Publikuar

-

Një i ri shqiptar është ekzekutuar me armë në qytetin Kristianstad, në Suedi.

Viktima është B. Azemi, 25-vjeç, nga Mitrovica, i cili punonte në një kompani sigurimesh si roje.

Policia suedeze vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, teksa ka marrë edhe dëshmitë e disa prej dëshmitarëve.

Pista ku po hetohet ngrihet mbi dyshimin nëse viktima ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt, apo nëse ka pasur ndonjë kërcënim kundër tij./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë shtetasi shqiptar E. K., 39 vjeç. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

LEXO EDHE:  Video-Detaje nga vrasja tek “Komuna e Parisit”/ Kush është viktima

LEXO EDHE:  ‘Vrasësit e Cezarit vranë edhe Romën’/ Çfarë paralajmëron Andis Harasani

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:



Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërdoruan detyrën/ IKMT kallëzon kryeinspektorin dhe 3 zyrtarë të Bashkisë Himarë

Publikuar

-

Nga

Shpërdoruan detyrën/ IKMT kallëzon kryeinspektorin dhe 3 zyrtarë të Bashkisë Himarë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim penal për Kryenispektorin dhe tre zyrtarë të Bashkisë Himarë.

Mësohet se bëhet fjalë për kryeinspektor i IMT, Himarë Renato Hodaj ; inspektorin Melseid Nelaj,  inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektorin Dhimiter Balaj.



Sipas IKMT-së, pas kontrollit në terren, është vënë re se të kallezuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga shkëmbi në plazhin e Ksamilit/ Humb jetën pushuesja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit ku një grua ka humbur jetën.

Mësohet se shtetësja K.Cauli u rrëzua aksidentalisht nga një shkëmb në plazh e për pasojë u godit rëndë në kokë.



Pas u transportua në spital, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE